LIVE UPDATES
Politike

Vdekja e Ilvi Metës, Berisha: Ministri Çuçi të japë dorëheqje, nesër protestë

6 Maj 2022, 11:13 Nga DOSJA
Vdekja e Ilvi Metës, Berisha: Ministri Çuçi të japë

TIRANË- “Stop vrasjeve në komisariate,”-kjo do të jetë slogani i protestës së nesërme në Komisariatet e vendit. Lajmin e ka bërë me dije ish-kryeministri Sali Berisha përmes fjalës së tij nga selia blu, nga ku ftojë çdo njeri të marrë pjesë në një protestë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:00. Po ashtu, Sali Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi lidhur me ngjarjet e fundit në komisariatet e vendit.

“Javë tragjike. Ilvi Meta ndërroi jetë në mënyrë misterioze. E kam ndjekur me shumë vëmendje. Një i ri 28 vjeç që merret në qeli, mendohet se hyn në vendin më të sigurtë. Më pas, gjendet pa jetë në qeli. Ai kishte shenjën e një laku rreth qafe. Nuk akuzoj dot se e vrau ndonjë xhelat, apo se vari veten. Ai ishte një djalë i hedhur, pa asnjë shenjë të problemit më të vogël psikologjik apo psiqik. Ai u arrestua në një provë absolutisht të paqëndrueshme. Kërkoj dorëheqjen e ministrit Çuçi. Ndërsa nesër do të jemi në çdo Komisariat, në një protestë të hështur: Stop vrasjeve në Komisariate.,”-tha Berisha.

FJALA E PLOTË:

Java kishte një ngjarje tejet tragjike. Një i ri 28 vjeç Ilvi Meta, humbi jetën në rrethana misterioze, në qelitë e zeza të narko-komisaritit të policisë Kavajë. Unë e kam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi njerëzore. Një i ri 28 vjeç që merret për shoqërim apo i arrestuar në qelitë e komisariatit, kjo presupozon që ai hyn në vendin më të sigurt për jetën e tij dhe s’mund të ketë vend tjetër më të sigurt. I riu i shoqëruar mbi bazën e një vendimi gjykate rreth orës 20.00 të mbrëmjes gjendet pa jetë në qeli. Autopsia tregon se kishte shenjën e një laku rreth qafe, çka flet për varje apo vetëvarje. U vetëvar apo e vari xhelati nuk mund ta konfirmoj. Por mund tu them sa vijon, Ilvi sipas dëshmive ishte një djalë i hedhur, pa asnjë lloj shenje të problemit më të vogël psikologjik apo psikik. Ai u arrestua me një provë absolutisht të paqëndrueshme. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në derën e një lokali ku ai pinte rregullisht kafe dhe u akuzua sikur ka vjedhur derën. Unë nuk po merrem me veprën pasi edhe sikur të jetë 100% e vërtetë përbën një vepër minore që shkon gjer në gjashtë muaj burg apo dënim me kusht, por po merrem këtu dhe jam këtu para jush për të denoncuar faktin se qelitë e sotme në komisariatet e policisë janë shndërruar në biruca po kaq të zeza sa ishin qelitë e sigurimit të shtetit. Nuk ka vend në Europë, nuk ka vend të lirë në botë që në një hark kohor pesë javor të regjistrojë dy vdekje të të rinjve në komisariatet e policisë. Arben Mici në Kamëz dhe tani Ilvi meta në Kavajë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo në 30 vite. Ju garantoj se dhe në kohën e hetuesive më të rrepta nuk ka ndodhur. Mund të kishte tortura çnjerëzore por jo në atë shkallë sa të humbnin jetën në qeli. A u ushtrua një dhunë dhe terror i madh psikologjik ndaj Ilvi Metës që e çoi deri në vetëvarje?

Jashtë çdo dyshimi po! Kavaja vuan shumë nga një rrjet grabitësish të cilët kanë krijuar një shqetësim të madh, por kjo nuk do të thotë të vriten njerëz në qelinë e kurrën e kurrës. A e vari dikush atë me kordonin e kapuçit të tutave? Nuk përjashtohet në mënyrë absolute! Por ajo që është po kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja çnjerëzore dhe cinike e të gjitha organeve shtetërore para këtyre akteve, të cilat mirëfillti përbëjnë me dashje ose pa dashje vrasje shtetërore. Ai që administron atë ndërtesë dhe atë qeli ai është i detyruar ta privojë personin nga çdo lloj mjeti që mund të përdoret për vetëvrasje. Rregulli më elementar, përfshi dhe lidhëset e këpucëve. Për tjetrin na thanë se me çakmak ndezi sfungjerin nga asfiksia. Për Enea Ftoin në Korçë, dhe atë për të njëjtën akuzë, dhe ai vrau veten ndërkohë që kishte trauma të mëdha trupore. Ministri i familjes në vend që të merret me zbatimin e ligjit, është gardiani i interesave të klanit Rama. Drejtori i përgjithshëm i policisë heshti sikur s’ka ndodhur asgjë, kjo është dhe më kriminale. Heshti në një kohë kur në një hark kohor pesë javor, vdiqën njerëz në komisariatet e policisë ku duhet të ishin më të sigurt se në çdo vend tjetër. Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar Çuçi, drejtorit të përgjithshëm të policisë Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershëm të ministrit Blendi Çuçi. Ndërkohë unë do i kërkoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër në ora tetë, pranë të gjitha komisariateve të policisë të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”. I bëj thirrje, Komisionit të të drejtave të njeriut të OKB, Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës që me urgjencë dhe me procedurë të përshpejtuar të ushtrojnë çdo kontroll mbi institucionet e vuajtjes së dënimit dhe organet e policisë, në mënyrë që të marrin fund dramat e tmerrshme njerëzore në birucat e komisariateve. Të marrin fund qëndrimet e këtyre qeveritarëve të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri për jetët njerëzore. Vdekje e të rinjve, asfiksi apo djegie për së gjalli siç ndodhi në Kamëz. Por jemi në rrafshin e lirive dhe të drejtave njerëzore, de facto, ato po arrijnë nivele diktatoriale, po arrijnë nivelet e Rusisë së Putin-it. Edhe atje ka protesta diktaturë, barbari, por ka Rusë që dalin në protestë. Burgjet mbushen dhe ata sërish dalin në protesta. Lajmi që sollën “Reporterët pa kufij” për një rrokullisje dramatike të Shqipërisë me 20 vende, për lirinë e mediave , për lirinë e shprehjes së mendimit dhe të fjalës është nja lajm dramatik i paprecedentë në historinë e këtij vendi. Një saç një kupolë e mafies shtetërore dhe bizneseve të lidhura me të po mbyt fjalën e lirë në Shqipëri. Qëndrimi i gazetarëve ndaj këtyre zhvillimeve është i papranueshëm, dhe kjo për faktin e vetëm se ata kanë presion të tmerrshëm nga qeveria dhe padronët e tyre. Edhe lajmi dramatik që u dha për këtë zhvillim u përcoll në mënyrën më sipërfaqësore. Unë ju bëj thirrje të krijoni sindikatat tuaja me qëllimin e vetëm që mos ju cenojë kush në punën dhe qëllimin tuaj. Është mision për vendin nuk e bëni vetëm për veten tuaj. Tirania duhet të kundërshtohet në çdo element të saj. Me tiraninë duhet bërë çdo betejë, dhe secili duhet ta bëjë detyrën e tij, përndryshe sot jemi tek Angola dhe Zimbamve vitin tjetër do shkojmë te Koreja e Veriut dhe Rusia e Putinit. Ndaj thirrja ime është të mbrojmë fjalën e lirë. Të mbrojmë lirinë e medieve, si një pasuri e paçmuar për qytetarët dhe zhvillimin e vendit në tërësi. Këto ishin dy nga zhvillimet më dramatike të javës më skandaloze. Por zhvillime të tjera ka pasur në procesin qesharak të zgjedhjes së presidentit.

Ato kulmojnë dhe arrijnë deri aty sa nëpërmjet Baton Stanishiqit, Edi Rama të propozojë për presidente bashkëshorten e tij. A mund të më thoni, a ka në Shqipëri një zëdhënës më autentik se Baton Stanishiqi për Edi Ramën. Kjo është e vërteta nuk e them unë. Po ai këtë njoftoi nëpërmjet tij. Pra arriti të personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm Kushtetues, dhe ta kthejë në procesin e një kuzhine familjare. 

LAJMI KRYESOR: Vdekja e Ilvi Metës/ Berisha: Nesër protestë! Dua drejtimin e PD, po s’ka garë, referendum!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 6 maj 2022 sali berisha sali berisha 6 maj 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj