Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vdekja e punëtorit të Bashkisë në Berat, arrestohet inxhinieri i pyjeve (EMRAT)
28 Gusht 2020, 10:01Nga DOSJA
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar inxhinerin e pyjeve, Karafil Bregu. Mësohet se 31-vjeçari është arrestuar për vdekjen e punëtorit të bashkisë, Shkëlqim Metkaj, pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Njoftimi i Policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.B, 31 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, me detyrë Inxhinier pyjesh. Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për puntorët si dhe nuk ka qënë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërrojë jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Berat, ku punëtori i bashkisë, Shkëlqim Metkaj, 46 vjeç, humbi jetën pasi po priste një lis. Metkaj ra në bregun e Osumit, nga një lartësi e konsiderueshme. Skena e rëndë u pa nga kalimtarë të shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË- Policia e Himarës ka arrestuar shoferin 49-vjeçar me iniciale A.Xh, pasi ditën e djeshme përplasi me makinën e tij tip “Toyota” një 7-vje&cc...
KURBIN– Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Kurbimit pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kurbinit, në kuadër t...
KRUJË– Policia e Krujës ka proceduar penalisht dhe po heton një pronar lokali, banues në Fushë Krujë, pasi edhe pse ishte ndëshkuar 3 herë me gjobë ...
TIRANË– Një sasi prej 42 mijë paund (monedha britanike), janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit, nga pika Doganore. Parë iu janë gjetur dy grave, d...
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale J.D, pasi akuzohet se ka vjedhur nëpërmjet shpërdorimit të detyrës. Uniform...