LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet kontrata/ Drejtori i OST punëson këshilltare bashkëshorten e Erion Veliajt (DOKUMENTI)

21 Shkurt 2020, 16:50 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-vartësi i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, tashmë drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Skerdi Drenova, duket se nuk e ka harruar nderin që kryebashkiaku i kryeqytetit i bëri, duke e marrë në krah të tij si Kryeinspektor të Ndërtimit. Tashmë që Drenova është emëruar titullar i Shoqërisë Aksionere, OST, ka marrë në punë bashkëshorten e Veliajt, juristen Ajola Xoxa, si këshilltare të jashtme. Boldnews.al” ka siguruar dy dokumenta, njëri “marrje në punë” dhe tjetri “kontratë pune”, të nënshkruara nga Skerdi Drenova, në bazë të të cilave, Ajola Xoxe merr emërimin si “Këshilltare e Jashtme” në Kabinetin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Dokumenti “marrje në punë” daton në 3 Tetor 2019. Në bazë të këtij dokumenti, Ajola Xoxe do të përfitojë pagën mujore prej 127.500 lekë të reja në muaj (1.2 milionë lekë të vjetra/muaj). Në bazë të kontratës së punës, znj. Xoxe do të jetë e angazhuar si këshilltare e Drenovës për 30 orë në javë, pra rreth 7 orë pune në ditë. Megjithëse bashkëshortja e Veliajt e ka pranuar këtë detyrë, duket se ajo është e detyruar të punojë me orë të zgjatura gjatë të gjithë ditëve të javës.

Krahas punësimit pranë Skerdi Drenovës, bashkëshortja e Veliajt rezulton se është e regjistruar në QKR si “person fizik” për Konsulencë Ligjore. Ajo rezulton të jetë gjithashtu pronare e kompanisë “Partner Law”. Të dy kompanitë, sipas të dhënave të QKR-së, janë aktive, çka do të thotë që Ajola Xoxe funksionon me kohë të plotë në aktivitetin e saj privat. Ndërkohë që prej Tetorit 2019, koha e saj e ditës kalon më së shumti pranë kabinetit të drejtorit të OST-së.

Palët që kanë nënshkruar kontratën e punës duket se e kanë qëmtuar mirë ligjin për “parandalimin e konfliktit të interesave”. Duke marrë emërimin “këshilltare e jashtme”, Xoxa nuk është në kushtet e konfliktit të interesave me aktivitetin e saj privat. Skerdi Drenova ka qenë një prej njerëzve më të afërt të Erion Veliajt. Në vitin 2017 ai emërohet Kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, një prej funksioneve më të lakmuar në pushtetin lokal të kryeqytetit. Në vitin 2019, Drenova emërohet në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke zëvendësuar në detyrë Gentian Gradecin. Ky i fundit u detyrua të japë dorëheqjen pas shpërthimit të skandalimit me ‘DH-Albania”, një kompani fiktive, e cila kishte arritur të fitonte një tender të majmë në strukturat e varësisë së OST-së, në Burrel.

Skerdi Drenova gjendet në një listë emërore të kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike, në vitin 2017, pas incidenteve për prishjen e një pjese të Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë. Pas këtij “shërbimi” ndaj Veliajt, Drenova ngjit shkallët e karrierës, duke marrë drejtimin e një prej shoqërive me qarkullim gjigand parash publike-Operatorit të Sistemit të Transmetimeve. E, pasi merr këtë detyrë, ai nuk e harron ish-shefin e tij në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Për t’i kthyer “nderin”, Drenova emëron si këshilltare të tij Ajola Xoxen, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës.

(Marrë nga Bold News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ajola xoxa drejtori i ost erion veliaj skerdi drenova ajola xoxa drejtori i ost erion veliaj skerdi drenova

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shkurt 2020, 16:29

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pamje nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Shtetit, i cili kishte si qëllim goditjen e basteve onl...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj