LIVE UPDATES
Politike

Veliaj: Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj. Histeria s’është serioze

12 Maj 2022, 14:32 Nga DOSJA
Veliaj: Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj.

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti sot Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit për investime, sidomos në turizëm, mes vendeve të rajonit, e organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se Tirana është sot një nga qytetet më të ndërlidhura në Ballkan, e si e tillë po kthehet në një “city break” edhe për qytetarët e vendeve fqinje.

“Tirana sot është qyteti më i ndërlidhur në Ballkan, me 105 fluturime në ditë. Shumë prej kolegëve nga vendet e rajonit vijnë në Tiranë për t’u lidhur me disa pjesë të Europës, ku aeroporti ynë dhe ulja e barrierave, e ka bërë jashtëzakonisht të lehtë mundësinë për t’u lidhur me kosto shumë të përballueshme,”-tha Veliaj. Ai theksoi se po diskutohet zgjatja e sezonit turistik, teksa theksoi se përpara pandemisë Tirana ishte e mbipopulluar nga turistët.

“Në vitin 2019, Tirana kishte më shumë turistë sesa banorë. Për një qytet që s’ka as det dhe nuk është le të themi, një qytet klasik si Parisi apo Athina, pra jo një qytet me histori mijëravjeçare, ky është sukses sepse ka sjellë lloj turizmi që quhet ‘city-break’”,- deklaroi ai.

Ai u ndal edhe te finalja e Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë në 25 Maj. Veliaj theksoi se për shkak të ndeshjes hotelet kanë tejkaluar kapacitetet akomoduese, aq sa sot është e vështirë të gjesh një vend të lirë në hotel. Ai tha me shaka se për shkak të kësaj mbingarkese, edhe kryetarët e Bashkisë së Romës dhe të Roterdamit, që do të vijnë në Tiranë për të ndjekur ndeshjen, “po hyjnë miq” për të gjetur një vend në hotel.

“Kam një mesazh edhe për ne që jetojmë në Tiranë: Ne o do bëjmë histeri, o do bëjmë histori, sepse s’mund t’i bëjmë të dyja. Nuk mund të ulërasim ‘çfarë janë këto kulla dhe oligarkë, e pastrimi i parave’, nëse s’kemi fakte. Po të kemi fakte, patjetër duhet të shkojmë në prokurori. Por, ja ku jemi sot, ia mbërritëm ditës që në Tiranë nuk ka më vend në hotele. Pra, nëse ne duam të jemi lojtarë globalë në këtë ‘lojë’, në këtë sfidë, që Majlinda hapi për të gjithë rajonin, do duhet të sillemi si njerëz seriozë. Nëse na kaplon histeria, xhelozia, smira dhe fillojmë i bëjmë llogaritë tjetrit, nuk e kuptojmë se një hotel si ky, që po ndërtohet këtu, nëse shtrihet horizontal do të zinte gjithë “Nënë Terezën”; nëse hotel “Plaza” do shtrihej në 4-5 kate, do zinte gjithë sheshin “Skënderbej”. Ajër kemi, tokë nuk kemi mjaftueshëm, sidomos tokën në qendër të Tiranës, ku duan të jenë të gjithë”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi edhe faktin se nëse duam të jemi një vend i mirëfilltë turistik, duhet të pranojmë të kemi edhe hotele të larta, në gjendje që të mund të përballojnë aktivitete të përmasave të tilla si finalja e një kupe europiane.

“Për ne që banojmë këtu është shumë e rëndësishme të fillojmë të sillemi si të rritur dhe si njerëz të pjekur, sidomos tani që janë liberalizuar vizat, sidomos tani që kemi parë botë me sy. Bëjmë histeri për çdo ndërtim… harrojmë që çunat dhe gocat që punojnë në fushën e turizmit nuk janë për garniturë dhe fotografi, sa për të thënë “urra, ja dhe arsimi profesional”. Po ku do punojnë ata? Hoteli ku jemi sot punëson, duke filluar nga roja që ju priti te dera, taksitë e rreshtuara jashtë, zonjat që fshinin dyshemenë, tek hidraulikët, elektriçistët, recepsioni, kuzhina, kamarierët, banakierët, e gjithë infrastruktura që punon këtu, janë vende pune dhe turizmi është ekonomi. Pra, nëse ne duam të jemi vend turistik, do pranojmë të kemi këto hotele të larta dhe hapësira që të akomodojnë aktivitete të mëdha. Në një vit si ky, ku Tirana ka mesatarisht 10-12 aktivitete të tilla në ditë, kërkohet të bëhemi njerëz seriozë, që kanë parë botë me sy dhe që nuk ulërasin për këdo tjetër. Nëse dikujt i është penguar mundësia të zhvillojë, ai ka të drejtë të ankohet. Por, për sa kohë ky treg është liberalizuar, kush ka takatin, kush ka besimin e bankave, kush ka mundësinë, kush merr riskun të bëjë biznes në turizëm, sigurisht që do mbështet me 0 burokraci”, tha Veliaj.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike conference league erion veliaj conference league erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj