LIVE UPDATES
Aktualitet

“Veliaj fiton, Tirana humbet”, Shtojcat ‘gjigande’ në periferinë e kryeqytetit

26 Prill 2019, 12:46 Nga DOSJA
“Veliaj fiton, Tirana humbet”, Shtojcat ‘gjigande’

TIRANË– “Veliaj fiton — Tirana humbet” kjo duket që të ndodhë më 30 Qershor 2019. Ky binom nuk mund të pranohet nëse bëhen koshient edhe vetë Veliaj e pasuesit e tij, se humbja e Tiranës, do të ishte humbje edhe për ta. Pra,normalisht, të gjithë duan që Tirana të fitoj dhe të sigurohet jetesë normale në të, duke filluar nga cilësia e ajrit që thithin banorët e saj , i cili konsiderohet nga OBSH në kufijtë e rrezikshmërisë për jetën. Me këto që tha Veliaj në intervistën e 25 Prillit, sipas të cilës ai me lejet në vazhdim të betonizimit super të skajshëm të qytetit të Tiranës e sheh veten si rregullator të kërkes-ofertës për apartamente në Tiranë, me konfirmimin e projektit të materializimit të një doëntoën me kulla në Tiranë sigurisht Tirana humbet. Nëse e sheh më thellë problemin me këtë koncentrim të popullsisë të stimuluar në qytetin e Tiranës prej shtimit të ndërtimeve humbet edhe Shqipëria, sic kanë filluar të humbasin fshatra të tërë në shumë territore të vendit. Ajo që duhet është: Ai, Ajo fiton — Tirana fiton.

Tek sa shikon renditjen e veprave që premton Veliaj, si rikonstuksioni i Piramides, ndertimi i 17 shkollave dhe shume kopshteve, rindërtimi i Kopshtit Zoologjik e bashkimi me Kopshtin Botanik, krijimin e një Parku të bukur në fund te Bulevardit te ri, ndërtimin e terminalit të autobuzve dhe trenit tek kthesa e Kamzës, vepra që sigurisht Veliaj mund ti bej me lehtesi me uraganin e të ardhurave nga taksat, sidomos të ndërtimeve të shumta në Tiranë, Veliaj i fiton zgjedhjet në 30 Qershor. I fiton edhe pse makineria propogandistike e ndërtuar prej tij në sinkron me atë të Edi Ramës vjen e përsoset cdo ditë. Ndër veprat që do ndërtojë, Veliaj guxoi dhe përmendi dhe ndërtimin e Teatrit të Ri, duke prishur Teatrin Kombëtar. Kjo do të përbënte përfundimisht simbolin e humbjes së Tiranës si një qytet normal i banueshëm edhe pse nuk do ta pengonte fitoren e Veliajt. Është simbol, pasi rrëzimi i Teatrit i hap rrugën ndërtimit të kullave të larta në qëndër të Tiranës, që si një magnet gjigand do të vazhdojnë të afrojnë intensifikimin e mëtejshëm të ndërtimeve nga periferia në qendër të këtij qyteti të super populluar. Tash dëndesia e popullsisë së Tiranës duhet të jetë afro 20.000 banorë për km2 kunderjt 2000–6000 banorë për km2 që kanë dendësinë kryeqytetet Europiane. Në një qytet të konceptuar për 200 mijë banorë me pamundësi për përmisime rrënjësore të infrastrukturës cdo ndërtim i shtuar vetëm se e con qytetin drejt asfiksimit. Sot Tirana ka afro 3000 makina për km2, më shumë se Berlini apo Amsterdami që kanë 2300–2400 makina për km2. Duke konsideruar edhe shpejtësinë e makinave në Tiranë në më pak se 15 km/orë, kundrejt mesatarisht 30 km/orë në qytetet Europiane e duke shtuar moshën e madhe të makinave e cilësinë e keqe të karburanteve situata mund të rezultoj fatale për qytetin. Shenja qe kjo mund të ndodh duket kur ndëgjon Erion Veliajn të flasi për qëndën e Tiranës si “Tirana doëntoën”. Ky term përdoret qëllimshëm, pasi me të justifikohen ndërtimet shumëkatëshe në qendër të ngjashme me doëntoën në qytetet në Amerikë apo Kanada, duke ju shmangur konceptit Europian të qendrës së qytetit, si qëndër historike, kulturore, qëndra që janë me ndërtime të ulëta e me hapsira publike plot aktivitetete rekreative, me monumete të shumta historike, që rrjedhin nga natyra e qyteteve Europiane me histori qindra e mijra vjecare. Doëntoën në Shqipëri është thjesh një paranojë, por me pasoja shumë të rënda për qytetin. Ndryshe nga qytetet Europiane, por edhe nga qytete të Botës Tirana është një qytet me 1m2 gjelbërim për frymë, sic ka thënë Erioni para zgjedhjeve të 2015 kundrej 20–100 m2 gjelbërim për 1 banorë në qytetet Europiane. A kemi shtim të hapsirës së gjelbër në Qytet të Tiranës. ? Nuk shihet ndonjë hapsirë e gjelbër e shtuar, hapsirë betoni, po, dihet qindramijra m2. Dihen se ka edhe shumë pemë të prera, që nuk dihet janë zbritur nga llogaritjet apo jo, si pemët e prera tek lulishtja e Namazgjas, pemët e prera poshtë digës së liqenit, pemët e prera tek monstra e betonit tek Filologjiku, Pemët e prera këto ditë tek Sahati, pemët tek 7 xhuxhat, e kudo ku bëhen pallate.

Dhe një vepër gjigande që hesht Erion Veliaj është incineratori i Tiranës, që do djegë 900 ton plehra në ditë dhe do helmojë qytetin e Tiranës, jo vetëm me ajrin, por edhe me ushqimet, sidomos perimet, që zona përreth prodhon e furnizon qytetin.

I pyetur për një referendum për Teatrin, Erioni u përgjigj se referendumi do bëhet më 30 Qershor, pra ditën e zgjedhjeve. Nuk e meritojnë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë këtë cinizëm. Teatri është një simbol i qëndrës së qytetit dhe një antipod i “doëntoën”. Një referendum është vërtet një “must”. Bëhet fjalë për një vendim që mund të afektoj jetën në qytet për 100 vjet.

Fitorja e Veliaj do harrohet, humbja e Tiranës do cimentohet. Duhet reflektim i thellë, jo me mbjellje qeparisash dhe kurora orbitale.

Marrë nga: Mjedisi.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj ndertimet ne tirane teatri kombetar erion veliaj ndertimet ne tirane teatri kombetar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj