Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka qënë i pranishëm ditën e sotme në shkollën ‘Sami Frashëri’ së bashku me nxënësit dhe përfaqësuesit e bordit të prindërve.
Nga oborri i shkollës, Veliaj tha se politikanët që deklaruan se ‘Samiu’ do ndërtohet në Paskuqan, sot duhet të skuqen dhe të ulin kokën.
Më tej ai dha informacione se si do të jenë ambientet e brednshme të shkollës. Dy herë më e madhe, me 49 klasa, 8 laboratorë, bibliotekë, mjedise të përbashkëta, palestra, fusha të jashtme sportive, në të njëjtin vend ku ishte shkolla e vjetër, në Rrugën e Barrikadave.
“Nuk ka mënyrë më të mirë se ta nisnim sot punën së bashku me nxënësit më të mirë të “Sami Frashërit”. Themelet në arsim janë themelet më të rëndësishme. Patjetër, njerëzit kanë nevojë për shtëpi, por themelet e shkollave janë “paja” që i lëmë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.
Ai nënvizoi se sot është momenti që të heshtin e të ulin kokën politikanët që gënjyen dhe deklaruan se “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan. “Sot kundërshtari ynë është injoranca, gënjeshtra, janë të pavërtetat, fryma e përçarjes që fusin ca politikanë, për të cilët nuk ka rëndësi nëse ka qenë tek “Samiu” apo jo, dhe thonë: Shkolla do shkojë në Paskuqan, se këtu do bëhet pallat. Ata duhet të turpërohen sot, është momenti të heshtin, të ulin kokën dhe nëse kanë gjak shqiptari, sot është momenti që edhe të skuqen”, deklaroi Veliaj.
Duke falenderuar prindërit e nxënësve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, kryebashkiaku siguroi se “Sami Frashëri” do të ringrihet më e fortë e më e madhe.
“Të hapësh panik për dritën e syve, që janë fëmijët, e t’u thuash se shkolla s’do jetë më, se këtu ka një aferë, e në fakt janë këta politikanë që bënë një aferë me shkollën “Kosova”, të cilën ne e bëmë nga e para aty ku ishte. Ata e dogjën, e shkrumbuan, e kthyen pronën për pallat dhe tani hajduti thotë kapni hajdutin sepse ngaqë i kanë bërë vetë këto gjëra mendojnë se secili prej nesh bën gjëra të tilla. Kjo është arsyeja pse u sulen inceneratorëve, ndryshimit të qytetit. I falenderoj shumë prindërit e nxënësit e “Sami Frashërit” për bashkëpunimin, mirëkuptimin, durimin”, nënvizoi Veliaj.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e dytë brenda orës për çështjen e grevës së urisë së naftëtarëve në Ballsh. Rama thotë se qeveria nuk ësht...
TIRANE– Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të marrë masa për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj sipa...
ATHINË- Disa javë pas vizitës zyrtare në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, mediat greke shpalosin një tjetër informacion se vendimi për t...
TIRANE– Partia Demokratike nëpërmjet Jorida Tabakut ka publikuar pamjet nga shkolla ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet, e cila është shembur dhe pritet që të rindërto...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me thirrje kundrejt naftëtarëve të Ballshit. Përmes një mesazhi në Twitter Rama shkruan se askush nuk po i ofron ...
TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme nga Kuvendi foli në lidhje me situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Ministrja Manastirliu ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me operacionin e shpëtimit të katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi në Siri. Në foltoren e K...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë krijimin e partive të reja të djathta të kryesuara nga ish-figura shumë të rëndës...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është përplasur në Kuvend me deputetin Myslim Murrizi. Lleshaj i ka kërkuar deputetit që të qëndrojë larg Poli...