Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Urdhri i një gjykate në New Delhi për ekstradimin e dy shtetasve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara është maja e ajsbergut të një skandali gjigant financiar, e cili përfshin edhe Shqipërinë.
Dy vëllezërit Sandesara, të cilët akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri.
Por çfarë qëndron pas skandalit?
Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.
Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në indi arrestoi drejtorin e andra bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit sandesara u arratisën nga India.
Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.
Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezerit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.
Madje në 6 shkurt të vitit të kaluar, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, një proces gjatë së cilit cdo individ I huaj kalohet në sitë nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të rendit. Ky është dyshimi I parë I fortë se si shish ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në kërkim ndërkombëtar, por I kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.
Madje vetëm një muaj më parë Nitin Sandesara është pritur zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në facebook.
Por skandali i dështimit të autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.
Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, sic tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar.
Ndërtimi është cilësuar nga departamenti amerikan I shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri. Madje kjo ka qenë edhe objekt I debatit politik, I ushqyer nga bumi I ndërtimeve në një kohë që kredia është në stanjacion.
Debati politik për pastrim parash në ndërtim vazhdon. Ndërkohë dy personat më të kërkuar në Indi për vjedhje dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve amerikanë janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri, madje tashmë si shtetas shqiptarë.
Një skandal, i cili ngre pikëpyetje të forta, jo vetëm për origjinën e parave që po financojnë bumin e ndërtimit, por edhe për një çështje tjetër. A po shndërrohet Shqipëria, parajsa e evazorëve dhe pastruesve ndërkombëtar të parave?
Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR– Kolegia e biznemenit të vrarë ditën e sotme në Shkodër ka bërë një dedikim prekës. Në një status në rrjetin social, facebook, Age Martini, s...
VLORË– Një person ka mbetur i plagosur me thikë në këmbë pas një sherri masiv mes disa të rinjve. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Vlor...
TIRANË- Jurgen Kurti, 26-vjeç, mbeti vdekur mbrëmjen e së hënës pas një atentati nga persona ende të pa identifikuar. (Lexo këtu)Dosja.al publikon s...
SHKODËR– Dosja.al ka mësuar identitetin e personit që shoqëronte biznesmenin nga Shkodra, Ferdinand Polia 35 vjeç, të njohur si “Nardi i bujtinave” ...
TIRANË- Autori i vrasjes së 62-vjeçari Haxhi Baxhinozi, (ish i përndjekur politik) është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati...
TIRANË- Banorët e Unazës së Re kanë vijuar dhe sot protestën në ditën e 137 të saj. Ata kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë të...
VLORË–Një sasi prej 328 kilogramë hashash dhe dy mjete lundruese të tipit gomone janë sekuestruar nga Policia Kufitare Delta Force dhe Drejtoria e Qarkut V...
SHQIPERI- Pas arrestimit të grupit të Bajrajve, shumëkush mendoi se Shkodra do të gjente qetësi, por e kundërta ka ndodhur. Që prej qershorit të vitit 2018, qyt...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka përfunduar operacionin “Masazhi 2019”, në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës dhe ka vënë në pranga 9 persona nën akuzat...
TIRANË– Në një status në rrjetin social Facebook ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Policia ka vënë në pranga një student, i cili sipas Berishës akuz...