LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Vendbanimet prehistorike hedhin dritë mbi ‘fërmerët e parë’ të Europës

2 Maj 2022, 13:00 Nga DOSJA
Vendbanimet prehistorike hedhin dritë mbi ‘fërmerët e

Zbulimeve të shtëpive prej druri – palafite në fushën e Korçës, vitet e fundit u janë shtuar edhe tre site të tjera me palafite në bregun e liqenit të Ohrit. Mosha e dy prej tyre, sipas analizave të fundit arrin në rreth 5200 vjet para Krishtit, ndërsa siti i tretë në pjesën bregliqenore ka një moshë që shkon deri në rreth 1400 vjet para Krishtit. Arkeologët shqiptarë dhe zviceranë, që punojnë në terren prej disa vitesh në këto site mendojnë se po konfirmohen të dhënat që provojnë elementet e agrikulturës së hershme në fushën pranë liqenit. Zbulimet kanë ngjallur interesin e botës shkencore, ndërsa shqiptarët me banim në Zvicër do të organizojnë javën e ardhshme një veprimtari njohëse me një nga specialistët më të njohur të arkeologjisë në rang europian. Prof. dr. Albert Hafner i Universitetit të Bernës, bashkëdrejtor i misionit shqiptaro-zviceran në zonën e Pogradecit, në një intervistë për BIRN tregoi disa nga rezultatet e arritura, si dhe synimet e misionit për vitet e ardhshme.

Të gjitha sitet nën ujë janë mjaft të rëndësishme, po ashtu edhe Lin 3, – tha prof Hafner, duke folur për ekspeditën disavjeçare pranë fshatit Buqezë.

Sipas tij, “në ujë kemi konservim më të mirë të mbetjeve, shumë më të mirë se në tokë”. Arkeologu zviceran shton se në ujë janë ruajtur më mirë druri, si dhe mbetjet e vegjetacionit, pemëve apo edhe ushqimit, elemente që po i nënshtrohen datimit laboratorik. Që nga viti 1980 në Zvicër po punojmë me një sistem modern datimi për objektet e zbuluara, të cilin po e shfrytëzojmë edhe gjatë zbulimeve në liqenin e Ohrit – shprehet prof. Hafner. Nga analizat me Karbon 14 arrihen përfundime shumë të sakta, ndërsa kronologjia e të dhënave ka një saktësi mjaft të lartë.

Dr. Adrian Anastasi, i cili këto ditë ka paraqitur në Institutin e Arkeologjisë përfundimet e ekspeditës vjetore, tha për BIRN se misioni dypalësh ka nisur në verën e vitit 2019, ndërsa projekti përfundon në vitin 2025.

Tashmë kemi zbuluar tre site me palafite në breg të liqenit, një prej të cilëve Lin 1, sapo zbret Qafë Thanën; një i dytë pranë fshatit Hudënisht, ndërsa te i treti, Lin 3, jemi ndalur më së shumti me misionin e përbashkët – tha dr. Anastasi. Vendbanimet Lin 1 dhe Lin 3 mendojmë të kenë të njejtën moshë, rreth 5200 vjet para Krishtit, të cilën e kanë përcaktuar analizat e para me radiokarbon dhe tipologjia e materialit arkeologjik. Gjithashtu, këto analiza vërtetojnë hipotezat tona si palë shqiptare. Në mungesë të laboratorëve në vendin tonë, analizat jemi të detyruar ti bëjmë në bashkëpunim me universitete dhe institucione të huaja – shton dr. Anastasi. Ai thotë se vendbanimet e zbuluara pranë liqenit i përkasin periudhës kur popullsitë nisën të shfrytëzojnë bujqësinë si përparësi për jetesën e tyre. Tashmë po studiojmë materialin arkeologjik i cili e mbështet këtë tezë, ndërsa presim të realizojmë së shpejti edhe studime plotësuese në fushat e Stalecit dhe Livagjes me gjatësi prej disa kilometra mes dy vendbanimeve Lin-1 dhe Lin-3 – tha dr. Anastasi.

Më tej arkeologu nënujor e zgjeron gjeografinë e bisedës dhe flet mbi kërkimet arkeologjike pranë liqeneve të Shqipërisë jug-lindore. Dr. Adriani tha se “veç zbulimeve pranë Pogradecit, tashmë kemi përcaktuar edhe një sit tjetër në liqenin e Prespës, që i takon periudhës së fundit të bronzit dhe fillimit të periudhës së hekurit. Dy site të tjerë me palafite janë zbuluar para viteve ’70 në Liqenin e Maliqit nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë. Sitet e njohura me shtëpitë prej druri – palafite në Maliq dhe Dunavec kanë pranë tyre edhe një sit tjetër, mjaft të rëndësishëm, në Sovjan, të datuar 2300 vjet para Krishtit. “Ne po shohim mundësinë e një sërë analizash për të tre këto site mjaft të rëndësishme, me synim që të kuptojmë lidhjen mes vendbanimeve të zbuluar deri tani,” – shton dr. Adriani.

Nga të dhënat e deritanishme arkeologët kanë kuptuar lidhjet kronologjike mes vendbanimeve të Dunavecit me atë të Lin 3, si dhe sitit të Maliqit me atë të Plloçës në Maqedoninë e Veriut Projekti i përbashkët shqiptaro-zviceran parashikon edhe hartimin e platformës për një ekspozitë e cila do të fokusohet mbi gjetjet e zbuluara gjatë ekspeditave bregliqenore. “Gjatë punës tonë, ne do të rindërtojmë edhe paleomjedisin e kësaj zone në periudhën kur datohet vendbanimi Lin – 3 – tha prof Albert Hafner. Ai shtoi se “ngritja më tej e një muzeu kërkon specialistë të fushave të ndryshme, ndërsa grupi i ynë i arkeologëve do të merret thelbësisht me metodologjitë dhe elementët shkencore”.

Prof. Hafner, i cili flet për përvojën 150-vjeçare që ka vendi i tij në arkeologji, ndalet veçmas në zbulimet mjaft interesante gjatë kërkimeve të fundit që janë zhvilluar pranë liqeneve alpine në Zvicër, paralelisht edhe në Gjermani dhe në Francë. Projekti që nisëm me UNESCO-n në vitin 2004 na mundësoi studime krahasuese në Shangai – Kinë dhe në rajonin ballkanik (Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni e Veriut) – tha më tej prof. Hafner. Zbulimet pranë liqenit të Ohrit në Shqipëri, si dhe ato të fushës së Korçës dëshmojnë për lidhjet mes siteve të ndryshme, si dhe për lëvizjet e popullsive nga njëri vend në tjetrin. Zbulimet arkeologjike të realizuara nga grupi kërkimor shqiptar, nën drejtimin e Dr. Adrian Anastasi përcaktuan tre vjet më parë vendimin për shpalljen e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit si pasuri e UNESCO-s, gjë që mundëson vijimin e kërkimeve dhe gërmimeve arkeologjike në pjesën nënujore, sipas standarteve të këtij organizmi ndërkombëtar. Albert Hafner është i kënaqur me kërkimet e deritanishme pranë liqenit të Ohrit, po ashtu dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Dr. Anastasin dhe kolegët e tjerë shqiptarë.

Këtë verë në Lin – 3 do të kemi një fazë përgatitore për vitin 2023 – tregon ai planet e afërta, ndërsa shton se më 6 maj me kërkesë të Shoqatës Shqipëri – Zvicër ai do të referojë temën “Fermerët e parë të Europës”. Në programin që është shpërndarë prej disa ditësh shkruhet se prof Albert Hafner do të paraqesë në Zyrih gërmimet arkeologjike në liqenin e Ohrit. Më tej në ftesë nuk janë harruar as ata që populluan territorin pranë Pogradecit 7600 vjet më parë: “Vendbanimet prehistorike pranë Linit janë dëshmitare të aktivitetit të parë bujqësor në Europë”.

Marrë nga Reporter.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kulture kulture


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj