LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë: Presim plotësimin pa vonesë nga KLGJ

26 Janar 2022, 15:11 Nga DOSJA
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë: Presim plotësimin

TIRANË – Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur në vështirësi Gjykatën e Lartë. Në një njoftim për mediat, institucioni në fjalë shprehet se e ka të pamundur të caktojë anëtarin për Gjykatën Kushtetuese pasi në përbërjen e saj ka aktualisht 9 gjyqtarë dhe nevojiten minimumi 10 të tillë për të plotësuar vendin vakant të lënë nga Fatmir Hoxha.

Për të patur numrin e plotë të 19 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ky institucion kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor plotësimin pa vonesë të anëtarëve të saj.

NJOFTIMI I GJYKATËS SË LARTË:
Sipas nenit 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Gjykata e Lartë është e ngarkuar të ushtrojë kompetencën e zgjedhjes së tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas procedurës së ndjekur për verifikimin e kushteve dhe të kritereve të kandidatëve që kanë paraqitur kërkesën për zgjedhjen si gjyqtar kushtetues, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar listën, së bashku me aktet shoqëruese të 4 (katër) kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha. Raporti i miratuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, bashkë me listën dhe dokumentacionin shoqërues për çdo kandidat, i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë, në datën 30.12.2021.

Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016 dhe ligjin nr.45/2021), parashikon procedurën që ndiqet nga Gjykata e Lartë për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 7/ç dhe nenit 86 të këtij ligji, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që thirret nga Kryetari i Gjykatës së Lartë “… është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.”.

Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, referuar pikës 3 të nenit 7/ç të ligjit të sipërcituar, ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila u mbajt në datën 26.01.2022, sipas një rendi dite të përcaktuar paraprakisht.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë,

– referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…”, që nuk vendosin afat kohor, brenda të cilit Gjykata e Lartë duhet të ushtrojë kompetencën për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,

– në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,

– me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese,

mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që bën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë gjykata kushtetuese këshilli i lartë gjyqësorit gjykata e lartë gjykata kushtetuese këshilli i lartë gjyqësorit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj