"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Ekonomi
VENDIMET/ Nga sot rritet paga minimale, hiqet TVSH për 40 mijë biznese të vogla dhe akciza për bujqësinë, lehtësirat që
1 Janar 2021, 07:42Nga DOSJA
TIRANË- Me hyrjen e vitit të ri 2021 kanë hyrë në fuqi edhe disa vendime të rëndësishme ekonomike. Nga sot, të gjithë qytetarët shqiptarët që janë të punësuar ose që pritet të punësohen do të paguhen jo më pak se 30 mijë lekë të reja, pasi hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale. Vendimi u mor më 16 dhjetor dhe sot nis zbatimi. Më herët paga minimale ishte 26 mijë lekë të reja. Për të përfituar 30 mijë lekë të reja, duhet që punëmarrësi të kryejë 174 orë punë në muaj.
Vendimi i dytë i rëndësishëm që hyn në fuqi sot është edhe heqja e TVSH-së. Çdo biznes i vogël me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë të reja, nuk do të paguajë TVSH-në deri në vitin 2029. Ky vendim përjashton nga skema e TVSH-së rreth 40 mijë biznese. Gjithashtu, nga sot, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, do të kenë tatim-fitim zero.
Vendim me rëndësi është edhe fiskalizimi. Çdo faturë që lëshohet për Entet Shtetërore duhet të jetë elektronike. Ky sistem i ri, pritet që të zbatohet fillimisht nga bizneset në marrëdhëniet e tyre me shtetin.
Gjithashtu, nga sot hiqet edhe akciza e naftës për bujqësinë. Vendimi i shpallur nga qeveria në tetor 2020, hyn sot në fuqi, e po ashtu edhe heqja e taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit për fermerët. Nga ky vendim do të përfitojnë rreth 47 mijë fermerë të regjistruar me NIPT, dhe të tjerët që do të duhet të regjistrohen.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
As tërmetet dhe as pandemia nuk mundi që të mposhtë kurajon, por dhe dashurinë për jetën. Me urimin për një vit më të begatë dhe më të mirë, punonjësit e Bashki...
Kur afrohet mosha e pensionit, ata që punojnë kundrejt një page marrin pagesa më të larta se të punësuarit në moshë më të re. Në këtë moshë rriten përfitimet ng...
Mercedes Benz, makina më e përdorur në fillim të viteve ’90 për shkak të fortësisë së saj në rrugët e shkatërruara vendase, mbetet ende automjeti më e preferuar...
2020-a që po lëmë pas ishte më i vështiri i dekadave të fundit. Pas pasojave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, vendit, ashtu si gjithë bota iu desh t...
Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjed...
Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar zbriti në nivelin 8.2% edhe në fund të muajit nëntor, me rënie të lehtë nga niveli 8.3% i tetorit.Informacioni ...
Paraja që qarkullon jashtë bankave shënoi një tjetër rritje gjatë muajit nëntor, duke arritur në 334 miliardë lekë, ose 2.7 miliardë euro, sipas të dhënave zyrt...
Shqipëria së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Danimarkën nuk kanë rritur sipërfaqen pyjore gjatë periudhës 1990-2020. Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 202...
Shqipëria është bërë partnerja kryesore e Kosovës për shkëmbimet tregtare në vitin 2020, duke ia zërë vendin Serbisë.Të dhënat e Doganës tregojnë se gjatë këtij...
TIRANË– Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G. Transak...