LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi i Kolegjit për Sevdarin: Arrin nivelin e besueshmërisë, por jo atë të bindjes

2 Maj 2019, 06:33 Nga DOSJA
Vendimi i Kolegjit për Sevdarin: Arrin nivelin e besueshmërisë,

Në një vendim me argumente dhe kundërargumente kryesisht mbi legjislacionin mbi tatimet, shumica në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranon në një moment, se provat e sjella nga ish-prokurorja për punën e bashkëshortit si gjeodez në Arabinë Saudite “arrinin nivel besueshmërie”. Kolegji megjithatë aty për aty, e rrëzon këtë qëndim duke hapur kllapat dhe shtuar “por jo atë të bindjes”.

Shkarkimi i Antoneta Sevdarit, e cila ishte zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pasi kishte kaluar shkallën e parë të rivlerësimit pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është bazuar kryesisht mbi legjislacionin për tatimet.

Shumica në KPA përfshi relatorin Sokol Çomo, kryesuesin Luan Daci anëtarët Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz, arsyetojnë në vendimin e zbardhur se Sevdari bëri deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë, sa kohë ajo nuk provoi pagimin e tatimeve për të ardhurat që bashkëshorti kishte fituar si i punësuar në Greqi dhe Arabinë Saudite.

Po ashtu shumica, ndërsa pranoi se në tërësi Sevdari rezultonte e aftë profesionalisht, arsyetoi se ajo kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”, duke mos kundërshtuar në apel një vendim gjykate.

Sipas shumicës në KPA, humbja e afateve të apelimit “tregon dështim të organit të prokurorisë për të çuar deri në fund ndjekjen penale ndaj zyrtarëve publikë, të cilët kanë probleme ligjore me deklarimin dhe fshehjen e pasurisë dhe cenon besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”.

Në pakicë, Ina Rama arsyetoi se Sevdari kishte provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave të bashkëshortit dhe se megjithëse nuk mund të provonte pagimin e tatimeve, ky nuk mund të ishte shkak për shkarkimin.

Rama po ashtu arsyeton se shumica doli nga objekti i gjykimit dhe kreu shkelje proceduriale për të arsyetuar se Sevdari kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”. Rama arsyetoi se qëndrimi i mbajtur nga Kolegji në këtë pikë, “është i padrejtë jo vetëm për shkak të mosrespektimit të normave procedurale që garantojnë procesin e rregullt, por edhe në thelbin e tij”.

Antoneta Sevdari e ka filluar karrierën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës në vitin 2002 dhe në vitin 2013 ajo është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka qenë pjesë e task-forcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Ajo u konfirmua në detyrë nga KPK me 18 korrik, por vendimi u apelua në gusht 2018 nga Komisioneri Publik. Sevdari njihet për punën e saj në prokurorinë e Tiranës për procedimin e çështjes CEZ-DIA kundër biznesmenit, Kastriot Ismailaj – i dënuar me 11 vjet burg për një nga rastet më të rënda të mashtrimit dhe korrupsionit në Shqipërinë e tranzicionit.

Para se KPA të fillonte shqyrtimin e çështjes, Sevdari u zgjodh si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Pas shkarkimit të saj, në vendin e mbetur vakant u zgjodh prokurori i Shkodrës Vatë Staka.

Arsyetimi i shumicës

Ndërsa ka rrëzuar pretendimet e Komisionerit për disa prej pikave të ankimit, përfshi atë të pasaktësisë në deklarim dhe pagimin e detyrimeve tatimore nga bashkëshorti i Sevdarit për punën në Shqipëri për dy vite, shumica në Kolegj ka arsyetuar se nuk mund të konsideronte të ardhura të ligjshme të ardhurat e bashkëshortit të ish-prokurores nga puna në Greqi dhe në Arabinë Saudite.

Nga vendimi i zbardhur rezulton se çështja u fokusua në “Verifikimin e ligjshmërisë së shumës prej 3.000.000 lekësh (përfshirë shumën prej 12.000 eurosh, të siguruar nga puna e bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit në Arabinë Saudite)” dhe “Verifikimi i ligjshmërisë së shumës prej 19.975,23 USD, të deklaruar nga subjekti i rivlerësimit në vitin 2006”, po si e ardhur nga puna në Arabinë Saudite.

Siç rezulton nga vendimi i zbardhur i KPA, Sevdari pretendoi se “këto të ardhura provohen tej çdo dyshimi të arsyeshëm që janë të ardhura të realizuara nga personi i lidhur, “si rezultat i një pune të ligjshme dhe të ndershme”.

Po ashtu ajo pretendoi pamundësi “për të shpjeguar dhe dokumentuar këtë fakt, pavarësisht përpjekjeve të mundshme në këtë drejtim”, për shkak të kohës dhe për shkak të pamundësisë për të gjetur dokumente.

KPA fillimisht rrëzoi Sevdarin sa i përket kohës në të cilën duhej bazuar rivlerësimi i pasurisë. Prokurorja e shkarkuar pretendoi se nuk duhej të arsyetonte mbi pasurinë që kishte bërë i shoqi para lidhjes në martesë dhe para fillimit të punës së saj si magjistrate.

Kolegji e rrëzoi këtë pikë duke arsyetuar se ligji “nuk parashikonte ndonjë normë juridike, sipas së cilës të vendosen kritere vlerësimi, lidhur me pasuritë e subjekteve dhe personave të lidhur, me qëllim përfshirjen apo përjashtimin e tyre nga objekti i kontrollit të organeve të rivlerësimit”. Po ashtu sipas KPA ligji “kërkon kontrollin e plotë të pasurive të deklaruara, qofshin këto të krijuara para apo pas emërimit në detyrë të magjistratit”.

Më tej shumica prej katër anëtarësh arsyetoi se megjithë dokumentacionin e sjellë nga Sevdari, ajo nuk provoi burimin e ligjshëm të të ardhurave të të shoqit nga emigracioni në Greqi. “Së pari, sa u takon të ardhurave me burim emigracionin, trupi gjykues mban parasysh qëndrimin e Kolegjit në një vendimmarrje të mëparshme, sipas së cilës jo gjithmonë remitancat mund të konsistojnë në dërgesa të vlerave monetare të krijuara nga burime të ligjshme”, thuhet në vendim.

Sipas shumicës “subjekti i rivlerësimit arriti të provojë faktin që bashkëshorti i saj ka qenë emigrant ekonomik në Greqi, në periudhën shtator 1997 deri në prill 2000”, por jo të ardhurat e përfituara dhe as se si këto kishin ardhur në Shqipëri apo nëse për to ishte paguar tatim.

Shumica arsyetoi se Sevdari nuk arriti të shpjegojë se sa ishte vlera e të ardhurave të dërguara në Shqipëri nga bashkëshorti në formën e remitancës, gjë që sipas tyre bëri të pamundur për trupin gjykues që të vlerësojë mbi ligjshmërinë e transferimit të tyre.

Shumica po ashtu gjeti jobindës arsyetimin e Sevdarit për mosdeklarimin në deklaratën fillestare në vitin 2003 të të ardhurave të përfituara nga bashkëshorti si gjeodez në Arabinë Saudite rreth 12 mijë euro.

Provat që Sevdari vendosi në dispozicion për të dokumentuar këtë të ardhur në vlerën 12 mijë euro, përfshi fotografi të të shoqit në punë dhe dëshmi nga kompania që e kishte punësuar, u cilësuan vetëm si indicie nga shumica.

“Ato përmbajnë indicie lidhur me faktin e angazhimit profesional të personit të lidhur dhe përfitimit prej tij të të ardhurave në këmbim të këtij angazhimi, por jo prova të plota, të mjaftueshme, lidhur me ekzistencën e burimit të ligjshëm të të ardhurave dhe vlerës së tyre të deklaruar prej 12.000 eurosh”, thuhet në arsyetim.

Shumica u bazua fort në mosprovimin prej ish-prokurores se për këto të ardhura ishte paguar detyrimi tatimor. Pretendimi i Sevdarit se detyrimi për të paguar tatimet në këtë rast i takonte kompanisë u cilësua jobindës.

“Ky pretendim nuk arrin të bindë trupin gjykues që përfitimi i kësaj pagese nga personi i lidhur nuk ka qenë në keqbesim (sa u takon detyrimeve ndaj shtetit)”, thuhet në vendim. Po ashtu më tej shumica arsyetoi se Sevdari nuk kishte bërë përpjekje konkrete “për të siguruar informacion” sa i përket të ardhurave nga Greqia, qoftë 12 mijë eurove nga puna në Arabinë Saudite në vitin 2003.

Në të njëjtën linjë shumica arsyetoi edhe sa i përket rreth 20 mijë dollarëve të përfituara nga puna për një kompani Italiane në vitin 2006. Shumica pranoi në një farë mënyrë se deklarimet e Sevdarit ishin të besueshme, por i cilësoi ato jobindëse.

“Të dhëna nga subjekti në pyetësorët e Komisionit, si dhe para Kolegjit, i deklaratës periodike/vjetore të vitit 2006 dhe asaj vetting, trupi gjykues, arrin deri në nivelin e besueshmërisë (por jo atë të bindjes) për sa i takon faktit të angazhimit të bashkëshortit të subjektit në ofrimin e shërbimeve gjeodezike për kompaninë {***} s.p.a., degës së saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në periudhën 27.02.2006-24.07.2006”, thuhet në vendim.

Mbi këtë argument, shumica arsyetoi se Sevdari duhej të ishte siguruar që për këto të ardhura të ishin paguar detyrimet tatimore. Pretendimin e ish-prokurores se ato ishin paguar në vendin e punësimit dhe se legjislacioni nuk parashikonte detyrim për të deklaruar edhe në Shqipëri, shumica e rrëzoi si të pabazuar në ligj.

Sipas shumicës “pavarësisht pagesës ose jo të tatimit mbi të ardhurat realizuar në Mbretërinë e Arabisë Saudite, personi i lidhur me subjektin e rivlerësimit kishte detyrimin për të deklaruar pranë organeve tatimore shqiptare të ardhurat bruto të realizuara”.

Shumica po ashtu penalizoi Sevdarin duke arsyetuar se ajo vetë duhej “të shtonte kujdesin e subjektit të rivlerësimit për të garantuar përmbushjen e çdo detyrimi ligjor të bashkëshortit të saj në raport me detyrimet tatimore mbi këto të ardhura”. KPA arsyetoi me shumicë se kjo “duhej të përbënte për subjektin domosdoshmëri, sidomos gjatë procesit të rivlerësimit”, ndërsa pretendoi se përpjekjet e saj në këtë drejtim mbetën në nivel pretendimi.

Sipas KPA, Sevdari në këtë pikë kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”, pasi duke qenë prokurore përgjegjëse “për ndjekjen e veprave penale në lidhje me taksat dhe tatimet” mosprovimin prej saj të pagimit të tatimit në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në fuqi ishte “i papranueshëm”.

Ngjashëm shumica argumentoi edhe sa i përket humbjes së afatit të ankimit për një çështje penale edhe pse pranoi se rrethanat e pamundësisë ishin të vërteta. Shumica në KPA arsyetoi se edhe pse kjo paraqitej si situatë e izoluar dhe nuk ishte e mjaftueshme për t’u konsideruar mangësi profesionale, ai e gjeti atë si “dështim të organit të prokurorisë për të çuar deri në fund ndjekjen penale ndaj zyrtarëve publikë”, që sillte cënim të besimit të publikut te drejtësia.

Mendimi në pakicë

Ndryshe nga katër kolegët e tjerë, Ina Rama arsyetoi se ky qëndrim i fundit i Kolegjit ishte shkelje procedurash. “Së pari, në drejtim të këtij konkluzioni duhet të veçoj faktin se kushtet e parashikuara në nenin 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, në drejtim të sjelljes së subjektit që ka cenuar besimin e publikut, nuk janë pretenduar se kanë ekzistuar as nga Komisioneri Publik në ankimin e paraqitur prej tij”, shprehet Rama.

“Në këto rrethana, Kolegji ka tejkaluar, në vlerësimin tim, shkaqet e ankimit në dëm të interesave të subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari, duke cenuar të drejtën e saj për një proces të rregullt”, shprehet anëtarja në pakicë e KPA.

Rama po ashtu shprehet se arsyetimi në këtë rast çalonte edhe në logjikë për shkak se pretendimi i shumicës se Sevdari duhej të kishte njoftuar eprorët për mosankimin binte ndesh pikërisht me pamundësinë që është vërtetuar.

Anëtarja e KPA-së, Ina Rama ndan qëndrim të ndryshëm edhe sa i përket vlerësimit të pasurisë së Sevdarit. Duke e ndarë çështjen në dy pjesë, “burimin e ligjshëm” dhe “pagimin e tatimit”, Rama arsyeton se ish-prokurorja kishte provuar që pasuria e saj kishte burim të ligjshëm, por pranon arsyetimin e shumicës mbi faktin se ajo nuk mund të provonte pagesën e tatimit mbi të ardhurat edhe pse nuk e sheh atë si shkarkues.

Përndryshe nga shumica, Rama referon një sërë dokumentesh që Sevdari kishte vënë në dispozicion për të provuar punësimin e të shoqit në Greqi, përfshi kërkesën për leje qëndrimi, një kontratë pune dhe po ashtu edhe dokumente të tjera që sipas gjyqtares provojnë punësimin e tij të ligjshëm në Greqi.

Rama po ashtu kundërshton arsyetimin e shumicës se të ardhurat në këtë rast mund të mos ishin të ligjshme apo mund të vinin prej ndonjë aktiviteti të paligjshëm. “Mendoj se është një qëndrim në shkelje të parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë, përderisa nuk rezulton asnjë e dhënë qoftë edhe e tërthortë se bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit të ketë kryer në shtetin grek ndonjë aktivitet që do të konsiderohej apo dyshohej si i kundërligjshëm”, shprehet ajo.

Rama po ashtu arsyeton se sa i përket të ardhurave në Greqi provat e tërthorta si paisja me leje qëndrimi tregonin se tatimet për këto të ardhura duhej të ishin paguar bazuar në legjislacionin grek edhe pse nuk kishte nivel provueshmërie.

Të njëjtin arsyetim, ajo përdor edhe për shumën prej 12 mijë eurosh të përfituar nga puna në Arabinë Saudite, që sipas gjyqtares në pakicë provohet prej dokumenteve të depozitura dhe po ashtu edhe vulave në pasaportën e bashkëshortit të Sevdarit.

Ndërkohë thekson se “provohet se puna e kryer prej bashkëshortit të subjektit në Arabinë Saudite, është kryer prej tij në vijim të një marrëdhënieje pune të rregullt, që ai kishte me këtë kompani, dhe është paguar brenda territorit të shtetit shqiptar”.

Sipas Ramës “subjekti ka provuar bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të këtyre të ardhurave”.

Ngjashëm ajo ka arsyetuar në lidhje me shumën prej 20 mijë dollarësh në vitin 2006. Sipas saj “subjekti ka paraqitur dokumentacion që tregon në mënyrë të detajuar e konkrete punën e kryer nga bashkëshorti e kolegët e tij, si inxhinierë në Arabinë Saudite në këtë periudhë”.

Rama i referohet faktit që sigurimi i dokumenteve nga Arabia Saudite nëse ishin paguar apo jo tatimet atje ishte i vështirë. “Deklarimi i kësaj shume që në deklaratat periodike të vitit 2006, tregon për mirëbesimin e subjektit se kjo e ardhur ishte krijuar në përputhje të plotë me legjislacionin dhe se nuk kishte asgjë për të fshehur”, arsyeton ajo.

Rama sjell në vëmendje të Kolegjit faktin se bashkëshorti i Sevdarit “rezulton të jetë një tatimpagues i rregullt” në Shqipëri dhe megjithëse “nuk u provua tej çdo dyshimi” se detyrimet tatimore për të ardhurat e fituara jashtë vendit ishin paguar, ato duhej të ishin parë në raport me të ardhurat totale.

Duke arsyetuar se në rastin e Sevdarit nuk kishte deklarim të pasaktë, deklarim të rremë apo përpjekje për fshehje pasurie, Rama thotë se Kolegji duhej të aplikonte standardin e “dyfishit të pasurisë” dhe jo atë “të pamjaftueshmërisë së deklarimit”.

Duke arsyetuar për punën e bashkëshortit të Sevdarit në Arabinë Saudite në kushte të vështira dhe larg familjes, Rama vlerëson se këto ishin shenja integriteti të fitimit të të ardhurave përmes punës dhe jo e kundërta.

“Mendoj se kjo zgjedhje do të duhej të vlerësohej si një shenjë integriteti e përgjegjshmërie e subjektit të rivlerësimit edhe nga publiku, por edhe nga Kolegji, dhe të ishte pjesë e vlerësimit të përgjithshëm të marrëdhënies së saj në raport me besimin e publikut,” thuhet në arsyetim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari vendimi i kolegjit antoneta sevdari vendimi i kolegjit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë