All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

VENDIMI/ KLP publikon emrat e dejtuesve në prokuroritë e rretheve 

27 Janar 2021, 18:33 Nga DOSJA
VENDIMI/ KLP publikon emrat e dejtuesve në prokuroritë e
All - Paragraf - 1

TIRANË – Ditën e sotme , Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen që ka zhvilluar ka vendosur se kush do të jetë në drejtues në prokuroritë e rretheve. Sipas vendimit, Erion Çela, është vendosur prokuror në Vlorë, Alketa Kormaku, në Elbasa, dhe Sotiraq Stratobërdha në Korçë. Ndërkohë në Berat është vendosur prokurore Albjona Papajani, ndërs në Shkodër është vendosur Lazër Çardaku.

VENDIMI

Sot në datën 27.01.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi mbledhjen plenare
të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë
anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të
asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Me propozim të z. Kostaq Beluri, z. Alfred Balla dhe znj. Esmeralda Keshi dhe
me miratimin e shumicës së anëtarëve, rendit të ditës i është shtuar miratimi e
relacioneve mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për programin
e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020-2021
dhe miratimin e listës pjesore me 3 (tre) kandidatët të kualifikuar, z. Ervis Alliaj,
znj. Julinda Gjika dhe znj. Anjeza Kalanxhi për t’u pranuar në këtë program.
Seanca plenare shqyrtoi çështjet si vijon:
Pasi u njoh me relacionin shpjegues të përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e
Karrierës, Këshilli vendosi z. Erion Çela, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë Vlorë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e
prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë. Me 6 (gjashtë) vota pro
dhe 3 (tre) kundër ( z. Kostaq Beluri, z. Bujar Sheshi dhe znj. Esmeralda Keshi ),
Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të
Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë të z. Erion Çela për një afat 3 mujor
duke filluar nga data 27.01.2021.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi me 5
(pesë) vota pro dhe 4 (katër) kundër ( z. Gent Ibrahimi, z. Alfred Balla, z. Tartar
Bazaj dhe z. Sandër Beci ), z. Aurel Zarka, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës
së Parë Vlorë të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë Vlorë për një afat 3 mujor duke filluar nga data 27.01.2021.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht të konsiderojë të përfunduar
procedurën e verifikimin e figurës, pasurisë dhe plotësimit të kushteve të
parashikuara nga ligji për shërbimin civil dhe të miratojë raportet me rezultatet e
verifikimit të figurës, pasurisë dhe plotësimit të kushteve të parashikuara nga
ligji për shërbimin civil për z. Përparim Hoxha, kancelar në detyrë, në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; znj. Valentina Qokaj,
kancelare në detyrë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;
znj. Alketa Kormaku, kancelare në detyrë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë Elbasan dhe z. Sotiraq Stratobërdha, kancelar në detyrë, në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe të konfirmojë
marrëdhënien civile ekzistuese për këta.

Në vazhdim, Këshilli vendosi 7 (shtatë) caktime të përkohshme si vijon; në
pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, z. Genti
Xholi; në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Përmet, z.
Asllan Bajramaj; në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë
Sarandë, z. Lorenc Mërkuri; në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës
së Parë Shkodër, z. Albert Murçaj; në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë
Gjykatës së Apelit Durrës, znj. Afërdita Ndoi; në pozicionin e prokurorit të
Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, z. Lazër Çardaku dhe në
pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, z. Ludovik
Doda.
Në përmbyllje të procedurës së verifikimit për 4 (katër) prokurorëve në
pozicionin e Inspektorit pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, znj. Danjela
Sulaj, znj. Elena Pelushi (Bakallbashi), znj. Lindita Ziguri (Male) dhe z. Julian
Zonja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me Vendimin nr.12, datë 14.01.2021, ka
vendosur të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe
figurës për këta kandidatë si dhe lejojë vijimin e procedurës së komandimit si
Inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me datë 19.01.2021, Këshilli i
Lartë i Prokurorisë i ka përcjellë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë emrat e katër
kandidatëve dhe Opinionet e miratuara nga Këshilli. Inspektori i Lartë i Drejtësisë
ka bërë përzgjedhjen e katër emrave të dërguar. Sot, Këshilli vendosi në
unanimitet komandimin e 4 (katër) prokurorëve në pozicionin e Inspektorit pranë
Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Periudha e komandimit do të jetë 5 (pesë)
vjet dhe fillon nga data 15.02.2021.
Me propozimin e Komisionit Disiplinor, Këshilli vendosi caktimin e datës 15.02.
2021, për zhvillimin e seancës dëgjimore, në lidhje me procedim disiplinor filluar
me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndaj magjistratit_______.
Ky vendim i njoftohet menjëherë prokurorit _ dhe Inspektorit të Lartë të
Drejtësisë dhe publikohet i anonimizuar, në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të
Prokurorisë.
Këshilli vendosi me 8 (tetë) vota pro dhe 1(një) kundër (z. Vatë Staka), miratimin
e veprimtarisë jashtë funksionit për zj. Albjona Papajani, me detyrë prokurore në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, si pedagoge e jashtme
(asistente lektore), për lëndën “Krimi i Organizuar”, në programin e studimit
Master Profesional, për vitin akademik 2020-2021 pranë “Albania University”.
Ngarkesa mësimore do të jetë 1 orë në javë, 15 orë gjatë gjithë semestrit, pas
orarit zyrtar të punës.

Referuar ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e
Shqipërisë”, ku përcaktohet se “Në janar të çdo viti, Këshillat, pasi kanë kryer
një analizë të nevojave, përcaktojnë dhe publikojnë numrin maksimal të
kandidatëve magjistratë që pranohen në formimin fillestar për vitin e ri
akademik”, Këshilli vendosi me 7 (shtatë) vota pro dhe 2 (dy) kundër ( znj.
Esmeralda Keshi dhe z. Bujar Sheshi) se numri maksimal i kandidatëve për
magjistratë të profilit prokuror që do të pranohen në programin e formimit
fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2021-2022 do të jetë 25
(njëzet e pesë).
Pasi u njoh me relacionin të detajuar i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të
Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi me 7 (shtatë) vota pro dhe 2
(dy) kundër ( znj. Nurihan Seiti dhe z.Tartar Bazaj) të miratojë Relacionin mbi
verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatit z. Ervis Alliaj për programin e
formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës. Gjithashtu, Këshilli miratoi me 7
(shtatë) vota pro dhe 1 (një) kundër (znj. Nurihan Seiti) , Relacionin mbi verifikimin
e pasurisë dhe figurës të kandidates znj. Julinda Gjika.
Në mbledhjen plenare të datës 17.12.2020, me shumicën e votave të anëtarëve,
Këshilli ka vendosur për ndalimin e pranimit të kandidates znj. Anjeza Kalanxhi,
në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin
akademik 2020-2021. Pasi u njoh me këtë vendim, kandidatja Anjeza Kalanxhi
ka paraqitur një kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila në
përfundim të procesit gjyqësor, me datë 14.01.2021, ka vendosur shfuqizimin e
Vendimit nr. 296, datë 17.12.2020, “Mbi ndalimin e pranimit të kandidates Znj.
Anjeza Kalanxhi, në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së
Magjistraturës, në vitin akademik 2020-2021”, të palës së paditur Këshilli i Lartë
i Prokurorisë dhe pranimin e Anjeza Kalanxhi në Programin e Formimit Fillestar
të Shkollës së Magjistraturës. Këshilli miratoi me 6 (gjashtë) vota pro dhe 2 (dy)
kundër ( znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka) relacionin mbi verifikimin e
pasurisë dhe figurës të kandidates znj. Anjeza Kalanxhi për programin e formimit
fillestar të Shkollës së Magjistraturës i paraqitur nga Komisionit të Vlerësimit të
Veprimtarisë Etike dhe Profesionale.
Në votimin e relacioneve për kandidatet znj. Julinda Gjika dhe znj. Anjeza Kalanxhi
nuk ka qenë prezent Kryetari i Këshillit, z. Gent Ibrahimi dhe në drejtimin e seancës
është vendosur Zv/Kryetari i Këshillit, z. Alfred Balla.

Në përfundim, Këshilli vendosi me shumicë votash miratimin e listës pjesore të 3
(tre) kandidatëve, për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së
Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, si më poshtë: znj. Anjeza Kalanxhi; z.
Ervis Alliaj dhe znj. Julinda Gjika.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klp klp

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj