LIVE UPDATES
Aktualitet

“Olsi Turja fshiu gjurmët e gjakut”/ Zbardhet vendimi i Gjykatës, të arrestuarit për vrasjen e Jan Prengës u lanë në

6 Shkurt 2020, 16:22 Nga DOSJA

TIRANË– Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila la në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan. Këta të katërt akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës.

Abcnews.al ka publikur sot vendimin e gjykatës, ku shkruhet se pesë të arrestuarit e akuzuar janë lënë në burg pas pamjeve filmike që janë sekuestruar nga kamerat e sigurisë së kompleksit “Golden”, ku u mbajt peng prenga. Sipas vendimit, në video duket qartë se si Olsi Turja ka fshirë gjurmët e gjakut, ndërsa Bixhdili ka ndihmuar në fshehjen e kufomës.

Ndër të tjera, në shkresë thuhet se 49-vjeçari, në fillim është rrëmbyer nga një makinë “Range Rover Evoque”, ndërsa pas arritjes në Kompleksin Golden në Shijak, trupi i tij është kaluar në një furgon, ku në bazë të filmimeve rezulton se autorët në automjet kanë futur edhe vegla të tjera pune si lopate dhe kazme.

“Rezulton se një automjet tip “Range Rover Evoque”, me ngjyrë të bardhe është dhe makina me të cilën është marrë Jan Prenga. Makina është në pronësi të shtetases K.R. e cila e ka deklaruar të vjedhur në nëntor të 2019 makinën në Komisariatin Numër 6 në Tiranë. Ky automjet është konstatuar të futet dhe në ambjentet e kompleksit Golden në Shijak në orën 11:35 dhe më pas ka dalë dhe automjeti është gjetur i djegur në fshatin Shkallnur të Durrësit. Ndërkohë sipas pamjeve filmike rezulton se trupi i Jan Prengës është kaluar nga Range Rover në automjetin tip furgon duke fshirë çdo gjurmë gjaku. Kalimi është bërë me urdhër të Elton Harjit ku gjithashtu nga pamjet duken se në furgon futen edhe mjete pune si kazma e lopata. Rezulton se kompleksi Golden ku janë gjetur dhe sekuestruar armë administrohet nga familjaret Bajram Hajri,  Leonard Hajri dhe Altin Hajri, me menaxhimin e kompleksit merret Olsi Turja  i cili në pamjet e filmuara shfaqet duke fshirë gjurmët e gjakut. Në gjykatë përveç shtetasve të lartpërmendur është sjellë nën hetim edhe Festim Bexhdili i cili akuzohet për asgjësim dhe për fshehje të kufomës. Nga pamjet ai shikohen dukshëm veprime aktive të transportimit të kufomës fillimisht me automjetin tip furgon dhe më pas edhe jashtë makinës seri në momentin e groposjes së Jan Prengës,”- thuhet ne vendimin e gjykatës.

Gjatë seancës, ata i kanë mohuar akuzat duke u shprehur se resortin e mbanin të mbyllur prej tërmetit dhe se nuk e dinin se kush mund të kishte hyrë brenda. Leonard Hajri, gjithashtu mohoi pjesëmarrjen në krim duke pretenduar se në Shqipëri nuk merrej me asgjë pasi jetonte ne Itali. Jashtë ambienteve të Gjykatës, avokati i tyre Arbër Hoxha u shpreh se edhe ai e kishte parë videon ku pretendohej se të akuzuarit fusnin në një furgon trupin e pajetë të 49-vjeçarit Prenga. Sipas tij, pamjet janë bardhezi dhe të paqarta për të përcaktuar se janë klientët e tij. 

Rrëmbimi i Prengës ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore pasi u rrëmbye dhe u vra më datë 17 janar të këtij viti, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij. Fillimisht RENA zbarkoi në Shijak dhe u vu në ndjekje e në arrestim të grupit Hajri, pronarë të kompleksit “Golden”, kamerat e të cilit fokusuan trupin e Prengës teksa futej në resort dhe dilte i pajetë në duart e dy vëllezërve, Altin dhe Emiljano Hajri. Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë; Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç dhe Festim Bexhdilin, ky i fundit dyshohet se dogji rrobat e viktimës dhe është personi kyç që mund të zbardhi vendin ku u varros babai i pesë fëmijëve.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet sGramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës. Operacioni u zhvendos më pas në Shkodër dhe solli arrestimin e dy anëtarëve të fisit Doçi në fshatin Bardhaj.   RENEA ka qenë në ndjekje të Gentian Doçit i cili dyshohet se është i përfshirë dhe person kyç në këtë ngjarje. Operacioni për kapjen e të kërkuarve të tjerë vijon, ku përveç Altin Hajrit, personat e tjerë që janë shpallur në kërkim janë M. Bajri., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE, Dritan (Gramoz) Rexhepi, person me rrezikshmëri të lartë kriminale, po ashtu, Gentian Doçi i cili mësohet se kishte rolin e garantit për kokainën dhe K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar, si dhe disa persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende. 

Vetëm një ditë më parë Ardian Doçi, një nga anëtarët e grupit “Dukagjini” është ndaluar sapo ka shkelur në territorin shqiptar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Doçi është kthyer në atdhe një dita pasi efektivët e “OFL-së” i kanë sekuestruar pasurinë në qytetin e Shkodrës. Anëtari i familjes Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jak Prengës më 17 janar 2020 pas prishjeve të pazareve të drogës nga vëllezërit e tij në Angli. Në pritje të kthimit të tij nga Viena në doganën e Hanit të Hotit ka qënë i vëllai dhe avokati i tijm, Agim Martini. Të dy u shprehën se Doçi ishte larguar nga vendo që më datën 2 nëntor dhe nuk ishte kthyer më. Gjë që sipas tyre mund të verifikohej fare lehtë me të dhënat e sistemit TIMS në kufi. 

Dy ditë më parë efektivët e anti-KÇK-së, i kanë sekuestruar Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor. Trupi i Jani (Dodë) Prengës u kërkua në lumin Erzen, kodrat mes fshatrave Pjezë e Hardhisht dhe në Ishëm, aty ku ka dyshime se u hodh nga rrëmbyesit pasi u vra, gjatë një përleshjeje për të shpëtuar jetën. Prokuroria gjithashtu ka nisur një letër porosi urgjente në Angli, ku kërkon ndalimin e Astrit Prengës, korrierit të drogës që mbajti peng 283 kilogramë kokainë të tri grupeve kriminale, aktive në Vlorë, Shijak dhe Shkodër. 11 urdhër-arreste janë firmosur nga Prokuroria bashkë me sekuestron preventive ndaj kompleksit Golden, aty ku u organizua dhe u realizua skenari horror. Ndërsa sot, në orët e para të mëngjesit forcat RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar për kontrolle në banesa dhe bizneset në Lezhë. Aty dyshohet se fshihet Altin Hjari, ndërsa në zonat përreth po kërkohet edhe për trupin e viktimës. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që  i vëllai, nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri jani prenga olsi turja altin hajri jani prenga olsi turja


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj