LIVE UPDATES
Bota

Verë, diell, pushime pastaj vala e katërt e pandemisë?

19 Qershor 2021, 09:20 Nga DOSJA
Verë, diell, pushime pastaj vala e katërt e pandemisë?

Moti i ngrohtë të gënjen. Pandemia nuk ka marrë fund. Sa i madh është në vjeshtë rreziku i një vale të katërt nga mutacionet e virusit?

Temperatura të larta, lirime kufizimesh, atmosferë relaksuese në Gjermani. Shifrat e COVID-19 po bien ndjeshëm. Në repartet e trajtimit intensiv nuk gjenden më 5000 të sëmurë, por pak më shumë se 1000. Vlera e treguesit të virusit ka rënë afër 10-s. Në të gjithë Gjermaninë janë liruar masat. Blerjet mund të bëhen pa teste, edhe një kafe përjashta në lokal mund ta pish po ashtu, në disa rajone madje edhe janë hapur klubet e kërcimit. Public Viewing në Kampionatin Europiane të Futbollit është i lejuar.

Por pandemia nuk ka kaluar.

Frika nga mutacioni delta

Instituti Robert koch, RKI autoriteti kombëtar shëndetësor gjerman në raportin e tij vjetor mbi përhapjen e mutantëve të virusit shprehet, se varianti delta i virusit, i zbuluar më parë në Indi, po përhapet edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve ai konsiderohet më infektues, se variantet e tjerë. Në Britaninë e Madhe aktualisht po rriten shifrat e infektimeve, hapja gati e plotë, siç ishte parashikuar u shty me një muaj.

Varianti delta përbën rreth 6% të infektimeve aktualisht në Gjermani, para katër javësh shifra ishte 2%. RKI thotë, se ka 880 raste të tilla, shumica nën moshën 60 vjeç dhe pret shtimin e infektimeve.

Çfarë bën politika?

Edhe nga politika vijnë zëra, se rreziku nuk ka kaluar. Në takimin e ministrave të Shëndetësisë së landeve me ministrin federal, Jens Spahn, kjo temë u diskutua gjerësisht. “Kemi rënë dakord që të krijojmë një koncept gatishmërie për qendrat e vaksinimit, që lejon vazhdimin e punës me ritme të ulta, por që bën të mundur rritjen e menjëhershme të kapaciteteve. Motoja e Jens Spahn: Në rast dyshimi më mirë të bëhet më shumë, se më pak.

Një pikë tjetër, ku politika mund të ndikojë janë rregulloret e udhëtimit sidomos tani kur fillon periudha kryesore e udhëtimeve dhe e verës. Këtu vlen: Kush vjen nga një zonë rreziku duhet të kalojë në karantinë apo të tregojë një test negativ. Nga zonat e ashtuquajtura zona të varianteve të virusit, si India apo Britania e Madhe vlen një karantinë 14 ditorë, e cila nuk shkurtohet as nga një test negativ.

Kush vjen nga jashtë në Gjermani me avion duhet më parë të testohet. Ndryshe nga vera e kaluar, tani ka mjaft teste, tha Spahn. Lista e vendeve të rrezikuara gjendet në faqen e internetit të Institutit Robert Koch.

Maska dhe shkollat

Shumë gjermanëve u intereson, nëse maskat do të hiqen apo jo. Edhe për këtë janë landet përgjegjëse. Në rrugët e blerjeve në shumë rajone nuk ka nevojë më ta mbash maskën. Në autobusë dhe metro ajo është ende me detyrim. “Maska do ta na shoqërojë edhe një kohë”, tha ministri Spahn. Tani fillon një fazë me “shumë përgjegjësi për njëri-tjetrin”. Sa më shumë njerëz mblidhen në një hapësirë të caktuar, aq më shumë duhet të ketë gatishmëri për të mbajtur maskën. Sepse ende nuk ka për të gjithë një ofertë vaksinimi.

Më shumë debatohet kjo çështje në shkolla. Në Gjermani periudha e pushimeve të verës shtrihet, në varësi të landit, nga korriku në shtator. Për nën 12 vjeçarët, si rregull nuk do të ketë vaksina, sipas Komisionit të Rregullt për Vaksinimin. Për të gjithë nga mosha 12-16 vjeç vendimi merret nga vetë familjet, detyrim vaksinimi nuk ka.

Sërish mbyllje në vjeshtë?

Pyetja që mbetet: A do të ketë në vjeshtë një mbyllje tjetër? Një valë të katërt pandemie? Eskperti i socialdemokratëve (SPD) për shëndetësinë, Karl Lauterbach ka frikë, se kjo mund të ndodhë. Në një intervistë ai e përshkruan variantin delta si shumë infektues dhe më të rrezikshëm, dhe pjesërisht edhe rezistent ndaj vaksinës, kur ajo është dhënë vetëm njëherë. Lauterbach megjithatë shpreson, se nuk do të ketë më “valë të madhe, sepse shumë vetë janë vaksinuar dy herë.”

Problemi është se aktualisht fushata e vaksinimit duhet të përballet me një vështirësi të re.Vaksina gjermane, aq shpresëdhënëse, Curevac në analizat e para nuk tregohet efektive. Tek prodhuesit e tjerë të vaksinave ka pasiguri, sepse shpesh ka vonesa në furnizim për shkak të problemeve në prodhimin e vaksinës.

Jo pakujdesi

Aktualisht çdo i dyti gjerman e ka marrë vaksinën e parë, çdo i katërti është plotësisht i vaksinuar. Në javët e fundit është rritur ritmi i vaksinimit. Ky temp duhet të mbetet kështu, thotë, Gernot Marx, kreu i Shoqatës Ndërdisiplinore të Mjekësisë Intensive e Emergjente në një intervistë. Por rëndësi ka edhe sjellja e gjithsecilit. “Nëse njerëzit sillen me pakujdesi, atëherë në vjeshtë do të kemi më shumë infektime, e një valë e katërt është e mundur”, thotë Marx. “Rreziku që mund të ketë më shumë të sëmurë rëndë dhe më shumë vdekje është ende real”.

Mes virologëve ekziston mendimi, se pandemia nuk do të zhduket plotësisht. COVID-19 do të bëhet një sëmundje “normale”, si të tjera. Që në vjeshtë nevojiten vaksina të tjera. Kjo është arsyeja, pse politika ka vendosur të mos i mbyllë të gjitha qendrat e vaksinimit/DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 gjermani mutacioni delta covid-19 gjermani mutacioni delta

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend