LIVE UPDATES
Aktualitet

Greva në Poçem dhe HEC-i në Lurë, Vetëvendosje paralajëmron dy protesta: Për jetë me dinjitet

22 Shkurt 2020, 22:21 Nga DOSJA
Greva në Poçem dhe HEC-i në Lurë, Vetëvendosje

TIRANË– Lëvizja Vetëvendisje, qendra në Shqipëri do të organizojë dy protesta në ditën në vijim. Në një status në rrjetet sociale, Vetëvendosje shkruan se të dielën, në orën 10:00 do të organizohen dy protesta, njëra në Ballsh, tjetra në Zall-Gjoçaj. Sipas statusit, protesta e Ballshit është për punë dhe rroga të papaguara, ndërsa protesta në Zall-Gjoçaj është kundër ndërtimit të një HEC-i në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”.

Vetëvendosje sqaron se në Ballsh protesta vjen pas një greve urie që nisi fillimisht para 10 ditëve në Poçem, nga 17 punëtorë të stacionit të elektropompimit, dhe më tej, para 6 ditëve, në grevë u futën edhe 10 punëtorë të rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh. Ndërsa përsa i përket protestës së dytë, ku HEC-i në Zall-Gjoçaj do të ndërtohet në kundërshtim me ligjin, brenda Parkut Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, duke i marrë ujin rreth 10.000 banorëve, Vetëvendosje shkruan se nuk do të lejojë shkatërrimin e potencialit blegtoral dhe turistik të zonës, bashkë me ekosistemin natyror të këtij parku që është pronë e të gjithë qytetarëve.

Statusi i plotë i Vetëvendosje

Nga Ballshi në Zall-Gjoçaj: protestë! Dy protesta zhvillohen këtë të diel. Njëra në Ballsh, tjetra në Zall-Gjoçaj, të dyja në ora 10:00. Protestat organizohen sepse në thelb ka ndodhur vjedhja e pasurive natyrore të Shqipërisë. Në Ballsh, nafta. Në Zall- Gjoçaj, uji. Protesta e Ballshit është për punë dhe rroga të papaguara. Protesta në Zall-Gjoçaj është kundër ndërtimit të një HEC-i në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”. Në Ballsh e në Zall-Gjoçaj, vidhen e shtypen punëtorë e fshatarë. Të dy protestat janë për jetë me dinjitet. Të dyja burojnë nga i njëjti problem: privatizimet e egra të pasurisë natyrore dhe publike të Shqipërisë, që kanë bërë të kamur një pakicë në kurriz të shumicës së shqiptarëve. Dy protestat e kësaj të diele tregojnë se shqiptarët janë të vjedhur, por jo të gjunjëzuar. Në Ballsh protesta vjen pas një greve urie që nisi fillimisht para 10 ditëve në Poçem, nga 17 punëtorë të stacionit të elektropompimit, dhe më tej, para 6 ditëve, në grevë u futën edhe 10 punëtorë të rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh. Aty punojnë rreth 900 punëtorë. Rrogat nuk i kanë marrë prej disa muajsh – rastet më ekstreme shkojnë deri në 27 muaj. Disa prej grevistëve janë shtruar tashmë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Krimi në Ballsh është i vjetër. Prek partitë, spekulantë vendas e të huaj, institucionet e shtetit, bankat, e kështu me radhë, duke krijuar një rrjet mafioz që përsërit krimin. Ky krim rëndon jo vetëm mbi sistemin e drejtësisë, por edhe mbi ndërgjegjen tonë si qytetarë të Republikës. Punëtorët kanë protestuar edhe më herët, dhe do protestojnë, me shumë të drejtë, këtë të diel. Mafia e naftës ka shkaktuar në Ballsh edhe një masakër mjedisore me pasoja të tmerrshme shëndetësore mbi vetë punëtorët dhe banorët e zonës. Ndërsa në Zall-Gjoçaj, në Mat, masakrën mjedisore duan ta kryejnë tani. HEC-i në Zall-Gjoçaj duan ta ndërtojnë, në kundërshtim me ligjin, brenda Parkut Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, duke i marrë ujin rreth 10.000 banorëve, si dhe duke shkatërruar potencialin blegtoral dhe turistik të zonës, bashkë me ekosistemin natyror të këtij parku që është pronë e të gjithë qytetarëve, dhe na jep të gjithëve oksigjen. Banorët po protesjonë prej disa muajsh dhe kanë dorëzuar edhe një padi në gjykatë. Këtë javë, për herë të tretë, seanca gjyqësore është shtyrë pasi palët e paditura nuk paraqiten. Prandaj, banorët kanë thirrur sërish protestë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri shpreh mbështetjen për të dyja këto protesta dhe kërkon nga institucionet shtetërore respektimin e ligjit dhe të të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen e sektorit të naftës si pasuri publike me interes kombëtar dhe mbrojtjen e mjedisit e të lumenjve nga shfrytëzimi i egër e shkatërrues. Në solidaritet me shqiptarët që këtë të diel protestojnë nga Ballshi në Zall-Gjoçaj! Tiranë, 22 shkurt 2020 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri.

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit ndodhen sot në ditën e 9-të grevës së urisë. Ata kanë deklaruar se në Tiranë kanë nisur bisedimet me zv/ministrin Ilir Bejtja, i cili i ka thënë se deri të hënën do të kalojnë pagat e prapambetura. Por megjithatë, ata shprehen të vendosur se do të nuk dorëzohen, pasi thonë se deri të hënën do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë. Naftëtarët thonë se janë në pritje për negociata. Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.

Dhjetëra banorë të disa fshatrave të zonës së Matit, kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-it të Sekës në lumin Zall Gjoçaj. Në muajin nëntor ata ngritën një çadrë dhe u ngujuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet heci ne zall gjocaj parku kombetar i lures proteste nga vetevendosje punëtorët e poçemit në grevë urie vetevendsoje proteston ne pocem dhe lure heci ne zall gjocaj parku kombetar i lures proteste nga vetevendosje punëtorët e poçemit në grevë urie vetevendsoje proteston ne pocem dhe lure

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK