LIVE UPDATES
Aktualitet

Vettingu/ Shkarkohet Valbona Seknaj, dështoi të rrëzonte problemet me pasurinë

18 Janar 2022, 17:45 Nga DOSJA
Vettingu/ Shkarkohet Valbona Seknaj, dështoi të rrëzonte

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Seknaj Durraj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në korrik të vitit 2019, me konkluzionin se kishte kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm e të rremë të pasurive; kishte mungesë të burimeve të ligjshme si dhe kishte kryer veprime fiktivite me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore; si edhe ka kryer ndërtim të paligjshëm në një truall në Velipojë.

Seknaj e konsideroi të padrejtë vendimin e KPK-së për shkarkimin e saj dhe iu drejtua Kolegjit me ankim. Ajo pretentoi se vendimi i dhënë vetëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë është rezultat i një hetimi administrativ të njëanshëm dhe të paracaktuar, i realizuar në kundërshtim të plotë me normat kushtetuese, ato procedurale dhe në zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Në përfundim, Seknaj kërkoi që çështja të kalohej në seancë publike dhe të vazhdohej hetimi për të tre kriteret e rivlerësimit, përfshi dhe pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin dhe në përfundim të procesit konfirmimin e saj në detyrë.

Valbona Seknaj Durraj e filloi karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998. Për më shumë se një dekadë, ajo punoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 u dekretua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, ku mbajti edhe pozicionin e kryetares. Me vendim të KPA-së të 14 korrikut 2021 ajo u largua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Vlerësimi i KPA

Kolegji i konsideron të pabazuara pretendimet e Seknajt për parregullsi procedurale gjatë procesit të rivlerësimit dhe e ka rrëzuar kërkesën për kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë publike. Gjithashtu, KPA e ka gjetur të drejtë konkluzionin e KPK-së për deklarime të pasakta të pasurisë, pasi është konkluduar se Seknaj nuk ka deklaruar burimet e krijimit të secilës prej pasurive të deklaruara. Gjithashtu, janë gjetur të pabazuara edhe pretendimet e subjektit se “mosevidentimi nga ana e ILDKPKI-së e problematikave në mënyrën e deklarimit të pasurive gjatë tri procedurave të kontrollit të plotë të kryera prej tij ndër vite, mund të justifikonte deklarimin e saj jo në përputhje me ligjin”.

Seknaj nuk ka arritur ta bindë Kolegjin as për mungesat financiare të konstatuara nga Komisioni për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 115,3 m2 në Tiranë në vitin 2004. KPK ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit për periudhën 2004 -2010 ka mungesë burimesh të ligjshme financiare për blerjen e kësaj pasurie në shumën – 3.9 milionë lekë.

Si një prej burimeve për blerjen e banesës në Tiranë, Seknaj ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti 66 m2 në Shkodër në vlerën 4.5 milionë lekë, transaksion për të cilin janë hartuar dy kontrata shitje me çmime të ndryshëm dhe të nënshkruara para dy noterëve të ndryshëm. Në njërën prej kontratave rezultonte vlera 3.5 milionë lekë, ndërsa në të dytën 2 milionë lekë, shumë për të cilën dhe ka paguar detyrimet tatimore, prej nga janë ngritur dyshime për evazion fiskal.

Subjekti ka pretenduar se nuk ndodhet në situatën e shmangies nga detyrimet tatimore, për sa kohë ato janë shlyer pjesërisht në kohë reale dhe pjesa tjetër gjatë vetingut. Për të mbrojtur këtë pretendim ajo ka sjellë në vëmendje se KPK i ka njohur si të ligjshme të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e apartamentit të banimit në Tiranë, megjithëse dhe në këtë rast tatimet janë shlyer po gjatë procesit të vetingut.

Kolegji vëren se konkluzioni i Komisionit për pamjaftueshmëri burimesh të ligjshme mbështetet kryesisht në rezultatin negativ financiar të vitit 2004 dhe analiza është përqëndruar në transaksionin e shitjes së apartamentin në Shkodër, të ardhurat e të cilit janë pretenduar prej subjektit në shumën 4.5 milionë lekë, përkundër vlerës 2 milionë lekë të përllogaritur nga Komisioni si të ligjshme, pasi për këtë shumë janë paguar tatimet në kohë reale.

KPA vëren se ka qenë vetë subjekti që ka kryer pagesën e tatimit mbi të ardhurat në dhjetor të vitit 2005, duke e konsideruar këtë fakt si përforcues të konkluzionit se kontrata në shumën 2 milionë lekë është nënshruar me qëllim shmangien e detyrimit tatimor.

“Ky fakt hedh poshtë gjithashtu edhe pretendimet e vetë subjektit të rivlerësimit se vlera prej 2.000.000 lekësh në kontratën e dytë të shitblerjes ka qenë një gabim i noterit”, vijon argumentimin KPA.

Pretendimet për pagesë të detyrimit tatimor gjatë procesit të rivlerësimit janë gjykuar pa efekt në vlerësimin e çështjes konkrete dhe është çmuar i drejtë konkluzioni i KPK për të konsideruar në analizën financiare vetëm shumën 2 milionë lekë.

Janë vlerësuar të pabazuara dhe pretendimet e tjera të subjektit për mospërfshirjen nga Komisioni të gjithë të ardhurave nga pagat dhe dietat, si dhe ato për periudhën kur do të duhej të shtrihej analiza financiare.

Po ashtu, nuk janë konsideruar petendimet e Seknajt lidhur me të ardhurat e saj nga ushtrimi aktivitetit të avokatisë për vitet 1992 –1997, si dhe të ardhurat e realizuara nga aktiviteti privat i bashkëshortit të saj për periudhën 1991-2015, që nuk janë provuar të gjitha me dokumentacion ligjor.

“…Trupi gjykues arrin në përfundimin se mënyra e përllogaritjes nga ana e Komisionit sipas metodologjisë së përcaktimit të fitimit mbi bazën e një marzhi mbi qarkullimin e kryer nuk ka cenuar nivelin e të ardhurave të subjektit të rivlerësimit, për sa kohë ato paraqiten në vlera më të larta sesa ka qenë fitimi i realizuar”, evidentohet në vendim.

Pasi trupi gjykues ka rrëzuar edhe pretendimet për përllogaritje të pasakta matematikore të kryera nga Komisioni, ka konkluduar se Seknaj nuk arriti që të provojë të kundërtën e rezultatit për balancën negative për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Ashtu si KPK, Kolegji ka konkluduar se Seknaj nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare dhe për blerjen e një dyqani m sipërfaqe 46 m2 në prill të vitit 1997 për çmimin 30 mijë euro. Megjithëse në deklaratën “veting” subjekti nuk ka pasqyruar burimin e krijimit të kësaj pasurie, gjatë procesit të rivlerësimit ka sqaruar se prona është blerë nga të ardhurat e siguruara prej saj nga puna si avokate dhe nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

KPK ka konsideruar se subjekti ka kryer deklarim të rremë për të ardhurat nga aktiviteti privat, pasi kanë rezultuar mospërputhje me të dhënat e administruara nga organet tatimore. Ndërsa Kolegji vlerëson ndryshe duke konsideruar vetëm pasaktësi në deklarime. “…Në kushtet kur për disa vite të aktivitetit privat mungojnë të dhënat e plota zyrtare të organit kompetent mbi fitimet neto të personit fizik E. S., duhet pranuar pretendimi i subjektit se nuk jemi para një deklarimi të rremë”, vlerësontrupi gjykues i KPA dhe shton se pamundësia e subjektit për të provuar të ardhurat nga aktiviteti bashkëshortit bënë që ajo të gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë.

Po ashtu, Seknaj nuk ka arritur të kundërshtojë në Kolegj konkluzionin e KPK për mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një një toke-truall me sipërfaqe 360 m² në fshatin Pulaj në Velipojë, me vlerë të deklaruar prej 881 mijë lekësh në vitin 2012, ku në vijim është ndërtuar një objekt me dy kate.

Ndryshe nga KPK që ka konstatuar se subjekti nuk arriti të provojë burimet e ligjshme të investitorëve që kanë ndërtuar objektin me dy kate, Kolegji vlerëson se ata nuk mund të konsiderohen persona të tjerë të lidhur e për rrjedhojë është gjetur i gabuar ky konkluzion i shkallës së parë të vetingut.

Lidhur me ndërtimin e objektit pa leje, Kolegji sjell në vëmendje faktin se leja për legalizim është kryer nga bashkëshorti i subjektit, si dhe dakordësinë mes tyre dhe investitorëve që me marjen e lejes, do të hartohej kontrata përfundimtare ku do të saktësoheshin sipërfaqet e ndërtimit që i takonin pronarit. Sipas KPA, këto fakte konfirmojnë se subjekti dhe bashkëshorti ishin në dijeni të plotë që nuk ishte nxjerrë asnjë leje ndërtimi dhe se objekti po ndërtohej në shkelje të legjislacionit përkatës. Në përfundim, trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Ardian Hajdarin, Ina Ramën dhe Natasha Mulajn, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK për shkarkimin e Seknajt.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet procesi i vettingut valbona seknaj durraj vettingu procesi i vettingut valbona seknaj durraj vettingu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj