Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO/ Angli e frikshme! Katër gola Ukrainës, për ti treguar forcën Danimarkës në gjysmëfinale
3 Korrik 2021, 20:50Nga DOSJA
ITALI- Anglia është skuadra e fundit gjysmëfinaliste në Euro 2020. Skuadra drejtuar nga Southgate ia doli të fitojë lehtësisht ndaj Ukrainës me shifrat 4-0. Që do të ishte një përballje e lehtë kjo u pa në vetëm katër minuta lojë kur Harry Kane ia doli të ndëshkojë Ukrainën, falë edhe një topi të shërbyer nga Sterling. “Tre Luanët” ruajtën ekulibrat në fushë,ndikuar nga një kundërshtar që nuk kishte forcë të bënte keq në portën e Pickford.
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 47′ Maguire goditi shpresat e ukrainasve me një goditje të saktë me kokë, që e çoi rezultatin në 2-0, duke qetësuar Southgate në pankinë.Ajo që kishte ëndërruar Shevcenko u shua përfundimisht në minutën e katërt pas rifillimit, kur skuadra e tij e dorëzuar moralisht pësoi edhe golin e tretë, që praktikisht mbyll një ndeshje të parashikuar si të tillë. Kane shënon dygolëshin e tij personal, duke rifituar pozita në listën e golashënuesve.
Nuk kishte më ndeshje në “Olimpico” me Ukrainën të shpartalluar krejtësisht nën goditjet e Anglisë, që shënoi golin e katërt duke hipotekuar shumë minuta para përfundimit kalimin në gjysëmfinale të Euro 2020. Henderson i sapo futur ka shënuar me kokë golin e katërt për skuadrën e Southgate, duke konfirmuar problemet e Ukrainës në goditjen standarde. Me meritë, Anglia ia doli të arrijë në gjysmëfinale, ndërsa tani do të përballet me furinë e Danimarkës.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-Është duke u luajtur në këto momoente sfida Ukrainë-Angli e vlefshme për fazën çerekfinale të Kampionatit Europian.’Tre Luanët’’ vijnë si favo...
SHBA-Një fotografi e publikuar nga Paulo Dybala ishte e mjaftueshme për t’i bërë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë. Numri 10 bardhezi në fakt postoi një foto m...
AZERBAJXHAN-Danimarka vazhdon serinë impresionuese në Europian. Përfaqësuesja daneze kalon në gjysmëfinale duke mposhtur Republikën Çeke me shifrat 2-1.N...
GJERMANI-Më shumë se 24,000 £ janë mbledhur për tifozen e vogël të Gjermanisë që u pa në lot pas eleminimit me Anglinë me shifrat 2-0. Ndonëse rreth 45 mijë tif...
ITALI-Entuziazmi për kombëtaren në Euro 2020 është në nivelet maksimale në Angli. Kjo e bën të vështirë pamundësinë për të ndjekur në stadium çerekfinale...
ITALI-Lot zhgënjimi dhe largim i detyruar nga fusha me barelë. Ndeshja e Leonardo Spinazzolas kundër Belgjikës, e luajtur në “Allianz Arena”, u mbyll para kohe ...
ITALI-“Fatkeqësisht e dimë të gjithë si shkoi – ka shkruar sot Spinazzola në profilin e saj në Instagram – por ëndërra jonë e kaltër vazhdon e me këtë grup fant...