LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Kanabisi, si e çmontoi RAI 3 skemën e ish-gjeneralit që mori pronat në Vlorë

9 Shkurt 2022, 18:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Kanabisi, si e çmontoi RAI 3 skemën e ish-gjeneralit që

ITALI – Emri i Fabricio Lisit, ish-gjeneralit të Guardia Di Finanzas të arrestuar sot me 4 persona të tjerë për korrupsion dhe pengim të hetimeve na kthen pas në kohë për shumë zhvillime kryesore në Shqipëri, sidomos për fenomenin e kultivimit të kanabisit.  

Në janar të vitit 2020, televizioni “RAI3” realizoi disa kronika lidhur me rritjen e frikshme të kultivimit të kanabisit në vendin tonë. Në atë kohë, gazetarët italianë nëpërmjet pamjeve ajrore të siguruara nga policia konfirmuan se prodhimi i lëndës narkotike ishte shumëfishuar në mënyrë alarmante 12-fish në krahasim me vitin 2019. Ky raportim shkaktoi irritimin e kryeministrit të kohës Edi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, por dhe të policisë italiane të cilat i quajtën të pavërteta të dhënat e publikuara nga emisioni “Kufijtë e Europës”. 

“Prodhimi i kanabisit është kthyer sërish në Shqipëri. Që nga viti i kaluar ka një rritje të jashtëzakonshme me 1200%. Kjo është shfaqur në fotot ajrore të siguruara në një raport të policisë që ne mund ta lexonim. 100 mijë rrënjët e kanabisit janë ndarë në parcela të vogla të fshehura në malle të larta. Fara e saj ka ardhur nga Vietnami dhe është e modifikuar gjenetikisht dhe ka një përqindje të madhe të përbërësve aktiv”, raportohej në emisionin “Kufijtë e Europës”. 

Pas këtyre kronikave, kryeministri  Edi Rama e quajti “turp gazetaresk” raportimet e emisionit në fjalë te “RAI3” pasi pretendonte se të dhënat e publikuara nuk përputheshin me ato të Guardia Di Finanzas.
 
“Lajmet e djeshme (27 janar 2020) në ‘RAI3’ lidhur me rritjen 12-fish të prodhimit të kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk. Nuk ka lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga Guardia di Finanza. Shpresojmë që partnerët tanë të na tregojnë të vërtetën pa humbur kohë”, shprehej kryeministri shqiptar dy vite më parë. 

Jo më pak i kursyer në sulme u tregua dhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në 2020 ndaj “RAI3”. Ai i konsideroi lajmet për kultivimin e kanabisit në Shqipëri si “gazetari jo skrupuloze dhe sensacionale”. Lleshaj shkoi më tej duke thënë se puna e bërë nga “RAI 3” dëmton partneritetin mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Kjo nuk është hera e parë që media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjeshmërisë të disa individëve që transmetojnë lajme false rreth luftës kundër kanabisit. është një gazetari sensacionale dhe e paskrupullt që dëmton partneritetin tonë me Italinë. Falë këtij bashkëpunimi, Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të drogës duke shënuar një rezultat vjetor të mrekullueshëm në këtë sektor. Lufta vazhdon”, shkrunte në Facebook Sandër Lleshaj.

Edhe vetë policia italiane doli kundër punës së bërë nga “RAI3” për zbulimin e kanabizimit të Shqipërisë. Ajo theksonte se të dhënat e kanabizimit në Shqipëri nuk korrespondonin me atë të Guardia Di Financas.

“Policia e shtetit hedh poshtë rezultatet e nxjerra nga RAI 3 duke theksuar se nuk përputhen me të dhënat e raportuara nga Guardia Di Finanza”, bënte me dije policia italiane.

Përse u irritua kaq shumë shteti shqiptar?
Në mandatin e parë të qeverisjes “Rama 1”, Guardia Di Finanza dhe policia shqiptare deklaruan me bujë para mediave se kishin shfarosur 99.8% të kanabisit të kultivuar në Shqipëri. Vetë ish-ambasadori i SHBA Donald Lu duartrokiti Saimir Tahirin, në atë kohë ish-ministër i Brendshëm. Ngjarja u përdor nga qeveria shqiptare si histori suksesi në luftën kundër trafikut të drogës. Për ironi të fatit, ish-gjenerali italian Fabricio Lisi erdhi në Shqipëri me mision për të monitoruar parcelat e kanabisit pasi qeveria shqiptare i kërkoi ndihmë palës italiane.

Sot, Lisi ndodhet prapa hekurave për korrupsion dhe pengim të hetimeve në drejtësi, ndërsa ish-ministri Tahiri do të vuajë dënimin me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Burimi: Albanian News

LAJMI KRYESOR: Arrestohet miku i Agaçit në Itali, ish-gjenerali mori 3 ha tokë në Vlorë (NGJARJA)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fabrizio lisi kanabizimi i vendit arrestohet fabrizio lisi kanabizimi i vendit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj