LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Mbi 40% e mediave afgane janë mbyllur që nga rikthimi i talebanëve

26 Dhjetor 2021, 17:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Mbi 40% e mediave afgane janë mbyllur që nga rikthimi i

AFGANISTAN- Mediat në Afganistan rrezikojnë të shkatërrohen, pasi përballen me një ulje të të ardhurave pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Një studim i Gazetarëve Pa Kufij dhe Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur Afganë tregon se rreth 43% e mediave afgane kanë ndalur aktivitetin, duke rreth 60% e gazetarëve kanë mbetur të papunë. Studimi gjithashtu tregon se marrja e pushtetit nga talebanët ka ndryshuar në mënyrë radikale panoramën mediatike në vend.

Nga 543 media që vepronin në Afganistan në fillim të verës, vetëm 312 ishin ende në funksionim deri në fund të nëntorit. 231 mediave iu desh të mbyllen dhe mbi 6400 gazetarë humbën vendet e punës që kur forcat talebane morën pushtetin në mesin e gushtit.

Një nga arsyet kryesore për këtë ndryshim në panoramën mediatike është kriza ekonomike dhe disa kufizime të vendosura nga qeveria talebane. Në kanalin lokal Shamshad TV të Kabulit, puna vazhdon si normalisht. Por menaxheri Abid Ehssas thotë se mediat janë goditur rëndë nga humbja e të ardhurave nga reklamat dhe nga kufizimet e vendosura.

“Situata e organizatave të mediave ka ndryshuar. Të ardhurat e tyre kanë rënë. Shumë prej gazetarëve me eksperiencë që punuan gjatë 20 viteve të fundit janë larguar nga vendi. Tregu mediatik është dobësuar. Disa prej mediave po ushtrojnë vetë-çensurë, ose u janë imponuar kufizime”, thotë zoti Ehssas.

Gratë në industrinë e mediave janë dëmtuar në veçanti. Mbi 84% e tyre janë të papuna që kur talebanët morën pushtetin, krahasuar me 52% të gazetarëve meshkuj.

Sidoqoftë, gratë vazhdojnë të punojnë në televizion. Gazetarja në Shamshad TV, Shukria Niazai thotë se ajo shqyrtoi mundësinë që ta linte punën, por vendosi përfundimisht ta vazhdojë, megjithë pasigurinë për të ardhmen.

“Duke patur parasysh situatën, jemi të shqetësuar. Nuk dimë çfarë do të na sjellë e ardhmja. A do të ketë kufizime të caktuara ndaj mediave? Jemi pra të shqetësuar nga këto çështje”, thotë zonja Niazai.

Mjedisi për gazetarët në kryeqytet dhe pjesën tjetër të vendit është bërë i vështirë. Mediat duhet të përmbushin “11 rregullat e gazetarisë” të urdhëruara nga ministria për informacionin dhe kulturën, si dhe me interpretimin taleban të doktrinës islamike. Këto rregulla i hapin rrugën çensurës dhe përndjekjes, dhe ua heq gazetarëve pavarësinë e tyre.

“Të gjitha arritjet në këtë vend po sfidohen ditë pas dite, dhe mediat nuk i shpëtojnë kësaj. Jemi ndikuar shumë keq nga situata e pakëndshme në Afganistan. Situata e mediave dhe e qasjes tek informacioni janë në një gjendje shumë të keqe dhe serioze”, thotë Masroor Lutfi, nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur Afganë.

Dobësimi i aktivitetit të mediave ka një efekt madhor edhe tek punësimi. Nga rreth 10790 të punësuar në media, kishin mbetur vetëm 4360 kur u zhvillua studimi.

Gazetari 30-vjeçar Mustafa Jafari ka punuar për rreth tetë vite me televizione të ndryshme lokale. Ai mbeti pa punë kur kanali Rah-E-Farda, ku ai punonte, u mbyll me ardhjen në pushtet të talebanëve. Zoti Jafari tashmë shet misra të pjekur, për të fituar rreth dy dollarë në ditë që të ushqejë bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

“Fatkeqësisht nuk shoh ndonjë të ardhme më të mirë, dhe humbas shpresën ditë pas dite. Situata ekonomike dhe politike në Afganistan po përkeqësohet çdo ditë që kalon”, thotë zoti Jafari.

Gazetarët kanë punuar gjithnjë në vijën e parë gjatë 20 viteve të fundit, të sulmuar nga talebanët, Shteti Islamik, bandat kriminale dhe në disa raste edhe nga qeveria e ish-Presidentit Ashraf Ghani. Në vitin 2018, nëntë gazetarë afganë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës nga Shteti Islamik.

Afganistani përballet tashmë me rrezikun e një kolapsi të plotë ekonomik, me mungesën e fondeve ndërkombëtare, me një rritje alarmuese të urisë dhe një rebelim të rrezikshëm nga militantët e grupit Shteti Islamik.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ashraf ghani masroor lutfi mediat në afganistan shukria niazai ashraf ghani masroor lutfi mediat në afganistan shukria niazai

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj