Përleshje e përgjakshme në Selanik/ Dy shqiptarët gjenden të plagosur në rrugë nga kalimtarët, dyshohet se janë përdorues droge
U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
X pezullon llogaritë e opozitës turke mes protestave për arrestimin e Ekrem Imamoglut 22 Mars, 22:23 Presi...
Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm ë...
"Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja", Rama: Mediat sociale janë kthyer në një instrume...
KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastreha pasi tërmeti u prishi shtëpitë.
I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambjentet e shkollës “NR.4” në Krujë.
Sapo është futur në sallën e palestrës, kryeministri është ulur me gratë dhe ka nisur të diskutojë për dëmet e shkaktuara në banesa. Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rraja.
Por kryeministrit ia ka tërhequr vëmendjen një fëmijë që mbante në duar një automatik lodër. Rama i tërheq vëmendjen për lodrën, por djali i vogël largohet duke qarë.
Pjesë nga biseda
Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatic
Djali: Është lodër…
Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun
Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër
Rama: Hajde këtu me mua hajde…!
Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.
Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…
Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.
Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…
Me kokën ulur djali rri në prehrin e kryeministrit dhe siç duket mërzia s’I ka kaluar akoma. Rama fillon të flaës sërish për dëmtimet e shtëpive.
Bujari i vogël vijon të jetë i mërzitur dhe largohet nga prehri i kryeministrit. Ai mbështetet në kraharorin e Gjermenit.
Rama: Çfarë qenka ky kështu? Qenka lule mos prek…
Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastreha pasi tërmeti u prishi shtëpitë.I shoqë...
TIRANË- Partia Demokratike ka nisur një kërkesë zyrtare qeverisë dhe Bashkisë së Krujës, ku iu kërkon të japin brenda 10 ditësh informacion për dëmet e shk...
KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pasteha pasi tërmeti u prishi shtëpitë. I shoqë...
KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastrehë pasi tërmeti u prishi shtëpitë. I shoq...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar kryeminstrin Edi Rama, duke u shprehur se sjellja e tij është shumë arrogante, si me qytetarët, ashtu edhe me o...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në një takim eksperten Luljeta Bozon, e cila tha se edhe pse nuk i pëlqen të dalë në televizor, ajo e ka bërë ...
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror. Në një reagim në Twitter, Soreca, shkrua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar dhe ironizuar deputetët e opozitës së re.Rama u ka thënë deputetëve të opozitës së rese ja...
Tiranë- Pas zgjedhjes së anëtarëve të KED-së ka reaguar Presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur se shori ishte transparent.“Pas një shorti tepër TRANSPARENT...
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka qenë i ashpër sot në Kuvend gjatë fjalës së tij, ku ka ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë. Murri...