LIVE UPDATES
Sport

VIDEO / Reja: “Skuadra ka AND-në dhe mënyrën e saj të lojës. E meritojmë të luajmë shanset tona deri në fund”

11 Tetor 2021, 12:24 Nga DOSJA
VIDEO / Reja: “Skuadra ka AND-në dhe mënyrën e saj të

DURRES Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, është shfaqur sot në konferencë për shtyp para mediave, së bashku me kapitenin e kuqezinjve, portierin Etrit Bersha. Ai ka folur për situatën e ekipit para ndeshjes me Poloninë, teksa theksoi se Shqipëria ishte me meritë në këtë pikë dhe do të tentonte deri në fund shanset e saj.

Kuqezinjtë dhe kundërshtari? “Mbërritëm në këtë pikë dhe ideja si gjithmonë në çdo ndeshje, është të luajmë duke u munduar të imponojmë lojën tonë. Tani fazën ofensive e nisim para, se duam që sulmuesit të jenë mbrojtësit tanë të parë. Futbolli ynë është i bërë nga presingu për 90 minuta, kemi bërë kështu dhe kanë ardhur rezultate. Skuadra ka AND-në e saj dhe mënyrën e saj të lojës. Pastaj Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, flitet për Levandovskin por nuk është vetëm ai, është një skuadër me futbollistë të mëdhenj, që luajnë në nivel të lartë. Ne jemi skuadër e vërtetë, jemi bërë skuadër e vërtetë. Është një grup i madh, kanë luajtur 24-25 lojtarë që kanë bërë gjithmonë mirë edhe kur mungonin lojtarë të rëndësishëm. Nesër nuk duhet të gabojmë asgjë, që te goditjet e dënimit, por në të gjithë situatat duhet të kemi përqendrim shumë të lartë. Nuk ka asnjë lehtësi në futboll”.

Grupi i vështirë? “Jemi rritur shumë, kemi punuar për këtë, për të arritur objektiva të rëndësishëm. Djemtë kanë punuar shumë e mirë, kanë besuar te puna. Ndaj tani kemi mbërritur këtu, kemi dashur të jemi në konkurrim me të gjithë deri në fund, që të luanim deri në fund shanset dhe kështu është. Kjo është meritë e djemve, se kanë bërë gjëra të rëndësishme. Unë e dija që ishte një grup i vështirë, se Hungaria kishte treguar gjëra të rëndësishme, Polonia ka lojtarë të rëndësishëm. Nëse jemi këtu, është me meritë, kjo është e rëndësishme se për të arritur në këtë pike, kemi bërë rezultate. Kjo skuadër mund të bëjë gjithçka, edhe mund të humbasim, por kemi mundësi të përballemi me këdo. Kur u hodh shorti thashë “jo”, por ja ku jemi, mund t’ia dalim dhe kjo nuk është rastësi”.

Gabimet në lojë? “Unë them vetëm diçka, nëse ka diçka që të lë pa gjumë, është frika që nuk ia del. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi vetvetja. Sigurisht që ka përgjegjësi se luajmë në shtëpi, me një ekip të fortë para, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Mund të arrijmë rezultat. Komponenti fat është i rëndësishëm në eliminatore. Ne në Poloni na eci keq, ishte penalltia dhe episodi që shkoi kundër. Me 3-2 raste mund të kishin ata probleme, se po luanim mirë. Edhe ne kemi bërë gabime, por ka episode në ndeshje. Djemtë të luajnë me qetësi, por të bindur te ajo që bëjnë, duhet të kesh personalitet mbi të gjitha në ndeshje të tilla. Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon, por varet edhe nga skuadra përballë, nëse të lejon të bësh diçka apo jo. Për mua është e rëndësishme të mos vendosesh në mbrojtje, të tentojmë të kemi iniciativën. Me Anglinë, bëmë edhe një zgjedhje ofensive dhe nuk ia dolëm. Por nuk mund të rrish gjithmonë të presësh, duhet edhe të propozosh lojë se përndryshe nuk ia del kurrë”.

Broja titullar? “Unë e kam vendosur titullar Brojën në shumë ndeshje, edhe në Kazakistan. Ka luajtur si titullar, por nuk ka pasur këtë rendiment. Ai ka një rendiment më të mirë kur lëshojnë skuadrat e tjera, ai arrin të shprehë plotësisht potencialin se ka shpejtësi dhe mbi të gjitha bën gol. Nuk është e lehtë. Ai e ka si karakterisitikë të gjuajë në portë. Por nuk di nëse nga fillimi, kur skuadrat janë të gatshme edhe fizikisht, eksperiencat e mëparshme ma kanë dhënë këtë bindje. Nuk e di ende nëse është nga fillimi, se nuk e di si mund të reagojë. E kam menduar opsionin si titullar, por ende është për t’u shqyrtuar. Po ta dija që Broja bën gol, do ta fusja në 3 minuta e fundit, se nuk ka kohë kundërshtari për të reaguar dhe do të zgjidhnim problemet tona”.

Shanset për të fituar? “Jemi këtu dhe do të luajmë shanset deri në fund se e kemi merituar. Do të japim gjithçka. Mendoj se kemi një mundësi edhe pse kemi shumë mungesa të rëndësishme, lojtarë të nivelit të lartë. Por nuk jam ankuar kurrë. Kemi bërë një skuadër dhe një grup që ka dhënë përgjigje, të gjithë kontribuojnë, kush më shumë e kush më pak dhe na kanë zgjidhur jo pak problemet. Pres paraqitje të mirë, shpresoj të luhet mirë dhe të tregojmë faktin që jemi rritur ndeshje pas ndeshje. E kemi treguar edhe me miqësoret duke luajtur mirë. Ndeshja nesër merr një rëndësi të madhe se ka mundësi të na lejojë të shkojmë në “play-off” dhe duam t’i shkojmë deri në fund. I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve dhe përse të mos besojmë deri në fund”

A mund të luajmë për barazim? “Nuk e dimë, ndeshjet luhen, ne luajmë për të fituar. Edhe me Hungarinë në fund nuk është se kërkova barazimin, ndryshuam që të fitonim ndeshjen, pastaj na shkoi mirë. Duhet të kesh bindje, se ndokush bën zëvendësimet të mos pësosh, ndërsa mua më duhen zëvendësimet që të fitoj. Të gjithë djemtë kanë karakteristikat e tyre, detyra ime është që të shfrytëzoj këto karakteristika dhe nëse djemtë besojnë, mund të ecin para, në futboll duhet të mundohesh të fitosh ndeshjet”.

Ndiqeni nëpërmjet kësaj videoje të plotë konferencën për shtyp të trajnerit të kombëtares Edi Reja dhe të kapitenit Etrit Berisha.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edi reja konferencë për shtyp para mediave para ndeshjes me poloninë trajneri i kombetares shqiptare edi reja konferencë për shtyp para mediave para ndeshjes me poloninë trajneri i kombetares shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj