Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për videon e publikuar në Facebook, krah të cilës shkruante se është filmuar në Spanjë gjatë periudhës së koronavirusit. Në një status në Facebook, Rama shkruan se këtë video ia kishte dërguar një mik dhe se ai kishte rënë pre nga një ‘qytetar digjital’. Gjithsesi Rama shton më tej, se përveç fjalës Spanjë, lajmi se nuk do të tregohet tolerancë ndaj atyre që shkelin rregullat e karantinimit vlen ende dhe nuk tërhiqet nga kjo gjë.
“Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”! E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit. Tani marr vesh që qenkan pamje nga Algjeria!
Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital” Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi (natyrisht duke hequr fjalën Spanjë) dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% pa asnjë diskutim!“- shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama publikoi disa orë më arë një video me anë të së cilës shkruante se pamjet tregonin se si po rriheshin njerëzit në Spanjë, pasi dilnin nga karantina. Rama u tregua mjaft i prerë teksa u tha qytetarëve se tashmë Forcat e Rendit do të veprojnë, duke nënkuptuar këtu edhe dhunën. Dosja.al hulumtoi dhe gjeti të publikuar në rrjetet sociale, video nga përplasja e algjerianëve me policinë. Kjo ngjarje, bazuar në postimet e bëra ka ndodhur gjatë një proteste të qytetarëve kundër qeverisë. Të njëjtën deklaroi edhe Partia Demokratike.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video për të cilën shprehet se është videoja me të cilën kryeministri Edi Rama hapi panik, duke u shpreh...
KUKËS– Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka bërë një apel kundrejt të gjithë qytetarëve që thyejnë rregullat e karantinimit dhe dalin nga shtëpitë në...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paraljmëruar të gjithë qytetarët se Policia e Shtetit nuk do të tregojë aspak tolerancë ndaj atyre që ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet se si disa efektivë, me shkopa gome në duar qëllojnë njerëzit që shohin në rrugë dhe kanë da...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës. në një postim në Facebook, Meta shkruan se ajo shtëpi ...
TIRANË– Ndërkohë që e gjithë Shqipëria është e izoluar dhe e mbyllur në karantinë, Bashkia e Tiranës vijon me propagandën e saj, duke treguar nëpërmj...
Tiranë-Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje shqiptarëve që të zbatojnë rregullat dhe u shpreh se të gjithë të pabindurit do të ndëkohen. Kreu i qeverisë thekso...
Tiranë-Edi Rama ka deklaruar se do t’ju mohohet çdo lloj ndihme financiare nga shteti për të paktën një vit, çdo personi që nuk i bindet urdhrit p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në rast se shkelet karantina, atëherë shteti do të përdorë gaz lotjsellës, dhe të gjitha mjetet për të mos lej...
Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se orari i ri nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës për lejimin e qarkullimit, do të qëndrojë në fuqi gja...