Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË– Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhje portofolash në qytet.
Në prangat e policisë kanë rënë: A. T., 53 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. P., 52 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh).
Në rastet e dokumentuara nga Policia, dy të akuzuarit dyshohet se kanë gisht në plot 9 vjedhje të ndodhur në qytetin e Vlorës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Finalizohet operacioni i koduar “Portofoli”
Ndalohen nga policia dy shtetas, të cilët në bashkëpunim, kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytet, kryesisht portofolë nga qytetarë të ndryshëm.
Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të një pune hetimore, ndjekjeje dhe vëzhgimi prej afro dy muajsh, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, shtetasit:
• A. T., 53 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për vjedhje).
• E. P., 52 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh).
Këta shtetas janë kapur nga Policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur portofolat e dy shtetasve pranë poliklinikës së qytetit, konkretisht:
Më datë 02.09.2019, në këtë poliklinikë në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin nga xhepi shtetasit K. L., dhe i kanë marrë 8 000 lekë.
Më datë 09.09.2019, në të njëjtin vend kanë vjedhur nga xhepi portofolin e shtetasit H. B., nga i cili kanë marrë 4 000 lekë.
Nga puna intensive hetimore e Komisariatit të Policisë Vlorë, kryer prej afro 2 muajsh, ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur janë autorë të dyshuar për kryerjen e 7 vjedhjeve të tjera në qytet, të specifikuara si më poshtë:
• Më datë 26.06.2019, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetasit E. H.
• Më datë 18.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetases V. H., ku dyshohet se kanë marrë 25 000 lekë dhe 250 euro.
• Më datë 02.07.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases norvegjeze H. R., portofolin me 45 000 lekë.
• Më datë 22.06.2019, pranë një marketi, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. N., me një sasi parash prej 400 000 lekësh.
• Më datë 27.02.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit G. M., portofolin me mjete identifikuese brenda.
• Më datë 30.01.2019, në Novoselë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit F. A., portofolin me një sasi parash prej 4 000 eurosh.
• Më datë 11.01.2019, në ambientet e Spitalit Rajonal Vlorë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases M. Sh., një sasi parash rreth 50 000 lekë dhe 500 euro.
Seksioni i Hetimit të Krimeve ka zbuluar se shtetasit A. T. dhe E. P., i kanë kryer këto veprimtari vjedhjesh kryesisht në ambiente ose mjedise ku ofroheshin shërbime publike, me qëllim që të përfitonin nga grumbullimi i njerëzve.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
BULQIZË– Një tërmet ka rënë orët e para të mëngjesit të sotëm 12 kilometra në juglidje të Bulqizës.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe M...
TIRANË– Gazetarja Brunilda Cami ka publikuar foto se si duken në të vërtetë librat falas të dhënë nga qeveria. Në fotot e publikuara nga Cami duket qartë q...
TIRANË– Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar vjedhjen e disa parave mbi banakun e një supermarketi.Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur gr...
TIRANË– Dosja.al ka sjellë një video ku tre personat e një familjeje që e kalon ditën dhe natën jashtë luten për mëshirë. Bëhet fjalë për rastin e familjes...
ITALI– Një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 28-vjeçarin Kreshnik Gockaj, i cili ishte punësu...
KUKËS– Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Krumë-Kukës në zonën e ...
FIER– Dosja.al ka zbardhur detaje rreth ngjarjes së ndodhur në qytetin e Fierit ku dy nipër dhunuan hallën për pronën. Mësohet se dy të arrestuarit tashmë për d...
VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja që ka nisur në kadastrën e Vlorës. Sipas informacioneve që Dosja.al ka siguruar mësohet se vetëm 6 n...
SHKODËR– Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në zonën e njohur si Kolaudimi.Mësoh...