Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua ndër të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai pati dhe një drekë pune me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka dhe ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë.
Sipas një njoftimi të ambasadës amerikane, zoti Reeker “përgjatë gjithë takimeve të tij, nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”.
Muajin e kaluar Sekretari Blinken njoftoi vendimin për ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara, për korrupsion madhor, ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Zoti Berisha foli për nje vendim “të pabazuar në fakte e prova”. Ndërsa kryetari demokrat Lulzim Basha publikisht është shprehur i keqardhur dhe ka bërë “thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”.
Ajo që ra në sy gjatë vizitës së zotit Reeker, ishte dhe mungesa e një takimi me presidentin Iir Meta. Një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “për arsye të ndërtimit të agjendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”.
Kreu i Shtetit shqiptar, veçanërisht muajt e fundit ka qenë në një kurs përplasjeje me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ndërsa përdori tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan ndaj zotit Berisha duke e cilësuar atë një “fletërrufe” apo “një akt të shëmtuar, të poshtër e të pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, ambasadori Reeker “përgëzoi udhëheqësit e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, e cila theksoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon”. Ai gjithashtu “mirëpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit “përsëriti mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian”.
Për të dëshmuar mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi, ai bisedoi dhe me një grup magjistratësh që kanë kaluar procesin e vettingut. Një zëdhënës i ambasadës i shpjegoi Zërit të Amerikës se “Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker dhe ambasadorja Kim u takuan me gjyqtarë dhe prokurorë që shënojnë një epokë të re të Drejtësisë shqiptare. Këta magjistratë u zgjodhën sepse përfaqësojnë ata që kanë përmbushur nivelin e integritetit dhe profesionalizimit qoftë duke plotësuar kërkesat e reja rigoroze për t’u bërë shërbëtorë të drejtësisë shqiptare, ose duke kaluar procesin e vështrë por të nevojshëm të vettingut”. Zëdhënësi theksoi më tej se “profesionistë të besuar, si këto gra dhe burra, po krijojnë një sistem drejtësie të pavarur, por llogaridhënës, dhe po punojnë në mënyrë të palodhur për t’i dhënë drejtësi të ndershme dhe të paanshme popullit shqiptar”.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka informuar mbi viztat e zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker në Tiranë dhe takimet me Ramën e Bash...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi i ka dërguar një letër diplomatëve të huaj në vendin tone duke i lajmëruar se qeveri...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e partisë ‘Bindja Demokratike’ dhe të partisë ‘Lëvizja Demokratike Shqiptare’ duke shfuqizuar kështu pikën ...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është akuzuar sot nga aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit se ka lobuar tek krye...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar sot padinë e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt kreut të grupit parlametnar të Par...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shtyu seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës Ismail Qerimaj, pas kërkesës së avokatit të tij se nuk kishte kohë mjaftueshëm p...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka përcjellë vetë jashtë selisë së Partisë Demokratike ndihmëssekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Eu...
TIRANË– Delegacioni i Bashkimi Europian në Tiranë, ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj Luigi Sorecës nga përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatri...
VLORË– Pas 1 ore, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Ervis Moçka, kryetar i Këshillit bëri të ditur se janë miratuar pikat...
TIRANË-Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në selinë blu, ku edhe do të zhvillojë një ta...