Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vjedhje, kanosje dhe kanabis! Tre të arrestuar në Tiranë, dy në kërkim
24 Dhjetor 2021, 13:33Nga DOSJA
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. I riu 24-vjeçar është arrestuar për mbajtje pa leje të armë të gjuetisë. Ndërkohë 35-vjeçari me iniciale E.XH dhe një 48-vjeçar janë vënë në pranga nga policia për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe në mënyrë të parregullt.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasve në kërkim: – E. L., 24 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
– E. Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. —- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. D., 44 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur shtetasin Y. N., 56 vjeç. —- Me datë 23.12.2021, gjatë natës, në fshatin Luz i Vogël, në Qendrën Shëndetësore të fshatit, është vjedhur një laptop. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
BERAT – Policia ka arrestuar 4 persona ditën e sotme, tre nga të cilët me burg dhe njërin me arrest shtëpie pas dy operacioneve policore “Tatimet” dhe “St...
TIRANË – Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka shpërndarë ditën e sotme një mesazh urimi për të gjithë besi...
TIRANË – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftua rregullat e reja për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kanadasë.Nëpërmjet një njoft...
TIRANË – Të shumtë janë emigrantët shqiptarë që kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit.Në dy doganat kryesore Kapshticë dhe Kakavijë që lidh Shqi...
ITALI – Një tjetër i ri shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal në Itali, vetëm një ditë para Krishtlindjeve. I riu, i cili jetonte prej...
VLORË– Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar disa prona të dy grave që akuzohen për pastrim parash. Pronat e sekuestruara janë dy apartamente dhe katër ...
TIRANË – Për të gjithë ata, të cilët festojnë Krishtlindjet, lajme jo të mira vijnë nga meteorologët përsa i përket motit në vendin tonë në fundjavë....
TIRANË- Rafael Genish është pronari i kompanisë i cili është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik. Nd...
TIRANË – Banorët e lagjes ‘5 Maj’ në Tiranë kanë dalë sërish sot në protestë kundër shembjes së banesave të tyre, ndërkohë që, kanë mbi 3 muaj që kër...