LIVE UPDATES
Politike

VKM/ Qeveria merr vendimin e ri, krijohet baza e të dhënave shtetërore për trafikun detar

16 Shkurt 2022, 13:43 Nga DOSJA
VKM/ Qeveria merr vendimin e ri, krijohet baza e të dhënave

TIRANË – Këshilli i Ministrave vendosi sot krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për trafikun detar. Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së qeverisë. Në VKM e sotme janë publikuar dhe autoritetet përgjegjëse që menaxhojnë dhe ofrojnë këto të dhëna.

Burimet parësore të informacionit të transportit detat menaxhohen nga Qendra Institucionale Operacionale Detare (QNOD). Informacionet e dorës së dytë për trafikun detar mund të gjenden në portalin e-Albania dhe te Sistemi i Inspektoratit Qendror.

Sipas VKM së publikuar sot, organet që ofrojnë këto informacione janë: agjencitë, agjentët detarë dhe përfaqësuesit e autorizuar të mjeteve lundruese; kapitenët dhe drejtuesit e mjeteve lundruese;  institucionet ligjzbatuese detare, si: Drejtoria e Përgjithshme Detare; Policia Kufitare dhe Migracionit;  Dogana dhe Antikontrabanda Detare; Roja Bregdetare; Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës; Autoriteti Portual dhe portet detare shqiptare shtetërore dhe private;  strukturat vendore të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) dhe Dispeçeria e Peshkimit.


V E N D I M
PËR KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE PËR TRAFIKUN DETAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e sistemit të bazës së të dhënave shtetërore, të quajtur “Baza e të dhënave shtetërore për trafikun detar”, në administrim të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD).

2. Baza e të dhënave shtetërore për trafikun detar përmban të dhëna parësore që konsiderohen të dhënat e grumbulluara nga kjo bazë të dhënash, ku përfshihen:

a) të dhënat për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese në dhe nga portet shqiptare, të dhënat e udhëtimit, data e koha e mbërritjes dhe nisjes, porti i fundit i nisjes dhe porti i mbërritjes, numri i udhëtimit, emri i agjentit ose personit të autorizuar që bën thirrjen portuale;
b) të dhënat e “IMO FAL”:

i. Deklarata e përgjithshme “General Declaration”;
ii. Deklarata e ngarkesës “Cargo Declaration”;
iii. Deklarata e furnizimeve të anijes “Ship’s Store Declaration”;
iv. Deklarata e sendeve të ekuipazhit “Personal Effects Declaration”;
v. Lista e ekuipazhit “Creë List Declaration”;
vi. Lista e pasagjerëve “Passenger List”;
vii. Manifesti i mallrave të rrezikshme “Dangerous Goods Manifest”;
c) të dhënat e formularit të mbetjeve, përkatësisht: tipi i mbetjeve dhe porti i dorëzimit të mbetjeve, kapaciteti maksimal i ruajtjes, mbetje në bord, parashikimi i mbetjeve që do të gjenerohen, mbetje nga karburanti, mbeturina ushqimesh të riciklueshme, mbeturina që dalin nga ngarkesa kargo, mbetje nga ngarkesat, ujëra të ndotura;
ç) të dhënat e formularit të sigurisë, përkatësisht: detaje të sigurisë së mjetit lundrues, niveli i sigurisë, 10 thirrjet e fundit portuale, aktiviteti anije me anije, lista e kontrollit për sigurinë e bunkerazhit dhe certifikatat e sigurisë së mjetit lundrues;
d) të dhënat e deklaratës së shëndetësisë, përkatësisht: certifikata e vlefshme e kontrollit të higjienës dhe pyetje shëndetësore mbi gjendjen e pasagjerëve;
dh) të dhënat për planin e portit, përkatësisht: planifikimi i ankorimit të mjetit lundrues në port, emri i portit, ku akostohet mjeti lundrues, kalata e akostimit, emri i pilotit (nëse ka);
e) të dhënat për lejen mujore dhe praktikën e nisjes/mbërritjes. Për lejen mujore përzgjidhen anija, porti, periudha e lejes mujore, ekuipazhi etj., ndërsa për praktikën e nisjes/mbërritjes plotësohet destinacioni dhe koha e nisjes/mbërritjes, numri i pasagjerëve, numri i ekuipazhit, si dhe një kopje e dokumentit të copyrole;
ë) të dhënat për inspektimin doganor, përkatësisht: emri i mjetit lundrues, numri i inspektimit, data e inspektimit, pjesëmarrësit në procesin e inspektimit dhe rezultatet e inspektimit;
f) të dhënat për kontrollin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, përkatësisht: emri i mjetit lundrues, emri i kapitenit, data e kontrollit, porti dhe vendndodhja, ngarkesa, numri i ekuipazhit dhe pasagjerëve, grupi i kontrollit dhe komente;
g) të dhënat për inspektimin e shëndetësisë, përkatësisht: zona e inspektimit, data e rinspektimit, nëse u gjetën prova, rezultatet e inspektimit dhe komentet.
gj) të dhënat për inspektimin e Kontrollit Shtetëror të Flamurit dhe Kontrollit Shtetëror të Portit, përkatësisht: data e inspektimit, tipi i inspektimit, kontrollet operacionale, zonat e inspektuara, të dhëna specifike të inspektimit, certifikatat përkatëse, mangësitë, si dhe dokumente shtesë;
h) të dhënat për inspektimin e antikontrabandës, përkatësisht: emri i mjetit lundrues, data e inspektimit, ngarkesa, displamenti i llogaritur, rezultati, diferenca, grupi i antikontrabandës.

3. Të dhëna dytësore konsiderohen të dhënat që merren nga baza të tjera të dhënash, si:

a) Portali unik qeveritar e-Albania për kodin unik të përdoruesit dhe kodin e shërbimit elektronik;
b) Sistemi i Inspektoratit Qendror (e-inspektimi) për të dhënat e inspektimit të peshkimit, ku përfshihen:

i. të dhëna të inspektimit të një anijeje peshkimi në det, si: anije, objekt inspektimi, identifikimi i jashtëm, emri dhe flamuri, nr.IMO nëse ka, lloji i anijes, thirrje radioje e paraimbarkimit, shkallare litari, identifikimi i inspektorëve, inspektimi i dokumenteve dhe autorizimeve, certifikata e regjistrit detar, kontrolli i fuqisë motorike, SVA funksionuese, njoftimi paraprak, certifikata për sistemet e peshimit në bord, inspektimi i zënieve, inspektimi i mjeteve, rrjeta ose lloji, detyrime financiare/gjobë, pagesa e taksës vjetore;
ii. të dhëna të inspektimeve të anijeve të peshkimit në port ose në zbarkim, ose përpara shitjes së parë, si: identifikimi i jashtëm, emri dhe flamuri i anijes, lloji i anijes, certifikata e regjistrit detar, nr.IMO nëse ka, kontrolli i SVA-së i paraimbarkimit, njoftimi paraprak, të dhënat e lejes së peshkimit, numri i faqeve të librit të anijes së peshkimit, inspektimi i zënieve, kontrolli i dimensioneve minimale për zëniet, vegla e peshkimit në përputhje me llojin e peshkimit të përcaktuar në licencë, dimensioni i syzes së mjeteve të peshkimit, detyrime financiare dhe gjobë, pagesa e taksës vjetore;
c) Sistemi i monitorimit të anijeve të peshkimit (VMS system) për të dhënat e anijeve të peshkimit, ku përfshihen: numri VMS, vendndodhja/destinacioni i anijes;
ç) “Regjistri i mjeteve lundruese”, për të dhënat e mjeteve lundruese me flamur shqiptar, ku përfshihen: emri i anijes, nr.i matrikullit, tonazhi i anijes, gjatësia e anijes.

4. Dhënës të informacionit janë:

a) agjencitë, agjentët detarë dhe përfaqësuesit e autorizuar të mjeteve lundruese;
b) kapitenët dhe drejtuesit e mjeteve lundruese;
c) institucionet ligjzbatuese detare, si:

i. Drejtoria e Përgjithshme Detare;
ii. Policia Kufitare dhe Migracionit;
iii. Dogana dhe Antikontrabanda Detare;
iv. Roja Bregdetare;
v. Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës;
vi. Autoriteti Portual dhe portet detare shqiptare shtetërore dhe private;
vii. strukturat vendore të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH).
ç) Dispeçeria e Peshkimit.

5. Baza e të dhënave të sistemit “Baza e të dhënave shtetërore për trafikun detar” ndërvepron me baza të tjera të dhënash: sistemin e monitorimit të anijeve të peshkimit VMS (Vessel Monitoring System), sistemin qendror të inspektimeve (e-inpektimi), portalin unik qeveritar e-Albania dhe regjistrin e mjeteve lundruese.

6. Niveli i aksesit në sistemin “Baza e të dhënave shtetërore për trafikun detar” është, si më poshtë vijon:

a) Administratorët e sistemit “Baza e të dhënave shtetërore për trafikun detar” kanë të drejtë leximi, shkrimi dhe modifikimi të të dhënave në sistem vetëm në lidhje me menaxhimin e përdoruesve, roleve të përdoruesve, porteve dhe të dhënave konfiguruese dhe referencë të sistemit;
b) Agjentët detarë dhe përfaqësuesit e autorizuar të mjeteve lundruese kanë të drejtë të bëjnë kërkesë regjistrimi të përdoruesve në sistem dhe kanë të drejta leximi, shkrimi dhe modifikimi të të dhënave të praktikave mbi mjetet lundruese, për të cilat kanë autorizim të përfaqësojnë;
c) Drejtoria e Përgjithshme Detare ka të drejtë leximi, shkrimi/modifikimi, anulimi ose konfirmimi të praktikave përkatëse të mjeteve lundruese, inspektimeve (nga Kontrolli Shtetëror i Flamurit dhe Kontrolli Shtetëror Portual), si dhe të drejtë leximi të njoftimeve e të raporteve të mjeteve lundruese me risk;
ç) Autoriteti Portual/portet detare (shtetërore dhe private) kanë të drejtë leximi, shkrimi/modifikimi, anulimi ose konfirmimi të praktikave përkatëse të mjeteve lundruese, si dhe të planit të portit;
d) Dogana dhe Antikontrabanda Detare kanë të drejtë leximi, shkrimi/modifikimi, anulimi ose konfirmimi të praktikave përkatëse të mjeteve lundruese dhe të inspektimeve e të raporteve doganore të mjeteve lundruese;
dh) Policia Kufitare dhe Migracionit ka të drejtë leximi, shkrimi/modifikimi, anulimi ose konfirmimi të praktikave të mjeteve lundruese përkatëse dhe të raporteve të kontrollit të mjeteve lundruese (kryer nga PKM-ja);
e) Roja Bregdetare ka të drejtë leximi dhe shkrimi/modifikimi të të dhënave të mjeteve lundruese të RB-së, të drejtë leximi të praktikave e të raporteve të mjeteve lundruese përkatëse;
ë) Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës ka të drejtë leximi dhe shkrimi/modifikimi të të dhënave të mjeteve lundruese të peshkimit, të mjeteve lundruese të Inspektoratit të Peshkimit, të raporteve të inspektimit për mjetet lundruese të peshkimit, si dhe të drejtë leximi të raporteve të tjera për mjetet lundruese të peshkimit;
f) Inspektori i shëndetësisë (struktura vendore e OSHKSH-së apo doktori/inspektori i shëndetësisë së Autoritetit Portual) ka të drejtë leximi, shkrimi/modifikimi, anulimi ose konfirmimi të praktikave përkatëse të mjeteve lundruese dhe të raporteve të inspektimit të shëndetësisë;
g) AKU-ja (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) ka të drejtë leximi të praktikave përkatëse të mjeteve lundruese tregtare;
gj) Struktura përgjegjëse për administrimin e informacionit dhe statistikave në mjedis ka të drejtë leximi të praktikave përkatëse të mjeteve lundruese që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit;
h) Koordinatorët institucionalë të strukturave pjesëmarrëse në QNOD, si dhe oficerët e shërbimit/civilë të turnit në sallën operacionale të QNOD-së kanë të drejtë leximi të të dhënave, praktikave të mjeteve lundruese, të raporteve të inspektimit, të riskut etj., brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, si dhe të shkëmbejnë informacion ndërmjet tyre, në interes të nevojave operacionale;
i) Inspektorët e sallës operacionale në QNOD kanë të drejtë leximi të të gjitha të dhënave të mjeteve lundruese, praktikave të mjeteve lundruese, inspektimeve, riskut dhe raporteve;
j) Struktura përgjegjëse për përpunimin e informacionit dhe statistikave në turizëm ka të drejtë leximi të praktikave përkatëse të mjeteve lundruese turistike.

7. Çdo përdorues identifikohet në sistem nëpërmjet llogarisë së tij personale dhe ka role me nivele aksesi e të drejta, sipas rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të bazës së të dhënave shtetërore për trafikun detar”, e cila miratohet nga drejtori administrativ i QNOD-së.

8. Të gjitha ndryshimet në arkitekturën softëare dhe hardëare të sistemit “Baza e të dhënave shtetërore për trafikun detar”, të cilat mund të ndodhin në varësi të nevojave të institucionit dhe praktikave evropiane e ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të dhënave, bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

9. Ngarkohen Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Roja Bregdetare, Policia Kufitare dhe Migracionit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (Dogana dhe Antikontrabanda Detare), Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, struktura përgjegjëse për administrimin e informacionit dhe statistikave në mjedis, struktura përgjegjëse për përpunimin e informacionit dhe statistikave në turizëm, Autoriteti Portual dhe portet detare shqiptare, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike këshilli i ministrave vkm këshilli i ministrave vkm

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj