LIVE UPDATES
Sport

Vllaznia në shitje, shpërthejnë akuzat për vjedhje e korrupsion në Këshillin Bashkiak…

31 Tetor 2020, 10:56 Nga DOSJA
Vllaznia në shitje, shpërthejnë akuzat për vjedhje e

SHKODER – Projektvendimi për shitjen e klubit Vllaznia është shndërruar në një debat me tone të larta në Bashkinë e Shkodrës. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, kjo ishte pika e parë e rendit të ditës që duhet të diskutohej nga anëtarët. Mirëpo, me kërkesë të drejtueses së Këshillit Bashkiak, Briselda Kadija, dhe me mirëkuptimin edhe të këshilltarëve e kryebashkiakes Voltana Ademi, u shty për të qenë pika e fundit e rendit të ditës.

Kjo u bë për shkak se nuk ka qenë i pranishëm administratori i ri i klubit, Benjamin Naku, i cili vetëm pak ditë më parë e ka marrë këtë post. Pikërisht për t’i dhënë atij mundësinë për të qenë i pranishëm në këtë mbledhje, diskutimi kaloi si pikë e fundit. Sapo nisi të flitej për Vllazninë, e para që ka pyetur në këtë interpelancë kryebashkiaken Ademi, ka qenë këshilltarja Jona Leqejza. Ajo ka përshëndetur nismën e drejtuesve të bashkisë, po ashtu edhe anketën për sa i përket dhënies së mendimeve nga opinioni publik për shitjen e klubit.

“Si shoqëri tregtare është shumë e mirë që ne të kërkojmë llogari për klubin. Ne si Këshill Bashkiak nuk paracaktojmë kush e blen Vllazninë. Privatizimi është një ankand publik, ku për ne është me interes që të marrin pjesë sa më shumë emra dhe biznesmenë. Nuk mund të paragjykohet shitja e Vllaznisë. Ne thjesht bëjmë procedurën e privatizimit. Çfarë ka ndryshuar nga data 29 maj deri më 28 korrik 2020, ditë kur edhe ne kemi qenë asambleja e klubit për sa i përket pikave që është përfolur…?”, ka thënë ndër të tjera Leqejza, duke e ngritur këtë si pyetje, në një kohë që Këshilli Bashkiak ka  paditur bashkinë në gjykatë për emërime të paligjshme në këshillin mbikëqyrës të klubit, pikërisht sa u përket pesë anëtarëve.

AKUZAT NGA KËSHILLTARËT

Këshilltari bashkiak, Arbis Vjerdha, ka qenë i ashpër në atë që ka deklaruar ndaj ishadministratorit Suad Lici dhe atij të sapoemëruar, Benjamin Naku. “Problemi te Vllaznia është se ku kanë shkuar lekët e taksapaguesve… Kush mban përgjegjësi për këtë? Nga klubi është larguar një hajdut si Lici, që duhet të shkojë në prokurori… Kjo markë e qytetit kujt do t’i shitet!? Administratori i ri është një person me diplomë false.

Për mua ikën një hajdut dhe vjen një tjetër. Vllaznia nuk kushton vetëm 500 milionë lekë të vjetër, por ka një borxh të akumuluar mbi një milion euro. Kush e merr përsipër këtë? Kjo Vllazni është nxjerrë në shitje sa 10 hyrje pallati…”, ka thënë ndër të tjera Vjerdha. Por, në krah të Licit ka dalë këshilltari Gjek Sokoli, i cili tha: “Vllaznia ka humbur shumë me largimin e Licit nga klubi.Nuk jam dakord me ato që tha Arbisi. Ai ka dhënë gjithçka për Vllazninë…”.

Ndërsa këshilltari tjetër bashkiak, Andi Halluni, ka kërkuar arsyet pse administratori i ri nuk erdhi në mbledhje, edhe pse u prit disa orë për të. Nga ana tjetër, këshilltari Lush Marku ka kërkuar që kryebashkiakja të kërkojë falje për situatën te Vllaznia. Sipas tij, është momenti që Ademi ta bëjë këtë publikisht.

REAGIMI I KRYEBASHKIAKES

Pasi folën për disa minuta anëtarët e këshillit, më pas fjalën e mori kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi. “Unë kam qenë me ‘COVID’ duke qëndruar në shtëpi dhe kam kërkuar që këtë diskutim ta bënim në kushte normale. Por, meqë Këshilli Bashkiak ka bërë një padi, atëherë mbyllet çdo diskutim këtu. Këtë çështje do ta diskutojnë tashmë institucionet kompetente dhe ashtu sikurse pretendohet në aktin e padisë, do të ndahen gjërat, meqë janë të paqarta.

Gjykata do ta ndajë këtë punë. Megjithatë, është turp që nga kjo sallë dëgjojmë që njerëzve të ndershëm t’u thonë këto fjalë: ‘hajn’, ‘i përgojuar’, ‘vjedh’ etj. Nëse dikush nga ju pretendon, duke filluar nga unë si kryetare, se kemi vjedhur, atëherë të marrë guximin dhe të shkojë në prokurori. Ta thotë me gojën plot, por ama të ketë fakte. Jemi persona publikë dhe të gjithë të përgjegjshëm. Vetë ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka çmuar nga Kuvendi strukturën administrative dhe të menaxhimit financiar të klubit Vllaznia nga Bashkia Shkodër. Ishte hera e parë që unë e telefonova zotin Ahmetaj dhe e falënderova me gojën plot.

Jemi i vetmi klub në të gjithë Shqipërinë, përkundër akuzave që na bëhen me fjalët që përmenda më lart, që respektojmë çdo gjë në aspektin e ligjit. Në historinë e privatizimit nuk ka ndryshuar asgjë, por vetëm një komunikim që ne kemi pasur me agjencinë për mbështetjen e vetëqeverisjes vendore në Tiranë. Ky konsultim është bërë në nivel teknik, duke konfirmuar procedurën e privatizimit”, ka thënë Ademi, ndërsa pas këtyre fjalëve ka ndërhyrë në debat këshilltari Arbis Vjerdha, duket replikuar ashpër me kryebashkiaken, raporton gazeta “Panorama Sport”.

Mirëpo, në këtë moment kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briselda Kadija, ka urdhëruar mbylljen e mbledhjes dhe sugjerimin që këtë diskutim ta bëjnë në një ditë tjetër. Kësisoj, Vllaznia me sa duket është përherë ajo që sjell debat në Këshillin Bashkiak.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bashkia e shkodrës keshilli bashkiak privatizimi i vllaznise vllaznia bashkia e shkodrës keshilli bashkiak privatizimi i vllaznise vllaznia

Sondazh

Poll
Sport 30 Tetor 2020, 18:18

Maqedonia Veriut mbyll kampionatin e futbollit

MAQEDONIA E VERIUT – Situata me pandeminë në të gjithë Europën, po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër. Numrat janë në rritje për të gjitha vend...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj