LIVE UPDATES
Politike

VOA analizon përplasjen: Vazhdojnë tensionet në PD, shkak shkarkimi i Berishës

19 Dhjetor 2021, 18:57 Nga DOSJA
VOA analizon përplasjen: Vazhdojnë tensionet në PD, shkak

Në Shqipëri, përkrahësit e opozitës po kalojnë një fund-javë të trazuar me ngjarje kontradiktore në radhët e tyre. Një pjesë iu bashkuan Kuvendit të Partisë Demokratike, që përjashtoi ish kryetarin Sali Berisha nga çdo funksion partiak, ndërsa ky i fundit thirri një referendum të anëtarësisë për shkarkimin e kryetarit të Partisë, Lulzim Basha.

Zhvillimet në radhët e opozitës u përshpejtuan nga shpallja e zotit Berisha dhe familjes së tij si nongrata për SHBA-të, si dhe prej përjashtimit të tij nga grupi i deputetëve opozitarë. Kuvendi i PD-së, që përjashtoi personat non grata nga postet drejtuese të partisë dhe referendumi për shkarkimin e kryetarit të partisë u zhvilluan njëkohësisht, ndërsa përkrahësit e opozitës ndiqnin me shqetësim votimet në të dy anët e angazhuara për legjitimitet kundër njëra tjetrës.

Të dy palët deklaruan rezultatet në fund të ditës; Kuvendi i Partisë vendosi të largojë të gjithë personat me non grata nga SHBA-ja prej forumeve të saj drejtuese. Ndërsa ish kryetari Berisha, i shkarkuar nga të gjitha detyrat në PD, deklaroi se kishte mbledhur rreth 44 mijë vota në një referendum të anëtarësisë paralel me Kuvendin, Pas përjashtimit nga SHBA-të dhe nga forumet e PD-së, ish kryetari Berisha u shpall nga kryetari aktual Basha si një person që tashmë i përket të kaluarës dhe se ai nuk ka më asnjë punë me PD, e cila zgjodhi të ardhmen.

“Rrugët e Sali Berishës me PD janë ndarë, ai është e shkuara dhe ne jemi ndarë nga kjo e shkuar. Ai është vetëpërjashtuar nga partia me veprimet dhe sjelljet e tij qesharake, por tashmë është përjashtuar nga grupi parlamentar, nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar” – tha zoti Basha.

Zoti Basha theksoi se PD është pastruar nga hijet e të kaluarës, gjendet më pranë qytetarëve dhe ajo është fokusuar përballë regjimit të Edi Ramës, ka shpallur luftën totale kundër korrupsionit qeveritar për të larguar klikën që mban pushtetin me vota të vjedhura, duke kthyer vendin në normalitet”.

Ndërsa ish kryetari Sali Berisha shpalli rezultatet e referendumit me afro 44 mijë votues demokratë, nga të cilët afro 43 mijë e 400 votash ishin pro të shkarkimit të zotit Basha. Zoti Berisha tha se ky ishte ndëshkimi për një person të padenjë në atë detyrë, dhe se zoti Basha ka humbur besimin e demokratëve.

Ai ftoi deputetët demokratë dhe drejtuesit vendorë të partisë, që të verifikojnë votimin dhe të reflektonin për rezultatet e refendumit, sepse, sipas tij, ky ishte një revolucion, që nuk do ta pengojnë dot. Kryetari Basha dhe ish kryetari i partisë po përplasen publikisht prej disa muajsh qyshkur SHBA e shpallën non grata zotin Berisha dhe familjen e tij për korrupsion dhe për këtë shkak zoti Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar.

Zoti Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë që PD të përdoret nga askush si bunker për të fshehur problemet personale dhe se PD nuk do të hedhë kurrë në votim vendimet e SHBA-ve pro luftës kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të demokracisë.

Ish kryetari Berisha, e nisi reagimin e tij fillimisht “për të mbrojtur dinjitetin personal” dhe po e kulmon me një lëvizje “për rithemelimin e partisë”.

Diplomatët amerikanë i kërkuan publikisht zotit Basha që ta largojë zotin Berisha nga grupi parlamentar dhe janë shprehur se nuk takohen me persona non grata si Sali Berisha dhe nuk do të komunikojnë me PD-në, nëse ai kthehet aty.

Prej së paku dy vjetësh përfaqësia diplomatike amerikane në Shqipëri u ka kërkuar publikisht partive politike shqiptare që të mos përfshijnë në listat e deputetëve dhe drejtuesve të tyre persona me rekorde kriminale. SHBA dhe BE janë mbështetësit kryesorë të një reforme të thellë që po kryhet në sistemin gjyqësor të Shqipërisë, pas pastrimit të të cilit priten më të forta kundër korrupsionit në nivele të larta shtetërore dhe politike.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 19 Dhjetor 2021, 09:43

Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka uruar mirëmëngjesin shqiptarëve me një video nga Kuvendi i Kombëtar i PD-së në 11 dhjetor. Me anë të një postimi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj