LIVE UPDATES
Politike

Berisha në prokurori, VOA: Merret në pyetje për dhunën gjatë protestës së 8 Janarit

13 Janar 2022, 17:50 Nga DOSJA
Berisha në prokurori, VOA: Merret në pyetje për dhunën

TIRANË- Prokuroria e Tiranës mori sot në pyetje organizatorin e protestës së 8 janarit, ish kryeministrin Sali Berisha, mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike. Ish kryeministri Sali Berisha u mor sot në pyetje për më shumë se dy orë nga prokurorët e kryeqytetit, të cilët po hetojnë dhunën masive, që shpërtheu gjatë protestës së organizuar prej tij fundjavën e kaluar në selinë e Partisë Demokratike.

Zoti Berisha u tregoi gazetarëve detaje nga komunikimet me hetuesit, dhe përsëriti se “revolucioni vazhdon”, se “ndërtesa do të merret”, dhe se “protesta e të shtunës ishte paqësore”, ndonëse dhuna, që shpërtheu në selinë qendrore të Partisë Demokratike u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar tha të mërkurën në një intervistë për Zërin e Amerikës se qëndrimi amerikan për zoti Berisha është i qartë, dhe u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht, çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.

Ai theksoi se përcaktimi nga SHBA si non grata i zotit Berisha ka të bëjë me korrupsionin dhe përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare, ta luftojnë korrupsionin kudo që ta identifikojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit. Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi edhe për deklaratat e djeshme në Zërin e Amerikës të zotit Escobar, i cili dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe theksoi se dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Zoti Berisha tha se kush mendon se po mbron Bashën duke e goditur atë, e ka gabim.

“E ftoj zotin Escobar të dërgojë pranë organeve përkatëse dokumentet që provojnë akuzat për korrupsion. Po ashtu e ftoj të rishikojë qëndrimin për të mbështetur Lulzim Bashën, sepse kjo është e gabuar” – tha zoti Berisha.

Pas zotit Berisha sot në prokurori u paraqit për hetimet mbi dhunën e të shtunës në PD edhe deputeti Flamur Noka, një tjetër organizator i protestës. Ndërsa nesër janë thirrur për dëshmi nga prokuroria kryetari i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, dhe sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Zotërinjtë Bardhi dhe Noka u përfshinë që ditën e parë në listën e personave, ndaj të cilëve nisi procedim penal nga prokuroria.

Partia Demokratike deklaroi sot pas komenteve të zotit Berisha në derë të prokurorisë, se ai ishte një “mashtrues kronik” për ngjarje që u panë botërisht, i cili gënjeu përsëri mbi “dhunën e planifikuar dhe urdhëruar prej tij”. Partia Demokratike theksoi në komentin e vet se “që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”.

Por sipas PD, “mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën, kur ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike”. Edhe më herët figurat kryesore të Partisë Demokratike kanë dënuar “gjuhën e urrejtjes me zë e figurë të përdorur nga Sali Berisha”, i cili “nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD nga mercenarët e tij”.

Prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike më 8 janar, të cilat i nisi qysh atë mbrëmje, duke rrethuar ndërtesën për të mbledhur provat dhe ndaluan 34 persona, 5 nga të cilët janë në arrest shtëpie dhe “detyrim paraqitje” për pjesën më të madhe.

Të paktën 23 persona nga të ndaluarit ishin pjesmarrës në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, e cila përfundoi me një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen e shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme. Ndërsa 11 persona të tjerë, ishin përkrahës të zotit Basha që ishin në seli ditën e 8 janarit. Ndaj tyre pati dyshime për shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe shpërthyese, gjatë përpjekjeve për të sprapsur protestuesist që kërkonin të hynin në godinë.

Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen nën kontroll të selisë së Partisë demokratike nga ana e zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Dhuna e shpërthyer u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë. Pas ngjarjeve të 8 janarit PD vendosi përjashtimin e zotit Berisha nga anëtarësia, ndërsa 9 deputetë të tjerë u përjashtuan apo pezulluan, një masë që u shtri dhe ndaj 19 mbështetësve të ish kryeministrit.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne prokurori flamur noka gabriel escobar gazmend bardhi ne elbasan perplasje ne partine demokratike sali berisha berisha ne prokurori flamur noka gabriel escobar gazmend bardhi ne elbasan perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj