LIVE UPDATES
Bota

VOA: E gjithë bota me sytë nga Vladimir Putin. Ekspertët: E ka vënë veten në pozitë

3 Shkurt 2022, 16:09 Nga DOSJA
VOA: E gjithë bota me sytë nga Vladimir Putin. Ekspertët: E ka

Vëmendja e gjithë botës është drejtuar tek presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës. Ekspertët thonë se Presidenti Putin mund ta ketë vënë veten në një pozicion të vështirë në përpjekje për ta forcuar ndikimin e Rusisë në botë. Pas disa javë heshtjeje, Presidenti rus Vladimir Putin bëri komentet e tij të para për Ukrainën, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për tensionet në rritje.

“Objektivi i tyre (Shteteve të Bashkuara) më i rëndësishëm është që të frenojnë Rusinë. Në këtë kuptim, Ukraina është vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim. Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme, përfshirë duke na tërhequr në një konflikt të armatosur”, tha Presidenti Putin.

Por ekspertët vënë në dukje se është zoti Putin ai që dislokoi mbi 100,000 trupa ruse në kufi me Ukrainën, në Krime dhe Bjellorusi, për t’i bërë trysni NATO-s të tërheqë disa nga forcat e saj nga Evropa Lindore dhe të premtojë se nuk do ta anëtarësojë kurrë Ukrainën. Ish-analisti ushtarak i CIA-s, Jeffrey Edmonds thotë se me këtë grumbullim ushtarak, zoti Putin e ka vënë veten në një pozitë të vështirë.

“Kërkesat e tij janë maksimaliste dhe ai e di që Perëndimi nuk mund t’i plotësojë. Ne nuk do ta kthejmë infrastrukturën e NATO-s në nivelet e 1997-ës, siç është një nga kërkesat e tyre. Kështu që mendoj se ai është në pritje të kushteve të duhura që trupat në kufirin e Ukrainës të ndërmarrin veprime ushtarake”, thotë ai.

Presidenti Joe Biden thotë se ai dhe zoti Putin “e kuptojnë njëri-tjetrin”. Por zoti Biden ka thënë gjithashtu se beson se presidenti rus po planifikon të pushtojë Ukrainën. Disa ekspertë thonë se zoti Putin kërkon të sigurohet që Rusia të shihet si faktor kryesor në skenën botërore. Angela Stent është autore e librit, “Bota e Putinit”.

“Dhe ai beson se pjesa tjetër e botës duhet ta trajtojë Rusinë sikur të ishte Bashkimi Sovjetik. Ai nuk dëshiron të rikthejë Bashkimin Sovjetik, por dëshiron që Rusia të trajtohet si një fuqi e madhe, pikëpamjet e së cilës respektohen dhe së cilës njerëzit ia kanë frikën dhe të pranojnë se është e drejta e Rusisë të ketë sferën e saj të ndikimit mes fqinjëve të saj”, thotë ajo.

Disa ekspertë thonë se ka të ngjarë, që zoti Putin e sheh Ukrainën lindore, të përfshirë në konflikt që pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, si pjesë të Rusisë.

Unë mendoj se zoti Putin mund ta pranojë që Ukraina perëndimore është vërtet ukrainase dhe ndoshta i përket botës kulturore dhe politike evropiane. Por në sytë e tij, Ukraina lindore është si një lloj vazhdimi i Rusisë”, thotë Michael Kimmage i Fondit Gjerman Marshall.

Por ajo që e frikëson më shumë zotin Putin, janë pakënaqësitë brenda Rusisë, thotë Bill Browder, – themelues i Fushatës Globale Magnitsky për Drejtësi.

“Gjendja e qytetarëve të zakonshëm rusë është shumë më e keqe sesa kur ai u bë president për herë të parë dhe përgjegjësia është e gjitha e tij. Kështu që ai po përdor një strategji të zakonshme për diktatorët: kur njerëzit zemërohen me ty, drejtoje zemërimin e tyre diku tjetër. Fillo një luftë”, thotë ai.

Gjatë fjalimit të tij të Vitit të Ri drejtuar kombit, zoti Putin nuk i përmendi goditjet e gjera ndaj kritikëve të tij. Kundërshtari i tij më i njohur, Alexey Navalny, u burgos një vit më parë, pasi i mbijetoi një përpjekjeje për ta helmuar.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine vladimir putin konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj