LIVE UPDATES
Politike

VOA: LSI kërkon në KQZ koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, së bashku me Berishën

1 Shkurt 2022, 22:14 Nga DOSJA
VOA: LSI kërkon në KQZ koalicionin “Shtëpia e

TIRANË- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta regjistrojë si parti udhëheqëse e koalicionit zgjedhor “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Sipas dokumentit të LSI, ky koalicion përbëhet, krahas saj, edhe nga Partia Demokristiane dhe nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike. Për këtë kërkesë LSI citon nenin 65 Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, “dy ose më shumë parti politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha për VOA se nuk mund të jepte sqarime apo reagim lidhur me këtë kërkesë, sepse afati për dorëzimin e kërkesave për regjistrim të koalicioneve nuk ka përfunduar ende. Sipas saj, kërkesat për regjistrim kalojnë përmes vendimmarrjes së KQZ në seanca publike. KQZ miraton nesër regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore sipas nenit 64 dhe kërkesat për koalicione zgjedhore mes tyre mund të paraqiten për regjistrim brenda 24 orve nga miratimi i kërkesave të secilës parti.

Vëzhgues të pavarur pohojnë se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk është paraqitur në KQZ si subjekt zgjedhor, sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor, gjë që ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e koalicionit të saponjoftuar nga LSI. Nisma e LSI-së për këtë koalicion u cilësua nga Partia Demokratike si “Koalicioni Non-Grata një zyrtarizim i partisë së vjetër Meta – Berisha – Rama”, që e “etikon si Trekëndëshi i Bermudës”, dhe “koalicioni që simbolizon korrupsionin, politikën e vjetër dhe lajmet e rreme”.

Partia Demokratike theksoi në një deklaratë me këtë rast se “Partia e vjetër Meta – Berisha – Rama synon të dëmtojë PD dhe demokratët si dhe të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën”. Lidhur me pretendimet e përkrahësve të ish kryetarit Sali Berisha mbi legjitimitetin e drejtuesve të PD-së, diplomatët amerikanë janë shprehur hapur pro kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim njoftoi përmes Twiterit pak ditë më parë se pati “një takim të shkëlqyer me kryetarin Basha mbi çështje kryesore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, përfshirë mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, luftën ndaj korrupsionit & rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri nga veriu në jug”.

“Një opozitë e fortë, me vështrimin përpara është themelore për demokracinë” – theksoi ambasadorja Kim.

Diplomatët amerikanë kanë përsëritur se përcaktimi i ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij për korrupsion dhe cënim të demokracisë është një vendim i pakthyeshëm.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë, kanë kërkuar të marrin pjesë 11 parti politike: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Bashkimi Demokrat, Partia e Reformave Demokratike, Partia Demokristiane, Partia Kristian Demokrate, Lëvizja Socialiste për Integrim, Fryma e Re Demokratike, Lëvizja e Re. Komisionet zgjedhore tashmë janë ngritur, ndërsa në bashkinë Vorë pritet të zbatohet projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirjan celibashi shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj