LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA mbi përhapjen e variantit Delta në Shqipëri: Nga 21 të prekurit, 13 prej tyre kanë krijuar vatra infektimi

26 Korrik 2021, 20:14 Nga DOSJA
VOA mbi përhapjen e variantit Delta në Shqipëri: Nga 21 të

TIRANË– Në Shqipëri, autoritetet e Shëndetësisë thanë sot se varianti Delta i koronavirusit qarkullon gjerësisht në vend. Deklaratat u bënë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pasi nga laboratorët e specializuar në Gjermani u konfirmuan 21 raste të këtij varianti. Prej tyre 6 ishin persona të cilët kishin marrë 1 ose dy doza vaksinash. Pavarësisht se është vënë re një shtim i të prekurve, autoritetet thanë se nuk ka ndonjë arsye që të ashpërsohen masat kufizuese ekzistuese.

Përgjigja nga laboratori në Gjermani mbi rastet e dyshuara me Delta, duket se është thjesht konfirmimi i një realiteti nga i cili as Shqipëria nuk mund të shpëtonte. Madje të gjitha mostrat e dërguara kanë rezultuar pozitive dhe i përkasin rasteve në të paktën 10 qytete të vendit.

U dërguan 21 mostra klinike nazale dhe faringiale, të cilat kanë rezultuar pozitivë. Këto mostra ne i kemi gjetur në një përhapje në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora”, bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Albana Fico.

Ajo shpjegoi se mostrat i përkasin një periudhe nga 1 Qershori deri në 12 Korrik, gjë e cila përforcon atë që deklaroi dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli se varianti Delta po qarkullon gjerësisht në Shqipëri. Për më tepër, dhe nga 21 rastet e konfirmuara, 13 prej tyre i përkasin qytetarëve në Shqipëri, ndërsa vetëm 8, atyre të ardhur nga jashtë.

Prej më shumë se dy javësh, tendenca e rasteve të reja ka ardhur në rritje, dhe sipas zonjës Rakacolli, “rastet po rriten në radhë në komunitetin e personave që vijojnë të mbeten të pavaksinuar”.

Megjithatë, mes rasteve me Delta 6 persona kanë qenë të vaksinuar. “Dy raste kanë lidhje me udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qenë të vaksinuara, të dyja rastet me AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, në muajin Prill. Dy raste të tjera kanë qenë më Pfizer, vetëm me një dozë, të marrë në Gjermani, por që janë brenda 10 ditësh të periudhës së inkubimit, që do të thotë se nuk kanë krijuar mbrojtje. Dy të tjera janë me vaksinën Coronavac”, deklaroi Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP

Zonja Bino, shpjegoi se asnjë prej tyre nuk ka patur nevojë për trajtim spitalor. Në spitalin Infektiv ndodhen 9 pacientë, nga të cilët njëri rezulton të ketë bërë vetëm një dozë të vaksinës, por nuk ka të dhëna nëse është i prekur nga varianti Delta.

Nga 21 të prekurit me Delta, 13 prej tyre kanë krijuar vatra familjare infeksioni.

Rastet me Covid 19 mbeten në rritje. Nëse në 30 qershor kishte vetëm 53 persona aktivë, aktualisht numërohen të paktën 280 të tillë, pra më shumë se pesëfishi. Por pavarësisht kësaj dhe qarkullimit të variantit Delta Komiteti Teknik vlerëson se “mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye objektive që të ndryshojë”.

Komiteti Teknik bëri thirrje për respektimin e rregullave anti Covid në fuqi, mes të cilave detyrimi i përdorimit të maskave në mjedise të mbyllura, pothuajse nuk gjen zbatim. Po ashtu autoritetet këmbëngulën në nevojën e vaksinimit si mbrojtës i rëndësishëm dhe ndaj variantit Delta. Aktualisht janë 640 mijë personat e vaksinuar, ose 22.8 përqind e popullatës, nga të cilët gati 499 mijë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli varianti delta albana fico komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli varianti delta

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Korrik 2021, 19:11

VLORË- Zjarrfikësit e Vlorës kanë ndarë disa foto nga dreka e tyre në natyrë pas shuarjes së zjarrit në Dukat. Në fotot e postuara në Facebook, shihen zjar...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj