LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Tenderat në Shqipëri në kohën e pandemisë, nën akuzë 4 zyrtarë të Mbrojtjes

2 Mars 2021, 07:17 Nga DOSJA
VOA: Tenderat në Shqipëri në kohën e pandemisë,

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAJ) njoftoi të hënën se “ka përfunduar hetimet dhe do dërgojë për gjykim kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të pandehurve: Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të akuzuar kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal, dhe Sokol Zaimit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal”.

Bëhet fjalë për një tender i ndarë në dy kontrata. E para është ajo e blerjes së paketave ushqimore që do të shpërndaheshin për familjet në nevojë gjatë kohës së masave shtrënguese që çuan në blokimin e plotë të lëvizjesve në vend, për të parandaluar përhapjen e pandemisë. “Konkretisht nga ana e autoritetit kontraktor Ministria e Mbrojtjes në datë 25.3.2020, është bërë shpallja e procedurës me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës/mallra, kontratë e cila është ndarë në dy lote. Loti I, “Blerje paketa ndihme për familjet në nevojë për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19, për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit”. Fondi limit ishte 874.215 euro, dhe kontrata ju dha ofertës prej 838.264 eurosh, kompanisë EUROVIA shpknj.

Ishte opozita ajo e cila denoncoi rastin duke zbuluar se kompania EUROVIA, ishte një shoqëri që vepronte në Maqedoni dhe që kishte kryesisht në qendër të aktivitetit pajisje elektronike, por që vetëm pak dita para shpalljes së garës, kishte përfshirë edhe furnizimin me mallra ushimore.

Kontrata tjetër, kishte si objekt “Blerje materiale mbrojtëse për mbështjetjen e personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19, për nevoja të SHPFA”. Edhe në këtë rast nuk është zhvilluar garë, por është përzgjedhur nga autoritetet kompania XPERT SYSTEMS sh.p.k. e cila ka ofruar 331.864 euro nga fondi limit prej 339.380 eurosh.

Sipas SPAK “të pandehurit Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë favorizuar subjektet fituese në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”, ndërsa zyrtari i katërt, i marrë i pandehurit Sokol Zaimi, me detyrë Drejtor (i komanduar), i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, rezulton sipas SPAK-ut që “me mosveprim nga ana e tij, ka sjellë si pasojë përllogaritjen e fondit limit në një vlerë më të madhe” lidhur me kontratën e parë.

Ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, mbrojti në atë kohë procedurat e ndjekura nga institucionet nën përgjegjësinë e Ministrisë duke deklaruar se “gjithshka është bërë sipas ligjit” e duke u shprehur se akuza e opozitës “s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales”, duke ju referuar personit që tentoi të fuste në kurth ish Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa përmes akuzave ndaj vëllait të këtij të fundit, të cilat Gjykata i cilësoi “të fabrikuara”. Një proces, i cili gjeti fajtor sit ë përfshirë në këtë skenar dhe ish deputetin demokrat Ervin Salianji.

Të hënën në mbrëmje, ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili denoncoi përmes disa daljesh publike radhazi, në prillin e vitit të kaluar, rastin, u shpreh se “abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar”. Megjithatë ai shprehet se ashtu si dhe për rastin e tenderave për blerjen e pajisjeve mjekësore gjatë pandemisë, të denoncuar po nga PD “për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndëshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin”, deklaroi zoti Alibeaj.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tenderat ne shqiperi tenderat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj