LIVE UPDATES
Politike

Vokshi nga Kopshti Botanik: Rama po ja grabit Fakultetit të Shkencave të Natyrës, do ta betonizojnë

28 Korrik 2019, 13:58 Nga DOSJA
Vokshi nga Kopshti Botanik: Rama po ja grabit Fakultetit të Shkencave

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nga Kopshi Botanik ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë që i heq këtë hapësirë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ja jep Bashksië Tiranë.  Në deklaratën e saj Vokshi shprehet se Rama ka vendosur t’u grabisë studentëve Kopshtin Botanik për ta betonizuar me kulla të tjera ku pastrohen paratë e krimit dhe të drogës.

Ajo e shoqëruar nga disa studentë tha se vendimi i qeverisë kundërshtohet nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. “Kopshti Botanik prej 15 ha me 2 mijë specie bimësh, është unikal në Shqipëri dhe i shërben kërkimit shkencor. Grabitja e Kopshtit Botanik dhe pronave të Universitetit ishte arsyeja pse Edi Rama tentoi shkarkimin e rektorit Mynyr Koni dhe përfshiu Shullazin për ta eliminuar atë nga gara”, tha Vokshi.

DEKLARATA E PLOTË

Jam këtu me një grup të rinjsh dhe me studentë të Shkencave të natyrës, para Kopshtin Botanik, për shkak të një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit Edi Rama vendosi që Kopshtin Botanik t’ia heqë nga administrimi Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ta kalojë atë nën administrimin e Erion Veliajt.

Nën pretekstin e modernizimit Edi Rama ka vendosur që edhe një hapësirë kaq të rëndishme, unikale, përsa i përket arsimit të lartë, përsa i përket mësimdhënies, përsa i përket shkencës shqiptare, ta marrë atë nga Universiteti i Tiranës, për t’ia dhënë shumë shpejt privatëve me qëllim për ta shndërruar në kulla betoni. Është shumë e qartë se me këtë kalim pronësie, Edi Rama ka vendosur që të betonizojë edhe një prej parqeve të vetme në Tiranë.

Edi Rama i ka rrëmbyer Tiranës çdo hapësirë sportive, i ka rrëmbyer çdo park të gjelbër, tani e ka rradhën e Kopshti Botanik. Ky është një vendim i Këshillit të Ministrave, i cili është kundërshtuar me forcë nga dekanati, është kundërshtuar me forcë nga Këshilli Studentor, anëtarët e të cilit janë këtu me mua sot, është kundërshtuar me forcë edhe nga sindikata e punonjësve të universiteteve.

Arsyeja e kundërshtimit është se vendimi është marrë pa u konsultuar më parë me përfaqësuesit e Shkencave të Natyrës, pa miratimin e dekanit, pedagogëve dhe studentëve, që e përdorin Kopshtin Botanik si një mjedis unik për kërkimet e tyre shkencore.  Kopshti Botanik është një aset shumë i rëndësishëm për Arsimin e Lrtë, është unikal për llojin e tij, ka një sipërfaqe prej 15 hektarë, ka rreth 2 mijë specie të ndryshme bimore dhe shërben për studentët, për pedagogët, shkencën shqiptare.

Pra, Erion Veliaj mashtron kur thotë se dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës e ka dhënë miratimin për këtë kalim të pronësisë nga Universiteti i Tiranës, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia e Tiranës. Është një vendim pas të cilit qendron jo vetëm një plan për betonizimin, por edhe pastrimin e parave të drogës dhe të krimit.

Ky vendim nuk ka asnjë analizë, ky vendim nuk ka asnjë studim, ky vendim është i pakonsultuar. Përse? Sepse nuk ka lidhje me arsimin, nuk ka lidhje me shkencën dhe mësimdhënien, nuk ka lidhje me arsimin e lartë, por ka lidhje vetëm me përfitimet private, personale të Edi Ramës dhe Erion Velisë. Është e qartë arsyeja se përse Edi Rama dhe Erion Veliaj po kërkojnë që ta uzurpojnë atë.

Ndaj, unë ftoj sot të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, por jo vetëm, që të reagojnë. Ftoj pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të reagojnë. Ftoj çdo qytetar të reagojë për të mbrojtur një tjetër pronë publike për të mos u shndërruar në kulla betoni, që shërbejnë si lavatriçe parash të pista të krimit dhe të drogës.

Të reagojmë sot për të ndalur një tentativë tjetër të Edi Ramës për uzurpimin dhe grabitjen e pronave publike, si edhe pronave të Universiteteve. Kujtoj që para tre vitesh përdori bandat kriminale për të zgjedhur Rektorin e ri të Universitetit sepse kishte për qëllim rrëmbimin e Kopshtit Botanik.

Kujtoj këtu që vetëm para disa muajsh më parë ai shkarkoi në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese Rektorin Mynyr Koni, pikërisht pasi pas këtij shkarkimi antiligjor dhe antikushtetues qëndronte qëllimi për të uzurpuar Kopshtin Botanik dhe për ta shndërruar atë në blloqe betoni. Është koha sot që të gjithë ne të reagojmë. Të reagojmë sot, sepse nesër do të jetë vonë.

Pak ditë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi ka ardhur një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi kopshti botanik kopshti botanik i kalon bashkise tirane albana vokshi kopshti botanik kopshti botanik i kalon bashkise tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj