LIVE UPDATES
Bota

Von der Leyen dhe turi ballkanik, shpreh shqetësim për situatën Kosovë-Serbi

29 Shtator 2021, 16:36 Nga DOSJA
Von der Leyen dhe turi ballkanik, shpreh shqetësim për situatën

KOSOVË – Në sfondin e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, presidentja  e Komisionit Europian, (KE), Ursula von der Leyen, po zhvillon turin e saj ballkanik. Ajo u shpreh me shqetësim mbi tensionet aktuale dhe bëri thirrje për dialog dhe zgjidhjen e problemeve në tryeza negociatash. Von der Leyen qëndron të mërkurën në Kosovë dhe Beograd. Ajo takohet në Prishtinë me kryeministrin, Albin Kurti dhe në Beograd me presidentin, Aleksandar Vuçiq.

Presidentja e KE e cilësoi “shumë shqetësuese” situatën në veri të Kosovës. “Rritja e tensioneve Kosovë – Serbi është shqetësuese. Është thelbësore të ulen tensionet dhe t‘i rikthehen dialogut”, theksoi ajo në konferencën e shtypit në vizitën e saj disaorëshe në Tiranë të martën (28.09).  Kurse pas takimit me kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Shkup ajo u shpreh se “tani ka rëndësi çtensionimi”.

Ursula von der Leyen kujtoi historikun e themelimit të BE si model për Ballkanin. “Edhe BE u ndërtua në bazën e dialogut në fillimet e veta dhe më pas u bazua në zhvillimin ekonomik. Kjo solli mirëkuptim nga të gjitha palët dhe më pas pajtim. Ky është një proces i gjatë, që sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Këtë dëshirojmë që të arrijmë”, tha von der Leyen. Mbi konfliktin aktual Kosovë-Serbi u shpreh në konferencën për shtyp me presidenten e KE në Tiranë edhe kryeministri Rama. „Paqja  e shumëkërkuar është e papërfunduar pa zgjidhur njëherë e mirë ꞔështjen e njohjes së Kosovës. „Kjo kërkon durim, dialog dhe krijim të besimit reciprok mes palëve” theksoi ai.

Turi ballkanik i presidentes së Komisionit Europian zhvillohet në prag të samitit  BE-BP, që pritet të zhvillohet në 6 tetor në Slloveni, ku synohet të merren vendime të rëndësishme në lidhje me Procesin e Berlinit. Për von der Leyen Procesi i Berlinit ka rol thelbësor në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. “Nëse shohim ecurinë ekonomike, thellimin e marrëdhënieve dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, është Procesi i Berlinit kuadri që ne po përdorim dhe që shtyn përpara procesin e integrimit, ku 6 vendet e BP dhe ekonomitë e tyre përfitojnë,” tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

“E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria i ka kryer detyrat. Jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. I kemi borxh rinisë shqiptare që beson tek e ardhmja europiane. Sa më i shpejtë Procesi i Berlinit, aqë më i shpejtë edhe integrimi në BE. Jap mbështetje të plotë për negociatat sa më shpejt”, tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama të martën.

Presidentja e KE, tha se objektiv i saj është që “deri në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare” e vendeve të BE, që hap ditën e gjelbër për fillimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne (KE) kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer pengesat. Shpresoj shumë që të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare në fund të këtij viti”, tha Von der Leyen.

Procesi i Berlinit” dhe nisma “Ballkani i Hapur”

Në kontekstin e rëndësisë së Procesit të Berlinit në përgatitjen e rajonit për të hyrë në BE, Presidentja e KE, u shpreh në Shqipëri edhe lidhur me nismën “Ballkani i hapur”, pas pyetjes nga mediat në konferencën e shtypit .”Çfarëdo lloj iniciative, që është brendapërbrenda Procesit të Berlinit apo që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por të shikojmë kontekstin, i cili propozohet, pra, të jetë një proces i hapur, gjithëpërfshirës, i cili i shtyn të gjithë të ecin përpara, i fton të gjithë që të jenë pjesë dhe thellon dhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe bashkëpunimin ndërmjet ekonomive të ndryshme të rajonit, që të ketë një integrim të thellë të tyre, sepse kjo në vetvete është pjesë e procesit. Këto iniciativa duhet të jenë gjithëpërfshirëse që të respektojnë objektivin e përbashkët të këtij integrimi gjithnjë e më të fortë të tregut rajonal. Këto iniciativa do të mirëpriten si të tilla, ato duhet të jenë vizionare për të ardhmen, duhet të respektojnë objektivat e përbashkëta dhe kështu do të kenë dhe mbështetjen time të plotë,” tha von der Leyen.

Kryeministri Rama në Tiranë e mbrojti sërish në konferencën e shtypit me Ursula von der Leyen nismën “Open Balkans”, kur tha se “ky proces nuk është një proces i dytë që konkurron me të parin apo aq më pak që bie ndesh me të parin. I vetmi ndryshim është që Procesin e Berlinit e udhëheqin miqtë dhe partnerët tanë që kanë një mijë hallë të tjera dhe nuk zgjohen me mendimin sesi po ecën procesi”, tha kryeministri Rama. Ai theksoi se nisma/projekti në fjalë “është vendosur dhe “Ballkani i hapur” do të realizohet.

BE: 600 euro shtesë për Shqipërinë brenda 2021

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen theksoi edhe njëherë mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor. Me shifra konkrete në Tiranë ajo theksoi mbështetjen që jep BE. BE i ka dhënë Shqipërisë 230 milion euro grante dhe financime për rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid -19, tha von der Leyen. Por kjo është një rimëkëmbje “që do të zgjasë me vite, solide pasi qytetarët e Shqipërisë dhe sidomos rinia meritojnë një të ardhme të gjelbër dhe më dixhitale. Ata kanë nevojë për vende pune, që janë të mirëpaguara. Ky është në fakt Plani ynë Ekonomik dhe i Investimeve për BP.” Por sipas presidentes së Komisionit Europian, e rëndësishme është “që ju vetë keni bërë propozime për projekte cilësore, solide, të forta që së bashku të sjellim edhe 20 miliardë euro të tjera investime. Deri tani kemi sjellë 500 milionë euro dhe do të propozojmë një shtesë prej 600 milionë eurosh të tjera për këtë vit,” tha ajo.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni lajm nga dw ursula von der leyen lajm nga dw ursula von der leyen

Sondazh

Poll
Bota 29 Shtator 2021, 09:37

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka vizituar ditën e sotme Kosovën, si pjesë e turit të saj në Ballkan. në vizitën e saj në ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj