All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Editorial

Votoni Joe Biden, më të mirin për Amerikën

30 Tetor 2020, 12:37 Nga DOSJA
Votoni Joe Biden, më të mirin për Amerikën
All - Paragraf - 1

SHBA– Në politika të brendshme, Biden ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e COVID-19. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, kanë vdekur më shumë se dyqindmijë amerikanë dhe ende nuk ka plan federal për koronavirusin. Biden ka plan më real të rimëkëmbjes ekonomike, në kushtet e COVID-19, që ofron ndihmë për familjet më në nevojë dhe forcon industritë amerikane. Trump nuk ka ofruar investimin dhe kushtet e duhura që bizneset të mund të përballojnë koronavirusin. Kështu, dështimi në menaxhimin e pandemisë është kthyer në dështim ekonomik.

Në politika të jashtme, Joe Biden do të mund të rifuqizonte marrëdhëniet e SHBA-ve me aleatët më të afërt, t’ia ripërcaktonte kufijntë atyre që sfidojnë SHBA-të dhe ta rikthente udhëheqjen e SHBA-së në çështjet globale. Trump kishte dhe ka të drejtë të rivlerësoj marrëdhëniet e SHBA-ve jashtë vendit, por qasja e tij ka larguar miqtë, ka trimëruar armiqtë, dhe ka krijuar zbrazëti e huti të padobishme tek gjithë të tjerët.

Kosova ka fituar mbështetjen qenësore të Presidentit Trump për krijimin e ushtrisë së saj. Mirëpo, ishte nën presion në dialogun me Serbinë, pjesërisht për shkak të dëshirës së madhe të administratës për marrëveshje, me përmbajtje shpesh të ndryshueshme. Kosova gjithashtu shihte një derë të hapur në marrëdheniet e kësaj administrate me Serbinë, gjë që arrihej pa përfitime të fuqishme për Kosovën: normalizimin Kosovë-Serbi përfshirë njohjen e ndërsjellë.

Fushata dhe shqiptaro-amerikanët

Shqiptarët në Amerikë janë të ndarë në të dyja kampet, Trump-Pence dhe Biden-Harris. Kjo vazhdon të jetë strategji e mirë. Pavarësisht kandidatit fitues, shqiptarët do të kenë krijuar marrëdhënie me secilin, që do të mund t’i thellonin pas zgjedhjeve.

Në fushatën Biden, shqiptaro-amerikanët kanë krijuar një grup mbështetës i cili ka publikuar letër mbështetjeje nga udhëheqës të komunitetit dhe ka organizuar tubim virtual me folës senatorë e kongresistë pro shqiptaro-amerikanë. Fushata Biden-Harris ka nxjerë një politikë për vizionin e marrëdhënieve të SHBA-ve me Kosovën dhe Shqipërinë, duke rikujtuar mbështetjen e fuqishme të Biden në çdo etapë të shtetkrijimit të Kosovës dhe nënvizuar planet për sigurinë, zhvilllimin ekonomik dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Fushata Trump ka disa grupe mbështetëse shqiptare, më tepër të përqëndruara në shtetin Michigan, një nga disa shtete përcaktuese për këto zgjedhje. Zevëndëspresidenti Pence vizitoi komunitetin shqiptaro-amerikan të Michigan në mars, Ambasadori Grenell para disa dite, dhe ish këshilltari Steve Bannon në një lidhje virtuale para një jave. Republikanët, sidomos, e duan votën shqiptare në Michigan.

Fushata ka paralajmëruar përfshirjen e shqiptarëve në një tubim virtual këtë javë të  “koalicionit të lindjes së mesme” që mbështet Trump. Përfshirja  e shqiptarëve në një gjeografi dhe kontekst gjeopolitik tjetër është gjithsesi një gabim. Gabimi edhe mund të simbolizoj se administrata nuk e di saktësisht se ku qendron me shqiptarët, dhe se ku në hartë qëndrojnë ata.

Si po përcaktojnë votën shqiptaro-amerikanët?

Sot shqiptarët në Amerikë duket se votojnë më ndryshe. Më tepër si amerikanët në përgjithësi. Mundet se shqiptarët po shikojnë më tepër politikat e brendshme se sa ato të jashtme që përfshijnë vendet e tyre të prejardhjes.

Po shprehin më tepër besnikëri ndaj partive dhe ideologjive të tyre. Disa janë republikanë konservatorë që preferojnë politika konservatore për familjen, apo janë konservatorë fiskalë që duan një qeveri sa me të vogël, ku ata paguajnë sa më pak taksa. Disa janë progresistë demokratë dhe duan një vend më të barabartë dhe më mbështetës ndaj njerëzve të varfër. Të tjerë janë më të moderuar e të pavarur, që duan një President unifikues.

Për të mirën e komunitetit të tyre në SHBA—dhe të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Ballkan—shqiptarët do të përfitonin duke votuar si shqiptaro-amerikanë. Pra, duke bërë përzgjedhjen në bazë të politikave të brendshme dhe të atyre të jashtme, e sidomos ato që mbështesin shtetet e tyre të prejardhjes në Ballkan.

Kësaj radhe për mua është e qartë se kandidati Biden është më i miri në këto zgjedhje. Për të rikthyer udhëheqjen e nevojshme dhe politikat publike të duhura, brenda dhe jashtë Amerikës. Kjo do të ndihmonte Kosovën në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por përvoja e Biden na thotë se ai edhe drejtpërdrejt do të ndihmojë dhe fuqizojë Kosovën.

Tek shqiptarët në Amerikë kane evoluar arsyejet pse zgjedhin një kandidat e jo tjetrin. Dhe ka vazhduar vota dypartiake. Mëgjithatë, në këto zgjedhje shqiptarët do të mund të vendosnin kombin amerikan dhe shtetet me shumicë shqiptare në vend të parë e partitë që preferojnë në vend të dyte. Këtë do të mund ta bënin duke votuar Joe Biden për President.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial drilon gashi joe biden drilon gashi joe biden

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Editorial 26 Tetor 2020, 12:33

Spiralja e rrezikshme e borxhit

Ekonomia shqiptare ka hyrë tashmë në një territor të paeksploruar më parë. Borxhi, në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto...

Editorial 21 Tetor 2020, 11:37

Si e nënshkroi Kosova parimin e Koshtunicës

1.U kumtua këtë të hënë se në Bruksel është arritur një draftmarrëveshje për të pagjeturit e luftës së Kosovës, që në shifër ende janë 1.600. Kjo duhet të jetë ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj