Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Kryetari i Lëvzjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka reguar për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, mëngjesin e 8 dhjetorit.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes ka thënë se thirrja “Drejtësi për Klodianin” ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve.
Ai ndër të tjera thotë se me veprimin e policisë janë zhgënjyer, qytetarët, rinia por edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve.
POSTIMI I PLOTË:
Ngushëllime familjes e shoqërisë, dhe mbarë të rinjve shqiptarë, për Klodian Rashën, 25 vjeçarin të cilit ia morën jetën në rrugicën pranë shtëpisë së tij.
I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë. Thirrja “Drejtësi për Klodianin” ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve.
Ata që janë në majë të pushtetit politik e shtetëror, biznesor e mediatik, tash e kanë momentin e fundit që të kuptojnë se shumëçka që është bërë gabim deri më sot, ka prodhuar zhgënjim të madh. Janë zhgënjyer qytetarët tanë, rinia jonë, siç janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve.
Revolta rinore mund të mos ketë patur fjalime të sofistikuara mirëpo ajo foli e po flet qartë. Bashkë me fenomenin tjetër, emigrimin masiv, këto revolta po japin mesazhin se shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë më me këtë lloj sistemi politik dhe ekonomik korruptiv, që shkakton padrejtësi, pabarazi e prapambetje. Edhe në Kosovë jemi në të njëjtën pikë, por këtu ende nuk po shpërthen revolta, sepse është edhe një shpresë. Atë shpresë nuk do ta lëmë pa e bërë realitet. Sigurisht, me angazhimin e shqiptarëve, e sidomos të rinjve, edhe në Shqipëri do të mundësohet rikthimi i shpresës, e ndryshimi i rrugës, larg korrupsionit dhe drejt zhvillimit. Shqipëria ka plot njerëz të ndershëm, të aftë e të palodhur, që u qan zemra për ta parë vendin e vet mirë, me demokraci e drejtësi. U duhet vetëm të nisin të organizohen e të strukturohen, për t’i kapërcyer pengesat e vjetra, dhe kam bindjen që shpejt do të ndodhë edhe ajo. Drejtësi për Klodianin do të thotë drejtësi e demokraci e mirëfilltë për Shqipërinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 dhjetorit ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas, ku dhe i është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg.’
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Menjëherë pas fillimi të operimit të pavarur të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia ka ndërprerë transmetimin e 500 megavatëve të energjisë elektrike që Koso...
SERBI-Deputeti i shqiptar nga Lugina e Preshevës në parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami gjatë fjalimit të tij Palament, ditën e sotme ka kërkuar nga qeveria ...
ITALI– Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 14,844 raste të reja me koronavirus nga 162,880 teste të kryera. Me bilancin e fundit, numri to...
BRITANIA E MADHE-Gripi i shpendëve është përhapur në Britaninë e Madhe, ku sipas DailyMail është raportuar një numër i lartë mjelmash të ngodhura në Lumin Serve...
BRITANIA E MADHE-Tipi i ri i koronavirusit i zbuluar nga Matt Hancock është përhapur dhe në Skoci dhe Uells. Sipas mediave të huaja, anëtarët e një shoqërie gje...
ITALI– 3 valixhe me trupa të copëtuar janë gjetur në Firence të Italisë. Sipas mediave italiane, në njërin prej trupave është zbuluar një tatuazh me spirancë, p...
TURQI-Turqia sot shfaqi prototipin e mjetit të saj të parë detar të armatosur pa ekuipazh. Sipas mediave të huaja, prototipi i anijes së parë të blinduar sipërf...
ITALI– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i anti-drogës në Itali ku u arrestuan 18 persona, shqiptarë dhe italianë, si pjesë e një rrjeti të trafikut...