Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Dhurata Saliaj dhe babai i saj, Mexhit Picari kanë dalë sot para gjykatës Penale të Tiranës ku është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të tyre dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Sot para gjykatës, fëmijët e çiftit kanë rrëfyer për situatën e rëndë që përjetonin prej muajsh me të ëmën. Vajza e Kudretit dhe Dhuratës ka treguar në gjykatë edhe shenjat e dhunës në trup dhe kërcënimet e njëpasnjëshme se në rast se do të tregonte për mesazhet që e ëma kishte me burra të tjerë, atëherë ajo do i mbyste me litar ose do i hidhte nga ballkoni.
Ndërkohë që Dhurata Saliaj, në rrëfimin e saj në prokurori ka thënë se në ditën e vrasjes, i ati i ka kërkuar që të rrijë e qetë. Dhurata tregon se para se i ati të vriste Kudret Saliajn, ajo ka menduar se ai po shkonte në tualet. “Mendova se babi u çua nga tavolina dhe ka shkuar në tualet. Dëgjova krismat dhe pastaj s’kuptova gjë. Ika në shtëpi me taksi, atje erdhi policia”, -ka rrëfyer Dhurata itinerarin e saj pas vrasjes, ku bie në sy gjakftohtësia e saj për të mos parë çfarë ndodhi me njeriun që kishte ndarë 20 vite të jetës së saj.
Ndërkohë që një tjetër pistë është zbuluar pas rrëfimit të autorit, se mes viktimës dhe familjes Picari ka patur probleme edhe për financat. Mexhit Picari pretendon se e bija, Dhurata ka patur florinj, në banesën ku jetonte me Kudretin. Pasi viktima i ka nxjerrë rrobat dhe sendet personale, pasi e akuzonte për tradhti bashkëshortore, Mexhiti ka rrëfyer se florinjtë nuk i janë kthyer të bijës.
Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE– Detaje të reja janë zbardhur në gjykatën Penale të Tiranës ku është duke u zhvilluar seanca në ngarkim të Mexhit Picarit dhe të bijës së tij, Dhur...
SHKODËR– Diana Vuka e cila vra nga vëllai i saj do festonte sot ditëlindjen e saj. Dosja.al ka mësuar se përveç sherrit për mobiljet, motër e ...
VELIPOJË– Ka nisur prishja e objekteve pa leje në bregdetin e Velipojës. Fadroma të shumta të IMT-së kanë nisur aksioninqë prej mëngjesit për të vijuar she...
TIRANË- Vajza e Dhurata Saliajt dhe 41-vjeçarit Kudret Saliajt, F.Saliaj ka rrëfyer para gjykatës tmerrin e përjetuar me të ëmën para dhe pas ndarje...
TIRANË– Një 41-vjeçar nga Rumania dhe banues në Gjermani, me inicialet A.T., është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim kibernetik. Polic...
KUÇOVË– Është tensionuar protesta e banorëve të Sinecit në fshatin Lumas, ku ka pasur përplasje me efektivët e policisë. Këta të fundit u...
TIRANË-Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘Dita jonë’ është pyetur rreth fundit të pandemisë ka thënë se fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë pro...
TIRANË– Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet, te cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 19-vjeçar, A.D., është arres...
SHKODËR– Pastruesja që Diana Vuka kishte marrë për shtëpinë e saj në Velipojë, ka qenë personi i parë që ka vënë re mungesën e zonjës dhe heshtjen e ...
TIRANË–Ditën e sotme maturantët zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ashtu si vitet e kaluara teza e pr...