LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Muçës, mediat: Shqiptarët pastrojnë para, lidhja me politikën në Belgjikë

31 Janar 2022, 10:29 Nga DOSJA
Vrasja e Muçës, mediat: Shqiptarët pastrojnë para, lidhja

BRITANI E MADHE– The Telegraph i ka kushtuar një artikull hetimeve të prokurorisë në Belgjikë lidhur me vrasjen e shqiptarit Bledar Muça, 39-vjeçari që u ezkekutua një javë më parë në Anverse. Në artikull thuhet se hetimet e nisura po nxjerrin në dritë fakte të tjera që lidhin botën e krimit me zyrtarë vendas e politikanë. Madje vetë kryebashkiaku i Anvrese, Bart De wever ka pranuar se miliarda euro të ardhura nga droga janë infiltruar në politikën lokale, biznese legjitime dhe jetën e përditshme në qytetin që ai ka qeverisur për gati një dekadë. Në artikull shkruhet gjithashtu se pronat e paluajtshme të qytetit po blihen si pjesë e skemave të pastrimit të parave nga trafikantët që operojnë në Evropë, kryesisht shqiptarë.

Artikulli i plotë:

Ekzekutimi nga bandat e një shqiptari që thuhet se po maskohej si shtetas britanik, ka hedhur dritë mbi gjendjen e vështirë me të cilën përballet Antëerp në betejën kundër bandave të drogës që kontrabandojnë kokainë në Evropë. Bledar Muça, 39 vjeç, i cili posedonte letra britanike, ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i mafiozëve të lartë shqiptarë, u qëllua jashtë banesës së tij në periferi të kryeqytetit de facto të Flanders, qendrës së re të luftës së Evropës kundër drogës ilegale. Fotot tronditëse të publikuara në mediat lokale treguan një vrasës me pagesë, i cili i zuri pritë në rrugën jashtë shtëpisë së viktimës së tij, duke i gjuajtur me një pistoletë përpara sulmit, për të cilin autoritetet lokale thanë se kishte të gjitha shenjat e një vrasjeje me porosi.

Muca, i cili mendohet se ka jetuar në Londër nga viti 2016 deri në vitin 2020, thuhet se ishte krahu i djathtë i Florenc dhe Adrian Çapjas, dy emra të shquar të botës së krimit të Shqipërisë, dhe si rezultat kishte dokumente të paligjshme identiteti britanike, si dhe dokumente bullgare. Por vrasja e shtetasit shqiptarit 39-vjeçar, e fundit në një tendencë në rritje të krimeve të dhunshme të lidhura me drogën në Anverse, ishte me pak interes për politikanët vendas dhe oficerët e zbatimit të ligjit, të cilët po përballen me një çështje shumë më të madhe kur vjen puna në betejën kundër mbretërve të kokainës që veprojnë jashtë portit të transportit të qytetit. Zyrtarët e doganave, të cilët janë në vijën e parë të luftës së Evropës kundër trafikut të drogës, janë në shënjestër të kriminelëve, duke përdorur zhvatje, ryshfet dhe kërcënime për dhunë, ndërsa politikanët “fërkojnë supet” me bosët e lartë të drogës.

Bart De ëever, kryebashkiaku i Antwerp-it, pranoi se miliarda euro të ardhura nga droga janë infiltruar në politikën lokale, biznese legjitime dhe jetën e përditshme në qytetin që ai ka qeverisur për gati një dekadë. Zyrtarët në portin e Antwerp-it bënë konfiskim rekord vitin e kaluar të pothuajse 90 tonë kokainë, me vlerë rreth 13 miliardë euro, por pavarësisht nga kjo ngarkesë, miliarda euro ende përdoren për të “helmuar” nivelet më të larta të shoqërisë me drogë.

“Para se ta kuptoni, ju jeni ulur pranë një krimineli droge në një pritje apo në një festival të madh sportiv” – tha De wever. Ai shtoi se kriminelët kishin lëvizur nga frontet tradicionale të përdorura për të pastruar paratë tashmë. Pa asnjë mënyrë për të bërë dallimin midis këtyre krerëve kriminale dhe sipërmarrësve legjitimë, “biznesmenët e ndershëm” janë të ndikuar nga fluksi i parave të kokainës, tha kryebashkiaku i Antëerp. Një burim tha se pronat e paluajtshme të qytetit po bliheshin në sasi të mëdha si pjesë e skemave të mëdha të pastrimit të parave. Në dekadën e fundit, konfiskimet vjetore janë rritur nga pesë tonë në pothuajse 90 tonë të vitit të kaluar, pasi epiqendra e importeve të drogës u zhvendos nga Spanja në Evropën Veriore.

Por zyrtarët në terren besojnë se ata po kapin vetëm 10 për qind të asaj që përfundimisht dal në rrugë. Si rezultat i lidhjeve historike tregtare me Panamanë, Ekuadorin dhe Paraguajin, Antwerp është shfaqur si porta për vërshimin e kokainës në kontinent. Fluksi i drogës nuk tregon shenja ngadalësimi, me zyrtarët belgë të doganave që pranojnë se po bëjnë një betejë të humbur, pasi fuqia shpenzuese e trafikantëve të pasur të kokainës tejkalon masivisht buxhetet e zyrtarëve lokalë. Kristian Vanderëaeren, drejtori i përgjithshëm i departamentit të doganave dhe akcizave të Belgjikës, pranon se puna e ekipit të tij ka pothuajse ndikim “zero” në fitimet e mëdha që grumbullohen nga rrjeti kriminal.

Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë. Ai u vra pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat në Anverse. Muça ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.

Kush ishte Bledar Muça?

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor. 

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar muca ekzekutohet bledar muca bledar muca ekzekutohet bledar muca

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj