LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e Oliver Ivanoviç: Tri vjet e po aq padi, çështja ende pa aktgjykim

16 Janar 2021, 20:25 Nga DOSJA
Vrasja e Oliver Ivanoviç: Tri vjet e po aq padi, çështja ende

Sot, më 16 janar bëhen tri vjet nga vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili kishte themeluar dhe drejtonte Iniciativën Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ (SDP),që ishte subjekti kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut. Por, tri vjet pas, vrasësit apo autorët e atentatit janë ende të panjohur, pavarësisht se prokuroria e Kosovës ka ngritur tri aktakuza deri më tash.

Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte ngritur aktakuzën e parë më 2 dhjetor, 2019. Më 30 dhjetor, prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha kishte paraqitur aktakuzën e dytë, të ndryshuar, në bazë të së cilës u mbajt një seancë parapake më 11 shkurt, 2020.

Në këtë gjykim, të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq u patën deklaruar të pafajshëm për akuzat kundër tyre, ndërsa tre të akuzuarit e mbetur, Zvonko Vesellinoviq, Millan Radoiçiq dhe Zhelko Bojiq, ishin në arrati.

Tri aktakuza në tri vjet

Në nëntor të vitit 2020, u ngrit një aktakuzë e re, e treta me radhë, pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë e kishte hedhur poshtë aktakuzën e dytë të Prokurorisë Speciale, pas kërkesës së palës mbrojtëse, të cilët apeluan vendimin.

Seanca paraprake, bazuar në aktakuzën e re është shtyrë dy herë deri më tani.

Më 4 dhjetor, 2020, u vendos që seanca të shtyhet për një javë për arsye procedurale dhe më 11 dhjetor u shty sërish për një kohë të pacaktuar. Kjo pasi që gjykatësi vendosi se avokati, Faruk Korenica nuk mund ta mbronte Nedeljko Spasojeviqin sepse ai ishte përfaqësuesi ligjor i Rade Basarit në procedurat paraprake.

Tomë Gashi, avokati aktual i Rade Basarit, thotë se aktakuza e re vetëm sa është dorëzuar dhe se nuk ka ndryshime të rëndësishme në të “duke pasur parasysh se ajo përfshin të njëjtit persona që akuzohen për krime pothuajse identike”.

“Gjykata e Apelit e ka urdhëruar prokurorinë që të ndryshojë aktakuzën, ata e kanë bërë një gjë të tillë, por nuk ka ndryshime serioze”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se gjykimi duhet të fillojë së shpejti.

“Lënda është e madhe dhe mund të zgjasë me muaj”, shtoi Gashi.

Sidoqoftë, avokatja Jovana Fillipoviq thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës, në aktakuzën e re në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, riklasifikoi disa vepra penale, kështu që tani Silvana Arsoviq akuzohet për vrasje të rëndë, e që më parë akuzohej se ka ndihmuar në kryerjen e veprës së rëndë penale: vrasje.

Filipoviq po mbron të akuzuarën Silvana Arsoviq, e cila ishte sekretare e Oliver Ivanoviqit dhe e cila në aktakuzën e re, akuzohet për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Gjithashtu, në aktakuzën e re, Marko Roshiq akuzohet për vrasje të rëndë. Në aktakuzën paraprake, ai po ashtu akuzohej se ka ndihmuar në kryerjen e krimit të vrasjes së rëndë dhe shpërdorimit të detyrës.

“Në aktakuzën e re të Prokurorisë Speciale, përmenden edhe dy persona të rinj, të cilët pretendohet se kanë marrë pjesë në grupin e organizuar kriminal. Por, ne nuk i kemi aktet apo veprat penale me të cilat ata ngarkohen. Dhe për më shumë, aty thuhet se ata janë të panjohur për agjencitë e zbatimit të ligjit. Pra, në këtë shpjegim, thuhet se ekzistojnë këta persona të rinj, por askush i ri nuk është akuzuar”, thotë avokatja Filipoviq.

Hetime edhe në Serbi

Përveç Kosovës, edhe Prokuroria Speciale e Serbisë po heton vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Mirosllav Ivanoviq, vëllai i Oliverit të vrarë, thotë se institucionet kompetente patën dhënë premtime të mëdha në vitin 2018. Ndër të tjera, ata e patën siguruar familjen se rezultatet e hetimit do të diheshin shumë shpejt dhe se autorët e krimit do të përballeshin me drejtësinë.

“Deri më sot, asnjë nga këto premtime nuk është realizuar. Në Prishtinë po zhvillohet një hetim lidhur me vrasjen, por në atë aktakuzë nuk ka emra të cilët e kanë kryer veprën, emra të porositësve apo ndihmësve të drejtpërdrejtë… Në Beograd po zhvillohet diçka pak më ndryshe, e që është procedurë parahetimore. Nga këto zhvillime, më duket se e tëra është vetëm sa për të hedhur hi në sy të publikut, asgjë tjetër”, vlerëson ai.

Mirosllav Ivanoviq, që është gjykatës me profesion, është i bindur se ka qenë e mundur që të bëhet shumë më tepër, kur bëhet fjalë për hetimin e vrasjes së vëllait të tij. Siç thotë ai, “në konferenca të ndryshme për media, deklarohet se si brenda pak ditësh do të publikohen emrat e autorëve të vrasjes së vëllait”.

“Vrasja u krye në qendër të qytetit, në mes të ditës, në prani të një numri të madh njerëzish. Ndaj tij u qëllua gjashtë herë. Diçka e tillë do të duhej të zbulohej në tri ditë dhe jo në tri vjet”, tha Ivanoviq, duke shtuar se familja e Oliver Ivanoviqit, “është e zhgënjyer tej mase”.

“Gjykojeni edhe vet, janë përmendur emrat e disa njerëzve lidhur me kontekstin e vrasjes. Por, e kam krijuar përshtypjen se këta njerëz po mbrohen në publik, duke u thirrur në atë se nuk janë autorë të veprës, gjë që është jashtëzakonisht e pazakontë, në vend që të zbulohet nëse janë fajtorë apo jo. Kjo shkon vetëm në favor të vrasësve dhe atyre që e urdhëruan atë, sepse koha kalon, provat relativizohen, e faktet harrohen”, shton Mirosllav Ivanoviq.

Kronologjia e një vrasjeje

Ai konstaton se vrasja e Oliver Ivanoviqit ka sjellë pasiguri në mesin e njerëzve, por edhe në mesin e përfaqësuesve politikë serbë “të cilët mendojnë ndryshe”.

“Nuk nuk mund ta vrisni një njeri vetëm sepse ai mendonte ndryshe, kishte disa pikëpamje të ndryshme politike për atë se si duhej jetuar e të organizohej jeta në një mjedis”.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ai ishte udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”.

Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të Kosovës, në nëntor 2017, nga lista e subjektit të tij politik ishin tërhequr katër kandidatë, për shkak të fushatës së frikësimit të serbëve në veri të Kosovës. Në Mitrovicën e Veriut ishin djegur edhe makina të kundërshtarëve politikë.

Në këto zgjedhje, ai kishte marr 1,051 vota, duke fituar ulëse në Asamblenë Komunale të Mitrovicës Veriore.

Gjithashtu, në fillim të vitit 2014, Ivanoviq ishte njëri nga kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut, kur u arrestua nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë të Kosovës në vitet 1999-2000.

Nën këto akuza, ai u dënua me nëntë vjet burg në vitin 2016. Gjykata e Apelit e Kosovës kishte urdhëruar rigjykim në këtë rast, në shkurt 2017. Që nga ajo kohë, atij i ishte hequr masa e arrestit shtëpiak dhe në prill 2017, i ishte mundësuar mbrojta në liri.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni oliver ivanoviç sylë hoxha vrasja e oliver ivanoviç oliver ivanoviç sylë hoxha vrasja e oliver ivanoviç

Sondazh

Poll
Bota 16 Janar 2021, 19:23

GJERMANI– Policia gjermane ka qëlluar një person të armatosur në aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit pas denoncimit se dikish kishte një bombë me vete. Një f...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj