All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Burokraci e vërdallosje/ Vrasja e Sabrina Bengajt ngre pikëpyetje mbi shtetin

28 Dhjetor 2021, 19:53 Nga DOSJA
Burokraci e vërdallosje/ Vrasja e Sabrina Bengajt ngre pikëpyetje mbi
All - Paragraf - 1

FIER– Vrasja e paralajmëruar e një nëne të re nga bashkëshorti, ngre shqetësime se mekanizmi për monitorimin e zbatimit të urdhërave të mbrojtjes nuk është efikas. Sabrina Bengaj ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit Elton Metaj, i cili veç dhunës e kishte kërcënuar me armë. Metaj ishte arrestuar dhe u mbajt në qeli nga shtatori 2020 deri në mars 2021, dhe pas dënimit me mjekim të detyruar u transferua në spitalin e burgut në Krujë.

Në spital Metaj qëndroi katër muaj dhe në korrik, kur ekspertiza psikiatrike për të ndryshoi, u la i lirë me mjekim ambulator. Dy muaj më vonë, me 10 shtator Metaj vrau nënën e vajzës së tij 3-vjeçare, Sabrinën, e cila ishte vetëm 23-vjeçe.Rrethanat e lirimit të parakohshëm të vrasësit, ngritën dyshime mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ekspertizës mjekësore. Ato gjithashtu ngritën pikëpyetje mbi efikasitetin e të ashtuquajturit Mekanizëm i Referimit të Dhunës në Familje.

“Ne nuk kemi mundur të mbajmë në monitorim të ndjerën, pasi ajo nuk kontaktonte me zyrën e shërbimeve tona në Njësinë Administrative të Levanit”, tha Natasha Sollaku, drejtore e Shërbimeve Sociale në bashkinë e Fierit.

Ky mekanizëm që përfshin pushtetin vendor, policinë dhe një sërë institucionesh të tjera, duhet të mbajë në monitorim zbatimin e urdhrave të mbrojtjes dhe të evidentojë rreziqet ndaj viktimave të dhunës.

Megjithatë, sipas të dhënave nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, vetëm dy nga qindra çështjet e regjistruara për dhunë në familje në tre vitet e fundit, ka ardhur si pasojë e referimt të bërë nga mekanizmi.

Viktima të burokracisë

Dhuna në familje është një nga sfidat më të mprehta me të cilat përballet shoqëria shqiptare.  Në vitin 2020, sipas Prokurorisë së Përgjithshme u regjistruan 1,251 procedime penale dhe u morën të pandehur 1,173 persona me akuzën e dhunës në familje.  Në raportin vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm shkruhet se dhuna në familje zë gati pesë për qind të totalit të krimeve të proceduara në vitin 2020.

Ndërkohë, vetëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, në 9 muajt e parë të këtij viti u regjistruan 188 kërkesa për urdhëra mbrojtje – 3/4 e tyre nga gra dhe vajza që denoncojnë bashkëshortët, bashkëjetuesit, prindërit apo vëllezërit për dhunë.

Të pyetura nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, bashkitë e Fierit, Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit, deklaruan se kanë ndihmuar 154 gra viktima të dhunës në familje gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2021. Megjithatë, asnjë nga këto bashki nuk ofroi të dhëna se sa para kishte harxhuar specifikisht për këtë ndihmë, duke u fshehur pas shifrave të buxhetit për ndihmën sociale.

Problemet me Mekanizmin e Referimit të Dhunës shkojnë përtej rasteve tragjike si ai i vrasjes së Sabrina Bengajt. Shumë gra dhe vajza që denoncojnë familjarët e tyrë për dhunë, kanë nevojë për mbështetje financiare nga pushteti vendor.

Të dhënat e mbledhura nga Gjykata e Fierit, tregojnë se në katër vitet e fundit shumica e viktimave – mbi 57 për qind, janë të papuna dhe në nevojë për mbështetje ekonomike, për t’iu larguar dhunuesit.

Kjo ndihmë, e cila duhet të vijë përmes Mekanizmit të Referimit të Dhunës në Familje është minimale dhe me raste e vështirë për t’u siguruar.

Vjosa, e cila mori një urdhër mbrojtje nga bashkëshorti në shtator, i tha BIRN se ajo nuk mundi ta përfitonte menjëherë ndihmën financiare modeste prej 3 mijë lekësh, për shkak se kishte gjendje civile të ndryshme nga vendbanimi.

“Gjendjen civile e kam në Elbasan ndaj nuk përfitoja dot asistencë këtu,” tha 35-vjeçarja.

Ajo tha se dhuna ndaj saj nisi që në fillim të martesës, por largimi në emigracion i bashkëshortit e përkeqësoi situatën.

“Ai nuk ka jetuar këtu sepse punonte në emigracion, por për aq kohë sa ishte këtu më ka goditur dhe madje shumë rëndë,” kujtoi Vjosa.

Gruaja tregon se pas denoncimit, bashkëshorti hoqi dorë nga mbështetja ekonomike për fëmijët e tyre të mitur.

“Ai më tha: ‘me që do të ndahesh, do t’i rritësh vetë vajzat se unë s’të jap asnjë lek”, tregon 35 vjeçarja, e cila duhet të vërdalliset nga një institucion në tjetrin për të kërkuar ndihmë. Bashkitë e qarkut Fier të pyetura nga BIRN nuk kanë një buxhet të veçantë për viktimat e dhunës në familje. Në këto katër bashki viktimat trajtohen brenda buxheteve të ndara për shtresat në nevojë.

“Drejtoria e shërbimit social ka një buxhet të vogël të dedikuar për viktimat e dhunës në familje, fëmijët në nevojë për mbrojtje dhe familjet në situatë të vështirë social-ekonomike,” tha në një përgjigje me shkrim Alba Golloshi, drejtore e Shërbimit Social në Bashkinë e Patosit. “Shkon diku te 6 milionë të vjetra,” shtoi ajo.

Bashkia Mallakastër deklaroi në përgjigjen e saj se buxheti i planifikuar për ndihmë sociale ishte 5.3 milionë lekë. Nga ky buxhet  ndihmoheshin një sërë kategorish personash në nevojë dhe ndër ta edhe viktimat e dhunës në familje. Ndërkohë, ndihma ligjore dhe këshillimi për viktimat e dhunës mundësohej nga dy organizata joqeveritare, me të cilat bashkia kishte lidhur marrëveshje.

Bashkia e Fierit pretendoi se ndante pesë për qind të buxhetit për ndihmën sociale, por kjo shumë përfshin një mori kategorish dhe është e paqartë se sa nga ky buxhet i kalon rreth 100 viktimave të dhunës në familje që kishin kërkuar ndihmë pranë saj. Katër bashkitë e qarkut Fier deklarojnë se kanë ngritur struktura mbështetëse për viktimat e dhunës në familje, por për shkak të buxheteve të vogla, këto struktura më shumë shërbejnë si zyra statistikash dhe si vend ku gratë marrin ndihmën sociale prej 3 mijë lekësh, që vjen pas miratimit të urdhërit të mbrojtjes.

Burokraci dhe vërdallosje

Pavarësisht ndryshimeve të shpeshta ligjore, apeleve e protestave, gratë viktima të dhunës në familje në Shqipëri, gjejnë pak mbështetje dhe shpesh nuk ia dalin të marrin ndihmën e kërkuar. Edhe pse marrin guximin ta denoncojnë dhunën, mjaft prej viktimave tërhiqen nga kërkesat për urdhëra mbrojtje kur çështjet shkojnë në gjykatë.

Edhe të dhënat nga gjykata e Fierit tregojnë se 34 për qind e kërkesave për urdhëra mbrojtje gjatë 4 vitet e fundit u pushuan ose u rrëzuan në gjykatë. Bazuar në vendimet që BIRN shqyrtoi, në shumicë e rasteve arsyet e rrëzimit dhe pushimit lidhen me tërheqjen e viktimave dhe mosparaqitjen e tyre në gjykatë. Jo të gjitha viktimat dorëzohen. Me një urdhër mbrojtje në xhep, Vjosa u paraqit në fillim të tetorit në Gjykatën e Fierit, për të kërkuar ndihmë juridike në procesin e divorcit ndaj bashkëshortit, por gjykata e ktheu pas duar bosh.

Sipas vendimit gruaja nuk përfitonte dot ndihmë deri sa urdhri i mbrojtjes të bëhej i formës së prerë. Edhe pse kishte nën kujdes një 3 fëmijë të mitur, rroga e saj prej 30 mijë lekësh u gjykua se mjaftonte si e ardhur, duke e skualifikuar nga grupi i viktimave që e përfitojnë ndihmën për shkak të varfërisë.

Sipas vendimit ajo mund të kthehej në gjykatë me kërkesë për ndihmë vetëm pasi urdhëri i mbrojtjes të merrte formë të prerë.

Për 35 vjeçaren, që jetonte nën kërcënimin e dhunës, kjo do të thoshte një muaj shtesë andrallash nëpër zyra, rimarrje dokumentesh dhe një mori vështirësish, me të cilat duhej të përballej e vetme.

Megjithatë, Vjosa këmbënguli dhe ndihma juridike iu miratua një muaj më vonë.

“Unë tani po plotësoj dokumentet për herë të dytë, që të bëj gjyqin e divorcit,” shpjegoi ajo. “Kam lënë punën, po se di sa do më tolerojnë se kam marrë leje shpesh për të plotësuar një mal me dokumente,” përfundoi 35-vjeçarja.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burokraci dhe vërdallosje dhuna ne familje gjykata e fierit problemet me mekanizmin e referimit të dhunës sabrina benga viktima të burokracisë burokraci dhe vërdallosje dhuna ne familje gjykata e fierit problemet me mekanizmin e referimit të dhunës sabrina benga viktima të burokracisë

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë