Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vrasja e Triumf Rizës, lirohet Enver Sekiraqa, sherri në “Swiss Casino” solli krimin
15 Tetor 2021, 19:28Nga DOSJA
KOSOVË– Enver Sekiraqa, i akuzuar për ‘nxitje’ dhe shkaktim të vrasjes së efektivit të policisë së Kosovës, Triumf Riza është liruar nga burgu. Gazeta Express bën me dije se rastin e ka konfirmuar avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.
“Po, e vërtetë”, ka thënë shkurt ajo për mediat e Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-zyrtarit Triumf Riza dhe i dhënë një dënim prej 30 vitesh burg. Çështja u ankimua në Apel dhe Gjykata e Apelit me 6 mars të vitit 2020, vendosi të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.
Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqes për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”.
Prokuroria pretendonte se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte motivi që çoi në vrasjen e efektivit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetorin e vitit 2006. Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë u përplasën me të ndjerin Triumf Riza e Arben Selmanin. Riza vdiq, ndërsa Selmani mbeti i plagosur. Për këtë krim, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg. Triumf Riza ka qenë dhe i dashuri i këngëtares Adelina Ismajli, të cili ajo i dedikoi dhe këngën “Trimit tim”.
SHBA- Përfaqësuesit e disa vendeve në mbledhjen e OKB-së për Kosovën kanë kërkuar që situata me Serbinë të zgjidhet me anë të dialogut. Përfaqësuesit e Norvegj...
KOSOVË– Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që ora policore të mos vlejë për zyrtarët e angazhuar në procesin zgjedhor. Në mbledhjen e zhvilluar sot o...
SHBA- Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriç, është paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një maskë...
SHBA Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në mbledhjen e OKB-së për Kosovën, u bëri thirrje dy palëve që t’i shmangen retorikës dhe aksioneve, të cilat përshkallë...
SHBA- Përfaqësuesi i Rusisë në mbledhjen e OKB-së për Kosovën tha se situata në veri përbën shqetësim të madh për Rusinë. Sipas tij ajo është përkeqësuar për sh...
SHBA– Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për krimet e kryera nga Serbia. Ajo ...
SHBA- Presidentja e Kosovës është përplasur me Ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Osmani gjatë f...
SHBA– Kompania farmaceutike Pfizer dhe kompania e bioteknologjisë BioNTech thanë këtë të premte se kanë kërkuar që vaksina e tyre anti-COVID të miratohet ...
SHBA- Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka kërkuar që Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun si të vetmen alternat...