Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Vrasja në ish-Bllok/ Tha se nuk kishte armë me vete, Ervin Mata akuzohet për kallëzim të rremë, dosja e tij shkon në Gjyk
15 Shkurt 2021, 09:49Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale për Ervin Matën. Ky i fundit do të akuzohet për kallëzim të rremë pas dëshmisë që dha në muajin mars. Mata është shprehur se nuk ka pasur armë e se nuk kishte lidhje me ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës. Ishte vetë Mata ai i cili kërkoi që të jepte dëshminë e tij që sipas prokurorisë është e rremë.
Ndërkohë për të njëjtën akuzë do të gjykohen edhe miqtë e tij Ajax Boshnjaku, Geldo Hoti, Redi Popesku dhe Fabio Allushi.
Ish- i fejuari i këngëtares shqiptare Elvana Gjata, iishte shpallur në kërkim nga policia prej 5 muajsh. Tashmë ai po hetohet për për përfshirjen në vrasjen në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ervin Mata u dorëzua në Polici më 2 mars dhe u lirua më 4 mars.
Ngjarja e 4 tetorit 2018
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.
I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën,
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR– Zonat e thella malore në Qarkun e Dibrës po përballen me një acar të vërtetë prej 3 ditësh. Në Lurë e Kala të Dodës banorët janë të izoluar totalish...
Aktualitet15 Shkurt 2021, 09:11
DIBËR–F.Shehu, nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasditen e djeshme në fshatin Limjan të njësis...
KUKËS-Në qarkun e Kukësit, situata meteorologjike paraqitet e stabilizuar pasi reshjet e dëborës kanë pushuar, megjithatë temperaturat e vijojnë të jenë të...
TIRANË– Policia e Shtetit ka prangosur 8 persona, një prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Në pranga kanë përfunduar persona, të akuzuar për vepra pena...
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës vijon të jetë i përmbytur. Aktualisht janë 1800 hektarë tokë bujqësore nën ujë ndërkohë që rrugë të bllokuara ka në Darragjat, S...
TIRANË– Një 25-vjeçar është prangosur në kuadër të operacionit “Sunday”, pas disa informacioneve që Policia e Shtetit mori se i riu mbante armë në b...
LEZHË– Situata në qarkun e Lezhës duket se ka nisur që të përmirësohet. Emergjencat civile në qytet kanë bërë me dije se rruga e Kombit në zonë është e kal...
DURRËS– Një 50-vjeçar me origjinë italiane është arrestuar në Portin e Durrësit pasi iu është gjetur 2 kg kanabis e fshehur në gomën rezervë. Në pra...