Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë të lirë Ervin Matën, 31-vjeçarin e përfshirë në vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut. Apeli la në fuqi masën “detyrim paraqitje”, për Matën, i cili u vetëdorëzua rreth një muaj më pare në polici.(Lexo këtu)
Ervin Mata i njohur ndryshe edhe si ish-i fejuari i Elvana Gjatës u la i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe kjo masë është konfirmuar edhe sot nga Apeli.
31-vjeçari u vetëdorëzua më datë 2 mars, ditën e shtunë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia prej 6 muajsh, për përfshirjen në vrasjen në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha.
Të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Burime për Dosja.al bënë me dije në dëshminë e tij Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar.
Ngjarja në ish-Bllok
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.
I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën,
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Me tensione ka nisur protesta e sotme e opozitës. Banorët e Astirit janë përplasur me Policinë te Pedonalja, pasi kanë tentuar të çajnë gardhin e...
TIRANË– Pamje interesante nga protesta e opozitës para parlamentit. Në serinë e shtatë të protestës, opozita vijoi me programin për të protestuar para Drej...
VLORË– Ditën e sotme bëhen plot 22 vite që nga 28 marsi i vitit 1997 kur ndodhi Tragjedia e Otrantos. Dosja.al mëson se sot si çdo mars, familjarët ...
TIRANË- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është ngjirur dhe përlotur gjatë protestës që është zhvilluar sot para parlamentit. Malaj tha se sot të gjit...
TIRANË- Situata e protestës para parlamentit është tensionuar sërish. Dosja.al ka siguruar një foto nga momenti kur një qytetar është plagosur dhe shihet i...
VLORË– Një 83-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një automjet tip “Mercedes Benz”. Sipas njoftimit zyrtar nga policia e Vlorës,...
VLORË– Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës. Sipas njooftimit zyrtat mësohet se shtetasi me inicialet E.P. është afruar në ...
TIRANË– Bujar Sheshi është tashmë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por sipas gazetarit Nebil Çika, Sheshi është i përfshirë në skandale po...
TIRANË- Tensione në protestën e opozitës. Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Kuvend.Po ashtu janë hedhur shas...
TIRANË- Opozita e bashkuar po zhvillon protetën e saj para Kuvendit, ku ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë.Gjatë protestës ka pasur hedhje të s...