LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasje, plagosje dhe trafik armësh, këta janë 4 shqiptarët më të kërkuar nga EUROPOL

9 Dhjetor 2021, 07:18 Nga DOSJA

SHQIPËRI – EUROPOL ka publikuar një listë me emrat e personave më të kërkuar në të gjithë botën, mes të cilëve ndodhen edhe 4 shqiptarë, 3 prej të cilëve janë futur në këtë listë të zezë nga Luksemburgu, ndërsa një tjetër nga Qipro dhe Greqia.

Por, cilët janë shqiptarët në fjalë dhe për çfarë akuzohen ata?

Aleks Burreli, vrasësi me pagesë që ekzekutoi në 2016-n biznesmenin qipriot. Gani alias Aleks Burreli, është një tjetër shqiptar që kërkohet nga policia e Europolit. 50-vjeçari është personi i shpallur në kërkim nga autoritet e Qipros, pasi në 23 qershor 2016 në restorantin “Aya Napa”, hapi zjarr drejt një tavoline ku po darkonte biznesmeni vendas, Fanos Kalopsidiotis, i moshës 51 vjeç. Biznesmeni dhe dy nga policët që e shoqëronin (burrë e grua), mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Në këtë atentat, mbeti i vrarë dhe bashkëpunëtori në krim, i Burrelit, Jani Vogli 41 vjeç. Tashmë emri i Aleks Burrelit, ndodhet në një listë mes 56 kriminelëve më të kërkuar nga policitë e vendeve të Bashkimit Europian. Burreli dhe miku i tij, Jani Vogli, kanë vepruar si vrasës me pagesë. Burreli mundi të largohet nga vendngjarje me një automjet i cili më pas u gjet i djegur. Prej asaj dite policia qipriote dhe ajo Greke nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë gjurmë të vendodhjes së Aleks Burrelit. Tashmë, emri i shqiptarit ndodhet mes listës së kriminelëve më të kërkuar të Europës, ku radhiten dhe bosët e mafias.

Valon Azemi, shqiptari nga Maqedonia që në Pragë ekzekutoi me 4 plumba një person. Në listën e më të kërkuarve të Evropës është edhe një shqiptar nga Maqedonia. Valon Azemi, aktualisht vetëm 39-vjeç. I akuzuar për vrasje, dhe i dënuar me parë me 10 vite burg. I kërkuari është dënuar me 10 vite burg për vrasje. Në vitin 2007, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme verbale me një burrë në një klub muzikor të Pragës, ai përdori armën e mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe qëlloi vazhdimisht në drejtim të atij personi. Viktima është goditur një herë në kokë dhe tre herë në gjoks. Këto lëndime i shkaktuan vdekjen.  Ndaj tij autoriteti gjyqësor kompetent në Republikën Çeke lëshoi ​​fletë-arresti evropian.

Edinjo Pulti, shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë për plagosje me thikë. Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun. “Më i kërkuari” i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë.

Aldo Iamandi, emri në EUROPOL por pas ‘fërkimit’ të makinave plagosi 2 persona në Tiranë. Një konflikt i çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ka përfunduar me dy të plagosur mbrëmjen në Tiranë, dhe autori Aldo Iamandi Gjini, 31 vjeç ishte prej kohësh në kërkim ndërkombëtar, tek lista e më të kërkuarve.  Fillimisht dyshohet se pati një fërkim të makinave në lëvizje të djemve në rrugën “Todi Shkurti” pranë tregut Elektrik. Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit. Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Pas ngjarjes, Gjini është larguar me një makinë me targa AA001RN. Ai ka qenë edhe më parë në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge.

Marrë nga eumostwanted.eu

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje europol plagosje shqiptaret me te kerkuar vrasje armembajtje pa leje europol plagosje shqiptaret me te kerkuar vrasje


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj