Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrau shokun e tij për 30 mijë euro, Gjykata e Shkodrës lë në burg Artan Koçekun
15 Korrik 2019, 10:53Nga DOSJA
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “Arrest me burg” për Artan Koçekun, i cili u arrestua vetëm para pak ditësh për vrasjen e Angjelin Shkambit. Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtarja Izabela Radovani.
Koçeku u vu në pranga disa ditë më parë në Shkodër. 29-vjeçar ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh pasi akuzohej për vrasjen e Angjelin Shkambit, mikut të tij më 17 dhjetor të 2017.
Angjelin Shkambi është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, pranë një dyqani lulesh teksa po dilte nga varrezat e fshatit.
Dyshohet se Shkambi është ekzekutuar nga miku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh. Disa ditë para vrasjes Koçeku kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Peqinit, dhe vetëm një ditë para se të kthehej në ambientet e burgut, vrau shokun e tij Shkambin.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI– Asnjë qytet nuk ka protestuar ditën e sotme kundër rritjes së çmimit të naftës pavarësisht thirrjes që bëri Partia Demokratike pas miratim...
TIRANË– Gilmando Dani, i pandehuri si pjesë e grupi “Shullazi” me në krye Emijano Shullazin është përplasur me gjyqtarin Arben Vrioni. Mësohet se Dan...
TIRANË– Është shtyrë për herë të pestë seanca gjyqësore ndaj grupit ‘Shullazi”. Këtë radhë senaca u shty pasi avokatët e palës mbrojtëse të zgjedhur n...
Tiranë- Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave liroi nga detyra kreun e Tatimeve, Enton Duron, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës. Vendimi i shkarkimit mba...
TIRANË– Punonjësit e Call Centerit kanë organizuar ditën e sotme një protestë kundër gjyqtares Marinela Osmani. Me pankarta në duar, ata kërkojnë që t’u nj...
Tiranë- Autorët e grabitjes së Rinasit kërkuan sot ndryshimin e masës së sigurisë. Në seancën e sotme te Krimet e Rënda të pandehurit kërkuan ndryshimin e masës...
VLORË– Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Bëhet fjalë për një të ri me inicialet I.P., i cili akuzohet se ka vjedhur disa farmac...
Roskovec– Çudirat e shqiptarëve nuk kanë sosur. Në një dasmë në Roskovec, i kanë kënduar ish-kryeministrit Sali Berishës dhe kreu të PD-së Lulzim Bashës...
Berat- Në prangat e policisë së Beratit kanë rënë 3 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë vjedhur shuma të mëdha parash në dy banesa.Në pran...
Greqi- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në lagjen “Hajdari” të Athinës. Mbi të rin shqiptar ësht...