Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Durrës- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhisë. Duke iu referuar dosjes së Prokurorisë vëllezërit fillimisht janë ndjekur me makinë dhe më pas janë parakaluar dhe në këto momente janë qëlluar me armë zjarri. Mësohet se autorët që qëlluan kanë qenë në një mjet “Toyota”, pasi në vendgjarje janë gjetur mbetje të mjetit. Sipas policisë, autorët pasi i kanë ndjekur dhe i kanë parakaluar duke i ekzekutuar me breshëri dy vëllezërit Haxhia, u është thyer një pjesë xhami e ‘Toyota-s’ me xhama të zinj. Kjo e fundit u fiksua më pas edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti aty pranë.
“Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat ‘TOYO…”. Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit “Toyota”. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike në rrugë largohen në drejtim të mbikalimit te Nishtulla në Shkozet një atomjet me ngjyrë të zezë që dyshohet në përdorim nga autorët” thuhet në dosje. Nuk dihet ende sesi është thyer xhami i makisë në vendngjarje.
Po kështu në trupin e viktimës, Besmir Haxhisë janë konstatuar 20 dëmtime dhe i është gjetur në trup edhe dy predha arme zjarri. Ndërsa në trupin e Viktor Haxhisë janë konstatuar 18 dëmtime në kokë dhe pjesën e qafës, si dhe i janë gjetur në trup 2 predha arme zjarri.
Për këtë ngjarje të rëndë Policia ka arrestuar Klevis Allën dhe Altin Ndocin, për të cilët gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Këta akuzohen edhe për vrasjen e Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- Eugena Tomini nga Institutin i Shëndetit Publik ka bërë me ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 7 raste të reja, pas testim...
Durrës- Zbulohet emri i 22-vjeçari të arrestuar për 4 vrasjet që kanë ndodhur së fundmi. Mësohet se ai është 22-vjeçari Klevis Alla nga Durrësi. D...
Durrës- Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha pas senacës së sotme në Gjykatë ka deklaruar se klienti i tij është i shokuar për akuzat që ka ngritur Prokuroria d...
Krujë– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 22 persona dhe vetëm 1 pre...
Tiranë- 33-vjeçari Edmond Qenani, i cili u arrestuar nga Policia pak ditë më parë pasi akuzohej se ngacmonte punonjëset e kompanisë “TIBO”, ka deklaruar ...
Durrës- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës dy autorët e vrasjes së 4 të rinjve. vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit)...
Tiranë– Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale Gj.Ll, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për veprën penale “Trafikimi i narkotikë...
Durrës- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin Klevis, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllez...
Itali- Një tjetër shqiptar në Itali ka humbur jetën, pasi u infektua me COVID-19. Mediet italiane raportojnë se ai është Altin Hyso, 45 vjeç, i cili ndër...
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por qeveria ditët e fundit ka lehtësuar masat. Sot dhe nesër të moshuarit mund të dalin nga banesat deri n...