LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zamira Kita rrëfen dramat e jetës: Për shkak të biografisë kam tentuar të vras veten, Korçën e dua shumë, në Maliq kam

3 Korrik 2020, 11:57 Nga DOSJA
Zamira Kita rrëfen dramat e jetës: Për shkak të

TIRANË– Aktorja e madhe Zamira Kita ka rrëfyer dramat e jetës së saj për publikun shqiptar.

E ftuar në “Rreze dielli”, Kita ka treguar se ka kaluar gjërat më të vështira të jetës së saj, dhe se në një pikë të jetës, kishte tentuar të vrasë veten.

Ndër të tjera, Zamir Kita se kalvari i vuajtes filloi kur u arrestua vëllai tjetër i babait, pasi rrezikonte ta hiqnin nga academia dhe se biografia e ka goditur në të gjitha drejtimet.  Për shkak të vështirësive që ka pasur në karrierë, aktorja tregoi se ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“Në fakt në vitin e dytë në 79’, pra viti i dytë i gjimnazit mua më është arrestuar një nga vëllezërit e babai, një xhaxha dhe është dënuar 10 vite për agjitacion dhe propagandë. Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe në atë kohë për familjen tonë, tronditje e madhe e kanë përjetuar shumë keq prindërit e mi, ne ishim të vegjël nuk e dinim ende se çdo të thoshte, por unë fillova ta ndjeja mbi vete trajtimin e keq që më bënin edhe mësuesit mbas kësaj, nëqoftëse mësoja për 10 nuk ma vinin kurrë notën sic duhej, nuk e di përse filloi një luftë klasash ndaj meje, me disa nga mësuesit e gjimnazit, më hoqën nga të gjitha aktivtet, nga komuniteti rinisë ku unë bëja pjesë…Unë si një fëmijë me iniciativë gjithmonë dhe sic më ka karakterizuar gjithë jetën, kam shkuar tek sekretari i parë, në shtëpinë e tij, ndërkohë nuk e takova dot më thanë që nuk është por ja kanë përcjell fjalët se vajza e tij ishte në shkollë tek ne, dhe më njihte kush isha dhe i ka thënë që ka ardhur Zamira. Unë njihesh nga aktivitet që fillova të bëjë. Të nesërmen kanë nisur një ekip në shkollë dhe më ka takuar vetë dhe unë e kujtoj gjithmonë me pozitivitet këtë gjë. Ai ishte Enver Halili të cilit unë i jam shumë mirënjohëse sepse më tha ti nuk ke punë me xhaxhain, ti do të vazhdosh të mësoh dhe do të jetosh sic ke jetuar, do të vazhdosh me aktivitet. Babai jot nuk ka lidhje me vëllain, babai jot ka këtë qëndrim, dhe unë vazhdova normalisht dhe kur erdhi fundi i maturës, unë kërkova të shkojë për dramaturgji, të treja i vendosa për dramaturgji, njëra nga ato vihej ku të ketë nevojë atdheu, unë nuk e shkrojta, aq shumë e doja dramaturgjinë, dhe kur ai është pyetur se si do të bëhet me këtë vajzën se kjo ka xhaxhain 10 vjet,  ai tha të shkojë dhe të konkurrojë.  Noshta ishte mendimi që do shkojë të konkurojë dhe nuk do të fitojë por mu dha e drejta.  Para disa ditësh e kam kujtur me Gent Kamen si ngjarje dhe kam thënë si ka mundësi që e fitova sepse përvecse nuk kisha miq, dhe nuk bija dhe aq në sy isha e shkurtër dhe nuk isha një vajzë që do hyja dhe do ta fitoja menjëherë Për fatin tim të mirë e fitova,’’- shprehet Zamira Kita.

Ndër të tjera, ajo shtoi se kalvari i vuajtes filloi kur u arrestua vëllai tjetër i babait, pasi rrezikonte ta hiqnin nga academia.

“Biografia më ka goditur shumë në të gjitha drejtimet. E kisha të vështirë të doja dikë, të lidhesha të shpresoja që të më ecte mbarë, e kisha të vështirë të fitoja një rol në film, e kisha të vështirë të shkoja në teatër dhe të vazhdoja profesionin tim si aktore që e kisha ëndërruar aq shumë, pra vuajta për një kohë të gjatë gati katër vjet. Në fakt unë jam një natyrë shumë optimiste… Nuk e di pse kam pasur gjithmonë optimizmin dhe shpresën se gjithcka do të ecë mirë. Kam patur dhe momente kur kam humbur shpresën, edhe në problematikat personale initime,dhe në ato profesionale. Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër…..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi i kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat,’’- thotë ajo. 

Zamira Kita foli edhe për Korcën, të cilën ka vendosur të mos e brakstisë asnjëherë, dhe e cilëson si vendi që i ka falur të gjitha, dashurinë, profesionin dhe vendi ku solli në jetë vajzën e saj.

‘’Korca mi ka dhënë të gjithë kënaqësitë. Korca më ka bërë të jem kjo që jam si aktore, korca më ka dhënë emrin e mirë nga ana profesioanle, Korca më ka duartrokitur dhe aty kam familejn që është gjëja më e shtrenjtë. Po atje, në Maliq kam këmbyer puthjen e parë me bashkëshortin, sepse kemi qënë atje prap për të bërë një shfaqje, ai ka qenë kitarist dhe unë kam qenë aktore dhe në një moment të caktuar kemi prekur duart dhe kemi këmbyer puthjen e parë. Atje ka nisur, dhe ka qenë 12 maji I vitit 89’ ajo ditë, sepse ne kishim filluar të këmbenim vështrime, kishim filluar të ndjenim që e kërkonim njëri tjetrin, mirëpo askush nuk po thoshte, askush nuk po vepronte, në një moment të caktuar u këmbye ajo puthje, kështu që e kurorëzuam,”- përfundon aktorja Zamira Kita.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture zamira kita zamira kita

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 3 Korrik 2020, 07:42

TIRANË-Raporti përmbledhës i asaj mbledhje, ku organizata bazë e ka “kryqëzuar” kryeredaktorin Mitrojorgji, duke i kërkuar llogari si për krushkun e tij “a...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj