LIVE UPDATES
Bota

ZANAFILLA/ Rusia vërshon drejt Ukrainës, por si ka nisur konflikti mes dy vendeve (HISTORI)

14 Shkurt 2022, 15:49 Nga DOSJA

UKRAINË – Rusia tronditi sot mbarë botën duke nisur sulmin total ndaj Ukrainës. Që prej orës 06:00, raketat ruse u hodhën në territorin ukrainas duke i paraprirë ofensivës së organizuar. Deri më tani raportohen 8 viktima dhe 19 të zhdukur. Forcat ruse po përparojnë me shpejtësi brenda territorit fqinj, ndërsa Perëndimi dhe shumica e vendeve të botës kanë dënuar njëzëri operacionin e sulmit rus ndaj Ukrainës. Në këtë sulm, i cili konsiderohet më i rëndi në Europë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore janë angazhuar 150-200 mijë forca ruse. 

Sulmi rus ishte paralajmëruar se do të ndodhte në 16 ose 20 shkurt. SHBA dhe Britania e Madhe së bashku me NATO-n dhe BE nuk i morën të mirëqena pretendimet e Rusisë se po largonte forcat dhe pajisjet luftarake nga kufiri me Ukrainën javën e kaluar. Presidenti amerikan Biden së bashku me aleatët e tij këmbëngulën se Kremlini po shtonte gradualisht numrin trupave në hapësirën kufitare me Ukrainën me qëllim që të pushtote këtë vend. 

Shkak i këtij konflikti, i cili konsiderohet më i rrezikshmi në Europë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, është aspirata e shtetit ukrainas për t’iu bashkuar NATO, një gjë Rusia kërkon të anullohet totalisht nga frika e afrimit të Perëndimit në kufij tokësorë me të. Përplasja është kaluar nga një konflikt rajonal në “luftë” mes dy poleve Perëndim dhe Lindje. 

Edhe pse dy vendet fqinje janë përplasur ushtarakisht për rajonin lindor të Ukrainës në 8 vitet e fundit, Ukraina dhe Rusia prej gati 3 shekujsh kanë njohur mosmarrëveshje, urrejtje, luftë, pushtim dhe kontradikta të vazhdueshme.

Gjeneza e konfliktit, nga Perandoria Ruse te ardhja e Janukoviçit në pushtet
Ukraina dhe Rusia kanë patur prej një kohe të gjatë armiqësi me njëra-tjetrën që prej kohës së Perandorisë Ruse. Me humbjen e Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit të Tetorit në1917, territoret me popullsi jo-ruse u shpërbënë duke krijuar shtete të pavarura. Pas 5 vitesh luftë të përgjakshme civile në Rusi mes bolshevikëve dhe forcave cariste e nacionaliste ruse, komunistët triumfuan dhe filluan krijimin e Bashkimit të Republikave Sovjetike. Nacionalistët ukrainas u mposhtën në vitin 1922 dhe në 30 dhjetor 1922, vendi iu bashkua BRSS.

Firmosja e paktit të Belozhevit 8 dhjetor 1991

Platformat e Mikhail Gorbaçovit “Glasnost”  (hapje e transparencë) dhe “Perestroika” (Rikonstruksion) çuan në rrëzimin e komunizmit në Europën Lindore, Qendrore dhe Juglindore dhe shpërbërjen e BRSS. Ukraina u shpall shtet i pavarur në 24 gusht 1991. Shpërbërja totale e Bashkimit Sovjetik u realizua në 8 dhjetor 1991 me firmosjen e Paktit të Belozhevit ku Konfederata e Shteteve të Pavarura (CIS) u kalua në fazën finale të themelimit të republikave të pavarura.

Të dyja shtetet bashkëpunuar ekonomikisht me njëra-tjetrën nga vitet ’90 deri në 2004 kur marrëdhëniet mes tyre u tensionuan, Në vitin 2004, u zhvilluan zgjedhjet presidenciale ku Viktor Janukoviç, një kandidat pro-rus mposhti Viktor Jushçenkon, një politikan ukrainas me orientim pro-perëndimor.

Revolucioni Portokalli 

Por, mediat dhe hetimet treguan se zgjedhjet ishin manipuluar. Qytetarët ukrainas dolën në rrugë duke rrëzuar Janukoviçin me “Revolucionin Portokalli” që zgjati nga nëntori 2004 deri në janar 2005. Vendi iu drejtua zgjedhjeve të parakohshme presidenciale  në janar të 2005 dhe Jushçenko mposhti rivalin pro-rus Janukoviç.

Në vitin 2010, Janukoviç kandidoi sërish për president. Ai fitoi bindshëm ndaj ish-kryeministres Julia Timoshenko, aleate e Jushçenkos. Në këtë kohë, ai forcoi marrëdhëniet me Rusinë.

Euromaidani dhe lufta në Donbas 
Momenti kritik erdhi në nëntor 2013, ku Jushçenko pranoi të firmoste marrëveshjen e marrjes së paketës financiare nga Rusia për t’u bërë pjesë e Unionit Ekonomik të Euroazisë, që drejtohet nga Moska. Duke braktisur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të BE, populli ukrainas u ngrit në revolta të dhunshme “Euromaidan” ndaj aparatit shtetëror dhe qeverisë së Janukoviçit. Në 23 shkurt 2014 pas kaosit dhe gjakderdhjes së shkaktuar në rrugët e Kievit dhe mbarë vendit, Janukoviç u arratis nga Ukraina drejt Rusisë.

Euromaidani

Nacionalistët dhe forcat demokratike ukrainase morën pushtetin dhe organizuan zgjedhjet e reja. Petro Poroshenko, një biznesmen i fuqishëm, fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2014. Në afro 3 muaj humbën jetën rreth 800 persona prej përplasjeve gjakatare mes qytetarëve dhe forcave policore.

Megjithatë, konflikti u përshkallëzua duke kaluar në përplasje me forcat e armatosura ruse. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë tha se njeh si homolog të Ukrainës Viktor Janukoviçin.  Ai urdhëroi mbajtjen  referendumit në zonat lindore të Ukrainës, Donbas dhe Krime. Shumica e popullsisë vendase vendosi pro-bashkimit me Rusinë. Nga ky moment, dy shtetet u përfshinë në konflikt të armatosur në kufi. Fillimisht, forcat e armatosura ukrainase rimorën territoret në lindje të vendit, por nëpërmjet forcave mercenare dhe paramilitarëve, rusët arritën të kontrollonin rajonin e Donbasit.

Në 5 shtator 2014 u firmos mes Rusisë, Ukrainës dhe OSBE-së Marrëveshja e Minskut për t’i dhënë fund luftës në Donbas. Në total kanë humbur jetën 14 mijë persona.

Nga konflikti Rusi-Ukrainë në Perëndim-Rusi
Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë qetësuar aspak gjatë viteve të fundit. Konflikti ka marrë përmasa ndërkombëtare teksa në përballjen me Rusinë është përfshirë dhe SHBA me aleatët e saj perëndimorë. Që prej vitit të kaluar, Presidenti amerikan Joe Biden dhe Bashkimi Europian kanë kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme Rusinë me sanksione. Edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen paralajmëroi Rusinë se dhe Bashkimi Europian do zbatojë sanksione ekonomike ndaj zyrtarëve rus nëse goditet Ukraina.

Flamujt e NATO-s dhe Ukrainës

Faza e re e konfliktit mes palëve ka të bëjë me çështjen e integrimit të Ukrainës në NATO. Rusia e dënon ashpër një lëvizje të tillë pasi sipas saj NATO do të kishte për herë të parë në histori kufij territorialë me Rusinë. Putin akuzon SHBA se ka shkelur premtimet në vitin 1997 se NATO nuk do të zgjerohej në lindje të Europës. Në fund të vitit të kaluar u vendosësn që të mbaheshin negociata mes drejtuesve ushtarakë rusë dhe të NATO-s dhe diplomatëve amerikanë dhe rusë në Gjenevë.

Bisedimet e janarit 2022 nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv pasi palët nuk pranuan të tërhiqeshin nga pozicionet.

Joe Biden (m) dhe Vladimir Putin (d)

Më pas, SHBA nëpërmjet presidentit Biden dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken kërcënuan sërish Rusinë me sanksione të rënda, madje Biden shkoi deri aty sa paralajmëroi se vetë Putin do të ndëshkohej personalisht për situatën e krijuar. Uashingtoni ka publikuar prej muajsh pamje satelitore nga kufiri ruso-ukrainas duke pretenduar se Moska po përgatit sulm dhe pushtim ushtarak ndaj Kievit me mbi 100 mijë trupa.

Biden dhe Putin biseduan në telefon. Edhe pse nuk dhanë rezultate bisedimet, ata premtuan se zgjedhin vazhdimin e dialogut.

Rusia e ka refuzuar kategorikisht se ka në plan të pushtojë Ukrainën. Liderët e vendeve të Perëndimit Emmanuel Macron, presidenti i Francës, kryeministri britanik Boris Johnson, kancelari gjerman Olaf Scholz kanë kryer takime në Rusi dhe Ukrainë për të çtensionuar situatën.

Antony Blinken

Sekretari Blinken përsëriti në fillim të këtij muaji se Rusia po përgatit të sulmojë ushtarakisht Ukrainën dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë nga momenti në moment. Në këtë kohë, NATO dhe Perëndimi premtuan se do të dërgojnë trupa ushtarake në Europën Lindore dhe sidomos në Ukrainë.

Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Moskë, Putin paralajmëroi Europën se nëse Ukraina përfshihet në NATO, konflikti i armatosur është i  pashmangshëm. Edhe pse ai pranoi se Rusia nuk ka fuqi të përballet dhe të mposhtë NATO-n, shefi i Kremlinit kërcënoi homologun Macron në Moskë me armë bërthamore. Madje, “Reuters” shkroi se të dy qëndruan në 6 metra distancë pasi Macron nuk pranoi të kryente testin anti-COVID rus nga frika e vjedhjes së të dhënave gjenetike nga Moska.

Gjermania nga ana tjetër ka refuzuar të dërgojë trupa dhe armatime në Ukrainë. Mediat në Uashington e kanë sulmuar Berlinin se nuk përbën më aleatin e besueshëm të Uashingtonit për shkak të interesave dhe bashkëpunimit të fortë ekonomik.

Konflikti Perëndim-Rusi ka bllokuar aktivizimin e gazsjellësit mes Rusisë dhe Gjermanisë, i quajtur “Nord Stream 2”.

Erdogan me homologun ukrainas Zelenski

Për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë u angazhua dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili premtoi mbajtjen e një samiti në Ankara mes dy vendeve muajin e kaluar. Ai takoi presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Kryeministri britanik Boris Johnson kërcënoi Moskën me sanksione nëse goditet ushtarakisht Kievi.

Gradualisht, Ukraina ka marrë në total 180 ton armatime nga SHBA, Lituani dhe vendet e tjera të NATO-s. Nga armatimet për vijën e parë të frontit deri te sistemet anti-raketore janë materialet që Kievi është pajisur.

SHBA paralajmëroi se përplasja e armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës është e pashmangshme. Ajo u kërkoi qytetarëve të saj në Ukrainë që të largohen menjëherë nga Ukraina. Shtetet e tjera anëtare të NATO-s i janë bashkuar mesazhit për tërheqje të qytetarëve nga Kievi.

Liz Tras dhe Sergej Lavrov

As takimi në Moskë mes Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov me Sekretares Britanike Liz Tras nuk dha rezultat pozitiv. Madje, Lavrov u nervozua me qëndrimin e Tras duke thënë se po fliste me një “person shurdh”.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u shpreh se beson deri në fund te zgjidhja diplomatike, por konfirmoi se vendi i tij është në gadishmëri për t’u përballur me gjithçka. Ai i ka hedhur poshtë pretendimet se vendi i tij do të sulmohet nga fqinji rus.

Presidenti Biden dhe Putin biseduan me njëri-tjetrin. Zyrtarë amerikanë treguan se Biden i tha Putinit se Rusia do të vuajë pasoja të rënda njerëzore nëse detyron nisjen e luftës. Kremlini u përgjigj më pas se akuzat e amerikanëve se Rusia do të shkaktojë luftë janë histeri.

Dy javët e fundit prodhuan zhvillimet më dramatike. Nga Luhansku dhe Donbasi u vendos evakuimi i banorëve në këto rajone drejt Rusisë. Ditën e martë, presidenti rus Vladimir Putin njohu republikat separatiste të Donbasit dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës si të pavarura. Ai firmosi më pas dërgimin e forcave ruse me “mision paqeruajtës” në lindje të Ukrainës. 

Kjo lëvizje tërboi Perëndimin. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti të turpshëm vendim e Putin. Më pas, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe miratuan sanksionet ndaj disa zyrtarëve dhe bankave ruse. Po as këto masa nuk e frenuan Rusinë nga sulmi ndaj Ukrainës.

Sot pas 77 vitesh ndodh sulmi më i madh ushtarak brenda Europës. Ngjarja e sotme konsiderohet si momenti më kritik i marrëdhënieve Perëndim-Rusi. 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken bashkimi europian bashkimi sovjetik joe biden konflikti rusi-ukraine ursula von der leyen viktor janukoviç vladimir putin yulia timoshenko antony blinken bashkimi europian bashkimi sovjetik joe biden konflikti rusi-ukraine ursula von der leyen viktor janukoviç vladimir putin yulia timoshenko


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje