LIVE UPDATES
Politike

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike të dorëzuara në Kuvend

20 Tetor 2021, 13:52 Nga DOSJA
Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike të dorëzuara në

TIRANË– Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend paketën e ndryshimeve kushtetuese, përmes të cilës, synon të ndërhyjë në dy reforma, siç është ajo Zgjedhore, Territoriale dhe Vettingu. PD kërkon rikthimin e hartës së vjetër territoriale, pasi në ndryshimet në nenin 108 të Kushtetutës, theksohet se “Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore”.

Demokratët propozojnë ndryshime dhe sa u takon zgjedhjeve, kur kërkojnë që “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore; zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial; kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, votën preferenciale për kandidatët, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.

Një tjetër ndryshim i propozuar nga ana e Partisw Demokratike është zhbërja e ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut 2020 që lidhen me zgjedhjet. PD thekson se për të kthyer legjitimitetin në proceset zgjedhore është e domosdoshme që të rikthehen rregullat zgjedhore të miratuara me konsensus mes të gjitha palëve, me qëllim që t’i hapet rrugë një diskutimi gjithëpërfshirës dhe konstruktiv për një reformë të plotë zgjedhore që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

RELACIONI

MBI PROJEKTLIGJIN
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Integriteti i zyrtarëve të lartë publikë është parakusht për qeverisje demokratike dhe shtetin e të drejtës. Fakte dhe të dhëna të bëra publike demonstrojnë se bashkëpunimi mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë publikë, po ashtu korrupsioni, është në nivele alarmante dhe ka një çimentim të kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve.

Procesi i vettingut që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar dhe ligjshmërinë e pasurisë zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët. Ndërkohë me ligj të veçantë, i njëjti vlerësim është shtrirë tashmë edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës. Pra, është fakt që procesi i vettingut nuk aplikohet për zyrtarët e tjerë të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese.

Zbatimi i të njëjtave norma dhe parime të vettingut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë, do të kontribojë në demokratizimin e qeverisjes në vend. Gjithashtu, kjo do të parandalonte aleancat e fshehta e të drejtëpërdrejta, para dhe pas zgjedhjeve, midis politikanëve dhe grupeve kriminale.

Dekriminalizimi i plotë dhe zbatimi i të njëtave norma të vettingut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, dhe ligjshmërinë e pasurisë, duhet të zbatohet edhe ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese. Kjo garanton parimin e barazisë përpara ligjit, dhe përbën një premisë për një qeverisje të pandikuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, duke pastruar nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, individë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar.

Është evidente që dekriminalizimi rezulton i pamjaftueshëm për të shkëputuar lidhjet e qeverisjes me krimin. Kapja e qeverisjes nga krimi nëpërmjet përfshirjes së individëve me lidhje të drejtëpërdrejtë me krimin e organizuar, në Kuvend, në pushtetin vendor, apo në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, si dhe korrupsioni i kudogjendur, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

Opozita parlamentare, sjell në vëmendje qëndrimin e mbajtur shumë kohë më parë mbi këtë problematikë nga Paolo Borsellino, magjistrat i Antimafias Italiane, simbol i luftës së shtetit ndaj mafias/krimit të organizuar, i vrarë nga organizatat kriminale në vitin 1992, i cili shprehej se: “Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”.

Kriminalizimi i qeverisjes, përmes lidhjeve të krimit të organizuar me funksionarët e lartë publikë, si dhe korrupsioni i kudogjendur në rradhët e zyrtarëve të lartë, duhet të eleminohet përfundimisht, nëpërmjet një ligji të posaçëm që përcakton kriteret dhe rrethanat që ndihmojnë dekriminalizimin e mëtejshëm të institucioneve publike dhe luftën ndaj korrupsionit, realizimin e vettingut ndaj zyrtarëve të lartë me qëllim shkëputjen e lidhjes së qeverisjes me krimin, si dhe mbajtjen në funksion vetëm të individëve që kanë integritetin e duhur të figurës së tyre.

Për këtë qëllim, propozojmë miratimin e një projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Qëllim i projektligjit është të garantojë integritetin e personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë një funksion publik, nëpërmjet shtrirjes së vettingut edhe tek politikanët në detyra shtetërore dhe funksionet e tjera kushtetuese, si dhe mbrojtjen në të ardhmen të funksionimit demokratik dhe ligjor të organeve kushtetuese dhe në përgjithësi, i sistemit demokratik, në përputhje me standardet ndërkombëtare apo praktikat e vendosura nga shtetet e Këshillit të Europës, apo shtete të tjera demokratike. Ky qëllim përmbushet duke parandaluar zgjedhjen apo emërimin në kushtet e ekzistencës objektive të shkaqeve që cënojnë figurën e zyrtarit apo besimin e publikut në funksionimin e organit ku zyrtari është zgjedhur apo emëruar.

Ndryshimet e propozuara nëpërmjet këtij projektligji parashikojnë që e drejta për t’u zgjedhur, të kufizohet edhe në rastin e shtetasve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo për shtetasit që nuk justifikojnë dot ligjërisht pasurinë e tyre. Për këtë qëllim, është shtuar në Kushtetutë “Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1”, ku sanksionohet përfshirja në vetting dhe sistemi i kontrollit të figurës me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, qeverisë, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i personave që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo që nuk justifikojnë dot ligjërisht pasurinë e tyre.

Sipas projektligjit, subjektet që i nënshtrohen vettingut, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen kontrollit të figurës, dhe një deklaratë përmbledhëse të pasurisë së tyre dhe i nënshtrohen kontrollit të thelluar të pasurisë, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar apo pasuri të pajustifikuar ligjërisht.

Nëse subjekti që i nënshtrohet vettingut ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën apo përpiqet të bëjë deklarime të pasakta, ose të fshehë kontaktet të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo nuk justifikon dot ligjërisht pasurinë e tij, atëherë sipas ligjit ndaj tij zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

Është e qartë dhe e drejtë se shumica e qytetarëve shqiptarë e konsiderojnë si të papërshtatshme kontaktin dhe lidhjen e ngushtë midis krimit të organizuar dhe funksionarëve publikë. Po ashtu është e qartë që korrupsioni në nivelin e zyrtarëve të lartë shtetërorë është i kudogjendur. Për pasojë, në demokraci duhet garantuar që personat që konsiderohen nga shumica e votuesve si të papërshtatshëm për të vendosur për interesat e tyre, të qëndrojnë jashtë vendimmarrjeve legjislative apo Qeverisë. Qëllimi i masave të tilla ka për synim mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve nga ndikimi i krimit të organizuar apo nga korrupsioni. Është interes i lartë publik që politikbërja dhe vendimmarrja të imunizohen nga ky ndikim.

Marrëdhënia e funksionarëve të lartë të shtetit me eksponentë të krimit të organizuar, është degradim i standardit etiko-moral të funksionarëve publikë dhe një pengesë serioze për zbatimin e ligjit dhe për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Është vështirë të imagjinohet që në Shqipëri, një punonjës policie, të identifikojë, arrestojë apo parandalojë aktivitetin kriminal të një pjesëtari të një organizate kriminale, nëse ai konstaton apo shikon që ky individ shoqërohet gjatë gjithë ditës me deputetin e zonës, Ministrin apo Kryeministrin, që kanë në dorë fatin e marrëdhënies së tij të punës.

Kriminalizimi i qeverisjes, për shkak të lidhjeve të ngushta të funksionarëve të lartë publikë me eksponentë të krimit të organizuar, apo ushtrimit të funksioneve kushtetuese nga persona që nuk justifikojnë dot ligjërisht pasurinë e tyre, dëmton rëndë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke cënuar rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme interesin publik. Grupet kriminale, duke shfrytëzuar lidhjen e tyre me funksionarët e lartë publikë, nxisin që këta të fundit të punojnë për interesat e tyre, të cilat qartësisht nuk përkojnë me interesat e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi apo me interesin publik, i cili duhet të jetë në fokus të punës së institucioneve publike.

Ne vlerësojmë se miratimi i këtij projektligji dhe vettingu për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë, duhet të bëhet pa vonesë dhe të fillojë të aplikohet menjëherë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar, apo persona që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre, por nga burra dhe gra, bij dhe bija që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ky projektligj i shërben pikërisht dekriminalizimit të plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funksionari kushtetues dhe mos përdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.

Zgjedhja apo emërimi në një funksion publik, përveçse përbën një të drejtë themelore, përbën në të njëjtën kohë një interes të lartë publik për funksionimin e shoqërisë demokratike, mirëqeverisjen dhe ruajtjen e integritetit dhe transparencës në funksionimin e organeve të larta vendimmarrëse. Kushtetuta lejon kufizimin me ligj të të drejtave themelore për një interes publik, dhe që nuk cenon thelbin e të drejtës. Të njëjtin qëndrim mban edhe Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni i Venecias.

Kufizimi me ligj, për një arsye legjitime të demonstrueshme qartë dhe në proporcion me këtë qëllim, i të drejtave të caktuara politike përfshirë atyre zgjedhore, është i pranueshëm në një shoqëri demokratike, si një masë që synon mbrojtjen e sistemit dhe vlerave demokratike dhe institucionave përkatëse nga influencat kriminale në përzgjedhjen e zyrtarëve, politikbërjen dhe vendimmarrjen. Një kufizim i tillë është në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, standardet e përpunuara nga Komisioni i Venecias dhe praktikat më të mira europiane dhe botërore. Ky kufizim respekton edhe parimet e përcaktuara në Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore të aprovuar nga Komisioni i Venecias. [CDL-AD (2002)023rev I.1.1.d.].

Një kufizim i tillë, posaçërisht i të drejtës për t’u zgjedhur nuk parashikohet si një sanksion penal apo administrativ, por një masë për mbrojtjen e funksionimit demokratik të organit. Deputeti, ministri, dhe drejtuesit apo anëtarët e institucioneve të tjera kushtetuese janë mbajtës të besimit publik, aq sa janë edhe gjyqtarët dhe prokurorët. Në këtë drejtim, marrëdhënia e ngushtë me eksponentë të krimit të organizuar, apo pasurimi i paligjshëm dhe korruptiv, njëlloj si edhe për rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, cënon në themel besimin publik mbi institucionet shtetërore të prekura nga ky fenomen, si dhe interesin publik për funksionimin demokratik të institucioneve kushtetuese.

Aktualisht, Kushtetuta e Shqipërisë parashikon disa kufizime në lirinë e zgjedhje apo ndërprerjen e mandatit, siç është rasti i konfliktit të interesit (nenet 69 apo 70 të Kushtetutës), që është shumë herë më pak i rëndësishëm si shkak për mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve, sesa shkëputja e lidhjeve midis krimit të organizuar dhe politikës. Nga ana tjetër, figura e një deputeti dhe ministri barazohet me figurën e një gjyqtari apo prokurori, për shkak se është e pamundur të mendohet që një individ është i padenjë për të qenë gjyqtar, prokuror apo punonjës policie (për shkak të lidhjeve me krimin), mirëpo i njëjti individ është i denjë për ministër apo deputet (pavarësisht se është i lidhur me krimin e organizuar).

Në këtë rast, vlen të vlerësohet qëllimi legjitim i kufizimit dhe proporcionaliteti i masës së propozuar, si kushte kyce për kufizimin e një të drejte themelore.

(i) Për shkak të rrethanave specifike aktualisht në Shqipëri, futja e një mekanizimi special verifikimi për zyrtarët publik është një qëllim legjitim, në kuptim të nenit 3 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së dhe nenit 8 të KEDNJ-së. Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë.

(ii) Lidhur me parimin e proporcionalitetit, sipas nenit 17 të Kushtetutës së Shqipërisë, është ligji zbatues që duhet të garantojnë proprocionalitetin e masave dhe kritereve që përfshihen brenda fushëveprimit të procedurës së verifikimit të figurës. Megjithatë, edhe në nivel kushtetues, është e rëndësishme që të garantohen parimet themelore për të siguruar që masa është proporcionale me gjendjen që e dikton.

Në nivel kushtetues, parimi i proporcionaliteti garantohet nga fakti që:
• Kufizimi vepron vetëm në një numër të kufizuar funksionesh publike. Amendamenti kushtetues parashikon përfshirjen në vetting dhe në sistemin e kontrollit të integritetit, edhe për deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, kryetarin e bashkisë dhe çdo drejtues apo anëtar të institucioneve kushtetuese. Kjo nënkupton që numri i zyrtarëve publik mbi të cilët aplikohet ky standard është shumë i kufizuar dhe mbështetet në rëndësinë madhore që ka funksioni i tyre kushtetues, për garantimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
• Kufizimi është i aplikueshëm vetëm për rastet e kontakteve të papërshtatshme me eksponentë të krimit të organizuar, dhe jo të kontakteve me çdo person të dënuar apo që kryen veprimtari të dënueshme penalisht.
• Amendamenti kushtetues qartësisht parashikon që procesi do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit. Subjektet që i nënshtrohen vettingut, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të integritetit, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar apo pasuri të pajustifikuar ligjërisht.

Komisioni i Venecias e ka marrë në trajtim këtë cështje nëpërmjet Opinionit CDL-AD(2018)034 dhe drafti i paraqitur pasqyron të gjitha sugjerimet e dhëna nga ky institucion. Konkretisht, Komisioni i Venecias është shprehur se “i takon Parlamentit shqiptar të vendosë mbi hapat e ardhshëm në lidhje me amendamentin kushtetues, përmes dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”.

Në Opinionin e Komisionit të Venecias theksohet se:
1. “Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.
2. Duke ju referuar rastit Berlusconi kundër Italisë, ka risjellë në vëmendje konkluzionin e arritur në atë cështje, sipas të cilit: “skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”.
3. Kufizimi është i lejueshëm, sipas standardeve ndërkombëtare, vetëm nëse përmbushen 2 kushte: (1) qëllimi i ligjshëm; dhe (2) respektimi i parimit të proporcionalitetit.
4. “Për shkak të rrethanave specifike aktualisht në Shqipëri, futja e një mekanizimi special verifikimi për zyrtarët publik duket si një qëllim legjitim.”.
5. “Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”.

Nga ana tjetër, ekspertët e Komisionit të Venecias kanë lënë këto sugjerime dhe që janë pasqyruar në draft-amendamentet e paraqituara:

1- Duhet të ketë një detajim të qartë të subjekteve që do t’i nënshtrohen vettingut në politikë.
2- Ka paqartësi se çfarë do të konsiderohet “kontakt me krimin e organizuar” që passjell humbjen e mandatit apo kufizimin e të drejtës për të votuar. Kjo duhet të përcaktohet qartë.
3- Duhet të përcaktohet qartë se kush do të konsiderohet si “person i përfshirë në krimin e organizuar”, duke qenë se Kodi Penal shqiptar, nuk jep një përkufizim lidhur me këtë.
4- Kontaktet me personat e përfshirë në krimin e organizuar janë të llojeve të ndryshme dhe jo gjithmonë janë të paligjshme. Për këtë qëllim, si rregull, kur kontaktet janë të ligjshme dhe kur personi nuk është përfshirë vetë në krime, atëherë ai duhet të ketë të drejtën për t’u zgjedhur. Megjithatë, Komisioni i Venecias, nuk përjashton mundësinë, që rrethana të caktuara, pavarësisht se nuk përbëjnë vepër penale, mund të shërbejnë si kriter për moszgjedhjen, por kjo duhet të përcaktohet qartë dhe pa lënë vend për interpretime të zgjeruara, sepse ndryshe do të ishte në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit.
5- Duhet të qartësohet rastet se kur aplikohet përmbysja e barrës së provës, si do të aplikohet ajo dhe si personi duhet të provojë që ska kontakte me krimin e organizuar.
6- Duhet të përcaktohet qartë periudha kohore që do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit, duke zgjedhur një kohëzgjatje të arsyeshme për shtrirjen e kësaj periudhe verifikimi. Gjithashtu, vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet afatit kohor për zbatimin e procedurës së verifikimit, dhe nëse masa do të jetë e përkohshme (si në rastin e gjyqtarëve e prokurorëve), apo një proces i përhershëm që do të përsëritet duke iu përshtatur dinamikës së proceseve zgjedhore dhe atyre sociale e politike. Për më tepër, duhet të përcaktohet edhe periudha e ndalimit dhe veprimit të kufizimit, sepse mungesa e kësaj periudhe apo shtrirja përjetë e këtij kufizimi, do të ishte në kundërshtim me kriteret për kufizimin e të drejtës për t’u zgjedhur.
7- Mungon mekanizimi i zbatimit (organi), që do ishte një garanci kushtetuese për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë gjatë procesit të vettingut të politikanëve.

Të gjitha këto çështje janë specifikuar në draft, ku vecanërisht parashikohet që vettingu i politikanëve të kryhet nga SPAK, dhe të kalojë në dy filtra shtesë: Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Gjykata Kushtetutese.

Bazuar në të gjitha argumentet si më sipër, nga pikëpamja teorike dhe praktike, rezulton se për shkak të rrethanave specifike aktualisht në Shqipëri, futja e një mekanizimi special verifikimi për zyrtarët publik, është i nevojshëm dhe legjitim.

Një tjetër ndryshim i propozuar është zhbërja e ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut 2020 që lidhen me zgjedhjet, akt i cili cënoi rëndë besimin e publikut tek zgjedhjet. Mbi këtë veprim të paprecedentë të mazhorancës, është shprehur edhe Komisioni i Venecias në Opinionin nr. CDL-AD(2020)036.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i kanë rikujtuar se reforma e suksesshme zgjedhore ndërtohet mbi së paku tre elementët në vijim: 1) legjislacion i qartë dhe gjithëpërfshirës që përmbush standardet ndërkombëtare dhe adreson rekomandimet e mëparshme; 2) miratimin e legjislacionit me konsensus të gjerë pas konsultimeve të gjera publike me të gjithë palët e interesit; 3) angazhim politik për ta zbatuar në tërësi dhe në mirëbesim legjislacion zgjedhor. Debati për sistemin zgjedhor duhet të jetë i gjerë dhe t’u mundësojë palëve të interesit të parashtrojnë efektet pozitive dhe negative të kësaj reforme.

Kjo nuk do të thotë se të gjitha ndryshimet në sistemin zgjedhor duhet të jenë konsensuale dhe në veçanti të marrin dakordësinë e partive që nuk përfaqësohen në Parlament (edhe nëse janë larguar me nismën e tyre). Sidoqoftë, ndryshimet legjislative që kanë të bëjnë me institucione shoqërore dhe politike kyçe, sikurse ligjet zgjedhore, duhet të bëhen pas proceseve gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e publikut të gjerë. Kjo është edhe më e vërtetë për ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen me nxitim dhe “duhet të bëhen vetëm pas diskutimeve të gjera, të hapura dhe të lira publike” ku përfshihen “forca të ndryshme politike, organizata joqeveritare dhe shoqata të qytetarëve, akademia dhe media” dhe të sigurohet “afati i duhur kohor”.

Procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë të 30 Korrikut ishte jashtëzakonisht e nxituar në vlerësimin e pavarur të ekspertëvet ë Komisionit të Venecias. Edhe pse Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i nuk kanë analizuar pajtueshmërinë e procesit të rishikimit me ligjin e brendshëm, ata kanë vërejtur se procedura zyrtare në Kuvend ishte jashtëzakonisht e shkurtër (rreth një javë) dhe se i gjithë procesi që nga paraqitja e nismës e deri tek miratimi zgjati vetëm një muaj. Nuk ka ndonjë standard ndërkombëtar se sa duhet të zgjasë procedura në Kuvend, por duhet të garantojë diskutim publik të thelbit të ndryshimeve. Për Komisionin e Venecias i gjithë procesi ishte i nxituar, duke patur parasysh rëndësinë e mundshme të ndryshimeve kushtetutese për zgjedhjet e ardhshme. Për më tepër, miratimi i ndryshimeve në Kushtetutë u bë më pak se 9 muaj para zgjedhjeve të radhës. Në një rast të tillë, konsultimet midis aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare është veçanërisht me rëndësi. Të njëjtat shqetësime kanë të bëjnë edhe me miratimin e ndryshimeve të 5 tetorit në një legjislacion themelor siç është Kodi Zgjedhor.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR janë shprehur se nuk mund të mos shprehin sërish keqardhje që ndryshimet kushtetuese ranë ndesh me shumicën e rregullave bazë të ligjbërjes demokratike, duke supozuar madje se objekti i ndryshimeve ishte diskutuar më parë me opozitën jashtëparlamentare. Demokracia e udhëhequr nga sundimi i ligjit nuk ka të bëjë vetëm me respektimin formal të procedurave që i mundësojnë shumicës të udhëheqë, por edhe me diskutimet dhe shkëmbimin kuptimplotë të pikëpamjeve ndërmjet shumicës dhe opozitës. Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i nxisin forcat politike shqiptare – si brenda, ashtu edhe jashtë parlamentit – që të sigurojnë funksionimin normal demokratik të institucioneve në vend në interes të popullit shqiptar.

Në këtë pikëpamje, për të kthyer legjitimitetin në proceset zgjedhore është e domosdoshme që të rikthehen rregullat zgjedhore të miratuara me konsensus mes të gjitha palëve, me qëllim që t’i hapet rrugë një diskutimi gjithëpërfshirës dhe konstruktiv për një reformë të plotë zgjedhore që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Një tjetër amendament është i lidhur me pushtetin vendor dhe i hap rrugë një reforme të plotë territoriale me synimin legjitim për të rikthyer shërbimet sa më pranë qytetarëve. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 13 të saj sanksionon se Qeverisja Vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimimeve të autonomisë vendore dhe të subsidaritetit që burojnë nga Karta Evropiane e Autonomisë Vendore, e ratifikuar nga Parlamenti ynë më 1999. Reforma Administrative-Territoriale e vitit 2014 synonte rritjen e efiçiencës të njësive vendore në kosto më të ulëta, të cilat duhet (i) të jenë të afta për të ofruar shërbime më të mira dhe (ii) për t’u dhënë qytetarëve dhe komuniteteve më shumë akses në këto shërbime.

Reforma territoriale në Shqipëri, që në nisje, është shoqëruar me debate të shumta. Ajo u miratua nga shumica qeverisëse pa marrë në konsideratë opinionin e qytetarëve, për shkak të mungesës së një referendumi duke i riorganizuar NJQV nga 373 njësi (12 qarqe) në 61 bashki (12 qarqe). Misioni i Këshillit të Europës i vitit 2016 ka nxjerrë në pah se reforma e qeverisjes vendore në Shqipëri ka krijuar probleme të shumta dhe ka avancuar në mënyrë të pabarabartë, duke krijuar konfuzion mbi kompetencat dhe akuza për favoritizëm. Raporti i misionit që kryesohej nga raportuesi holandez, Jos Ëienen, Zëvendës-President i Komitetit Monitorues të Kongresit është shprehur se: “Pavarësisht përpjekjeve për të siguruar mbështetje të përfaqësuesve të rinj të zgjedhur përmes Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, zbatimi i procesit në nivel lokal duket të jetë i ngadalshëm dhe ndonjëherë i pavolitshëm. Konfuzioni në lidhje me kompetencat dhe burimet financiare ende duket se është i përhapur gjerësisht mes të zgjedhurve të rinj, duke kërcënuar zbatimin siç duhet dhe në kohë të reformës,”. Raporti i misionit është gjithashtu kritik edhe kur bëhet fjalë për burimet financiare të alokuara për të mbështetur këtë reformë duke u shprehur se “…transparenca e procesit të dhënies së granteve është një çështje shqetësuese sepse “Fondi i Zhvillimit të Rajoneve” menaxhohet nga qeveria qendrore dhe kështu ajo dyshohet për favorizim politik”.

Shumë nga argumentet për decentralizimin mbështeten në idenë se sasia, cilësia dhe përbërja e shërbimeve do të përmirësohen nëse NJQV-të do të kishin fonde të mjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave dhe dëshirave të qytetarëve të tyre. Por, krijimi i bashkive më të mëdha dhe mosdhënia e burimeve të mjaftueshme financiare për t’iu përgjigjur qytetarëve është një recetë për delegjitimimin e të gjithë reformës.

Shifrat për numrin e banorëve për njësi vendore tregojne se në 28 vendet e BE mesatarja e popullsisë për njësi vendore është 5.580. Shqipëria me 373 njësi vendore para reformës kishte një mesatare prej 8.566 banorësh për njësi (popullsi më e madhe krahasuar me vende si Moldavia me 3.968 banorë, Rumania me 6.935 banorë apo Kroacia me 7.717 banorë për njësi). Sot, me 61 Bashki numri mesatar i popullsisë shkon në 47.000 banorë për bashki, çka në dukje tregon për bashki të mëdha me një numër të konsiderueshëm banorësh e votuesish, të cilët mund të prodhojnë zgjedhje mjaft konkurente, por çështja mbetet tek shpërndarja e pamjaftueshme e shërbimeve në të gjithë juridiksionin territorial të zgjeruar ndjeshëm.

Reforma u pasua nga ngritja e një Këshilli Konsultativ, Agjencia për Mbështetjen e Pushtetit Vendor etj. e cila pas katër viteve rezultoi pa ndonjë rëndësi dhe peshë të veçantë.

Shpërndarja e fondeve të investimit nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve, apo miratimi i projekteve infrastrukturore të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka favorizuar bashkitë e majta. Vetëm gjatë vitit 2017, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ndau 93% të fondit për bashki të majta dhe vetëm 7 % për bashki të djathta. Në këto kushte, reforma nuk është e dukshme për qytetarin dhe nuk ka plotësuar pritshmëritë e tij në nivel të përfitimit të shërbimeve vendore apo të asistencës së kërkuar në këtë nivel.

Bashkitë janë thellësisht të varura nga financat qendrore pasi nuk kanë fuqinë e duhur për të arritur objektivin e zhvillimit ekonomik lokal.

Rritja e numrit të të punësuarve ndikon drejtpërdrejt dhe rëndon gjerësisht në buxhetet vendore. Në vitin 2015, shpenzimet e personelit përfaqësonin rreth 18.5% të shpenzimeve totale të kryera nga bashkitë. Numri total i punonjësve i parashikuar për vitin 2019 për këto njësi ishte rreth 32,213 punonjës.

Kështu bie në sy rritje e konsiderueshme e këtij zëri të shpenzimeve nga Bashkia Tiranë: në v. 2016 krahasuar me v. 2015 shpenzimet për paga dhe shpërblime u rritën me 58%, ndërsa në v. 2017/2016 me 28%. Rezulton se Bashkia Tiranë, megjithë nivelin e lartë të të ardhurave, ka performancë të dobët në realizimin e investimeve publike, duke realizuar zërin investime në masën prej 49% të parashikimit, ndërkohë që zëri paga e shpërblime është realizuar në masën 92%.

Konstatimet dhe konkluzionet e agjensive të pavarura për zbatimin e Reformës Territoriale

a. Pavarësisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.
b. Në rastin e Shqipërisë, e meta e parë është se, së pari nuk ka rrjedhur nga një proces i gjerë konsultimesh dhe të shtrirë në kohë dhe së dyti nuk ka ndjekur kriteret e afirmuara nga praktikat evropiane.
c. Reforma Administrative-Territoriale nuk ka përmbushur objektivat, pasi legjislacioni i ri nuk zbatohet plotësisht, procesi i përthithjes së funksioneve të reja, punonjësve, aktiveve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve nuk është arritur të realizohet me sukses. Në shumicën e bashkive rezulton nivel i ulët efektiviteti në mbledhjen e të ardhurave të veta dhe në përdorimin e fondeve në dispozicion.
d. Konfigurimi i ri i kufijve administrativë të bashkive nuk është bazuar në kritere të qartë dhe specifike, të tillë si: kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor, tradita, ekonomia etj., duke krijuar një asimetri të kufijve bashkiakë, mes Veriut (amalgamim) dhe Jugut (framgentarizim), por edhe mes bashkive brenda një rajoni. Për një ndarje të tillë nuk është bërë një analizë në aspekte të decentralizimit dhe asimetrisë demografike dhe ekonomike që ekziston jo vetëm mes bashkive të një rajoni, por edhe mes rajoneve të ndryshme të Shqipërisë.
e. Kufijtë e rinj bashkiakë nuk kanë dalë nga një vullnet vendor i institucionalizuar përmes procesit të referendumeve, duke shkelur kështu Kartën Europiane të Autonomisë Vendore (neni 5).
f. Legjislacioni i ri (konkretisht Ligji “Për Financat Vendore” dhe Ligji “Për Vetëqeverisjen Vendore”) nuk është harmonizuar me ligje te tjera ne vazhdim. Legjislacioni i ri nuk ka sjellë rritje të buxhetit të bashkive që ishte thelbi i decentralizimit. Niveli është pak a shumë i njëjti si para reformës territoriale- administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal.
g. Për shkak të bashkimit të Bashkive dhe Komunave në një bashki të vetme, banorët kryesisht të zonave rurale janë braktisur dhe nuk marrin asnjë shërbim, duke sjell pasoja në jetën e tyre për shkak të mungesës së shërbimeve. Edhe pse banorët e zonave rurale paguajnë të njëjtat taksa dhe tarifa vendore, është evidente që ato nuk arrijnë të marrin asnjë shërbim në shumicën dërrmuese të zonave rurale.

Për të gjitha sa më lart, kërkojmë miratimin e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë procesit të pastrimit të politikës nga krimi dhe korrupsioni, një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale.

D E P U T E T Ë T

PROJEKTLIGJ

Nr.___/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:

Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:

“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Neni 2

Neni 64, ndryshohet si më poshtë:

“Neni 64

1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumëemërore.
2. Zona zgjedhore shumëemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, votën preferenciale për kandidatët, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”.

Neni 3

Pika 1, e nenit 68, ndryshohet si më poshtë:

“1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.”

Neni 4

Pika 1 dhe 3 e nenit 108 ndryshohet si vijon:
“1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.
3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore.”.

Neni 5

Pas nenit 176 të Kushtetutës, shtohet “Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1”, me këtë përmbajtje:

“PJESA E GJASHTËMBËDHJETË/1
MEKANIZIMI I GARANTIMIT TË INTEGRITETIT TË FIGURËS SË FUNKSIONARIT PUBLIK

Neni 176/1
Qëllimi i kontrollit të integritetit

1. Kontrolli i integritetit është një proces i posaçëm verifikimi që përfshin kontrollin e thelluar të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. Ai kryhet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, dhe institucioneve kushtetuese, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i funksionarëve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht.
2. Kontrolli i pasurisë nënkupton verifikimin e ҁdo të drejte reale në formën e pronësisë, përdorimit dhe posedimit mbi sendet që përcaktohen në legjislacionin në fuqi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, si dhe ҁdo interes privat i subjektit. Pasuria konsiderohet e ligjshme, vetëm nëse përfshinë të ardhura të ligjshme, si dhe ҁdo pasuri tjetër, e fituar me mjete të ligjshme dhe për të cilën ligji në fuqi nuk ka patur ndalesë për funksionarin publik që të fitojë pronësinë, përdorimin apo posedimin.
3. Kontrolli i pastërtisë së figurës për të verifikuar kontaktet e papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar nënkupton verifikimin e ҁdo forme kontakti fizik apo jo, me dashje dhe jo rastësore, që përfshin, por pa u kufizuar, takimet ose biseda dhe komunikime elektronike, dhe që nuk përputhen me natyrën e ushtrimit të rregullt të detyrës nga funksionari publik, pavarësisht nëse ka ndikuar apo jo në ushtrimin e saj, me çdo person që është dënuar apo proceduar penalisht, brenda apo jashtë Shqipërisë, për një nga veprat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, me përjashtim të rastit kur është deklaruar i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë. Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur: a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet; b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.
4. Kontrolli i integritetit është i përkohshëm dhe i përhershëm. Kontrolli i përkohshëm kryhet për funksionarët publikë që janë në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe duhet të përfundojë brenda 3 vitëve. Kontrolli i përhershëm kryehet brenda një viti nga fillimi i ushtrimit të funksionit për herë të parë, ose në çdo rast kur paraqiten të dhëna shtesë për një funksionar publik që ka kaluar më parë procesin e kontrollit të integritetit. Kontrolli i përhershëm i integritetit zbatohet deri në momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
5. Kontrolli i integritetit do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit.
6. Rregullat e hollësishme për kryerjen e kontrollit të integritetit përcaktohen me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Neni 176/2
Subjektet e kontrollit të integritetit

1. Funksionarët publikë që i nënshtrohen procesit të kontrollit të integritetit janë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i bashkisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.
2. Kontrollit i nënshtrohen edhe personat e lidhur me funksionarin publik të përmendur në pikën 1, ku përfshihen bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, si dhe çdo person tjetër i përbërjes familjare të këtyre funksionarëve. Në rastet e përcaktuara nga ligji, kontrollit i nënshtrohen edhe persona të tjerë të lidhur me funksionarin publik ku përfshihen bashkëshortët e fëmijëve në moshë madhore, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëshortët e tyre, personat me miqësi të njohur apo lidhje familjare me funksionarin publik, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë, për shkak të funksionit publik me funksionarin në fjalë, si dhe çdo person fizik apo juridik me të cilin zyrtari ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji.

Neni 176/3
Kontrolli i pastërtisë së figurës

1. Funksionari publik dorëzon një deklaratë dhe i nënshtrohet një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal. Funksionarët publikë plotësojnë dhe i dorëzojnë SPAK një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon një periudhë 10 vjet përpara deri në datën e deklarimit, sipas ligjit.
2. Nëse funksionari publik ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
3. Nëse funksionari publik nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo bën deklarime të pasaktë, ose fsheh kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

Neni 176/4
Kontrolli i pasurisë

1. Funksionari publik i nënshtrohet deklarimit dhe kontrollit të pasurive të tyre, me qëllim që të identifikohen ata që kanë në pronësi ose në përdorim pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht, ose ata që nuk i kanë deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur.
2. Funksionari publik dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë në përputhje me ligjin për efekt të kontrollit të integritetit. Funksionari publik duhet të shpjegojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave. Nëse funksionari publik ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai konsiderohet se disponon pasuri të pajustifikuar ligjërisht dhe ndaj tij zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
3. Nëse funksionari publik nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë në kohë sipas ligjit, apo fsheh ose paraqet në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij, ai konsiderohet sikur disponon pasuri të pajustifikuar ligjërisht dhe ndaj tij zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

Neni 176/5
Organet përgjegjëse për kryerjen e procesit të kontrollit të integritetit

1. Pranë SPAK ngrihet Sektori i luftës ndaj korrupsionit dhe garantimit të integritetit në rradhët e funksionarëve të lartë shtetërore, që përbëhet nga 6 prokurorë të SPAK, të zgjedhur me short çdo 3 vjet. Shqyrtimi i çështjes së një funksionari publik për kontrollin e integritetit shqyrtohet nga një Kolegj Vlerësimi i përbërë nga 3 prokurorë nga Sektori i i Luftës ndaj Korrupsionit dhe garantimit të integritetit në rradhët e funksionarëve të lartë shtetërore, të caktuar rast pas rasti me short.
2. Vendimi i konfirmimit në funksion apo moskonfirmimit në funksion merret nga Kolegji i Vlerësimit pranë SPAK. Në rast se vendoset moskonfirmimi në detyrë, funksionari publik pezullohet nga detyra, derisa vendimi të jetë përfundimtar. Për të siguruar funksionimin normal të institucioneve kushtetuese, vendimmarrja në procesin e kontrollit të integritetit bëhet sipas një rradhe dhe afateve të përcaktuar me ligj, që garantojnë vijimin pa ndërprerje të punës së institucioneve kushtetuese. Të parët që i nënshtrohen procesit të kontrollit të integritetit janë anëtarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të garantimit të integritetit të funksionarëve të lartë shtetërore.
3. Procesi individual për një funksionar publik për kontrollin e integritetit nuk mund të zgjasë më shumë se 1 vit nga momenti që Kolegji i Vlerësimit fillon shqyrtimin e thelluar të çështjes.
4. Vendimi i konfirmimit në funksion i dërgohet për vendimmarrje përfundimtare Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shqyrtohet nga një trupë gjyqësore e përbërë nga një gjyqtar, i caktuar rast pas rasti me short. Nëse tre anëtarë të Komisionit të Posacëm Parlamentar janë kundër vendimit të konfirmimit në detyrë ato paraqesin argumentet e tyre, me shkrim ose në senacë publike, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mund të vendos lënien në fuqi të vendimit të SPAK për konfirmimin në funksion, ose prishjen e vendimit të SPAK dhe moskonfirmimin në funksion të funksionarit publik. Vendimi i kësaj gjykate për konfirmimin në funksion është përfundimtar.
5. Vendimi i SPAK për moskonfirmimin në detyrë, apo vendimi i Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për prishjen e vendimit të SPAK për konfirmimin në detyrë dhe moskonfirmimin në funksion të funksionarit publik, mund të ankimohet nga funksionari publik brenda 30 ditëve nga vendimi pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Posacme të Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shqyrtohet nga një trupë gjyqësore e përbërë nga tre gjyqtarë, të caktuar rast pas rasti me short. Nëse vendimi i moskonfirmimit lihet në fuqi, cështja i dërgohet për shqyrtim përfundimtar Gjykatës Kushtetuese
6. Gjykata Kushtetutese vendos përfundimisht që mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose kanë pasuri të pajustifikuar ligjërisht. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese urdhëron ndalimin për t’u zgjedhur apo emëruar në një funksion publik për një periudhë 15 vjet. Gjykata Kushtetuese shqyrton çështjen në seancë plenare.
7. Gjatë periudhës së shqyrtimit të ankimit funksionari publik i pezulluar nga funksioni paguhet në masën 75 për qind të pagës. Nëse pranohet ankimi duke shfuqizuar vendimin e moskonfirmimit në detyrë, pjesa prej 25 për qind e pagës i paguhet funksionarit publik për të gjithë periudhën e ndërprerjes. Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese që urdhëron ndërprerjen e mandatit apo pavlefshmërinë e tij, hyn në fuqi menjëherë.
8. Nëse gjatë procesit të kontrollit të integritetit konstatohen të dhëna që krijojnë dyshimin për kryerjen e një vepre penale nga funksionari publik, SPAK ka detyrimin të nis procedimin penal menjëherë pas marrjes së vendimit përfundimtar për procesin e kontrollit të integritetit.

Neni 176/6
Transparenca dhe monitorimi i procesit

1. Për të garantuar transparencën e procesit si dhe interesin e publikut gjatë procesit të kontrollit të integritetit, pranë Kuvendit të Shqipërisë ngrihet dhe funksionon Komisioni i Posaçëm Parlamentar i garantimit të integritetit të funksionarëve të lartë shtetërorë, i përbërë nga 6 deputetë, 3 nga shumica parlamentare dhe 3 nga pakica parlamentare.
2. Komisioni i Posaçëm Parlamentar i garantimit të integritetit të funksionarëve të lartë shtetërorë do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky Komision i ushtron detyrat e veta sipas rregullores së miratuar nga Këshilli i Legjislacionit. Komisioni i Posaçëm Parlamentar emëron vëzhguesit e tij, nga radhët e juristëve me jo më pak se 10 vjet eksperiencë. Mandati i vëzhguesit ndërpritet nga Komisioni për shkelje të rënda.
3. Anëtarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ushtrojnë këto detyra:
a) paraqesin gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Kolegji i Vlerësimit pranë SPAK apo Gjykata e Posaçme. Lidhur me këto gjetje, jo më pak se 3 anëtarë të Komisionit të Posaçëm mund të kërkojnë që Kolegji i Vlerësimit pranë SPAK apo Gjykata e Posaçme të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit;
c) jo më pak se 3 anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar mund të paraqesin argumente për të kundërshtuar vendimin e konfirmimit në detyrë të një funksionari publik.
ç) kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të kontrollit të integritetit në të gjitha nivelet dhe fazat.

Neni 6

Pas nenit 179/b, shtohet neni 179/c me këtë përmbajtje:

“Neni 179/c

1. Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo pasuri të pajustifikuar ligjërisht. Nëse funksionari publik që është në detyrë jep dorëheqjen nga funksioni, brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, procesi i kontrollit të integritetit ndërpritet. Në këtë rast atij i ndalohet e drejta për t’u zgjedhur apo emëruar në një funksion publik për një periudhë 15 vjet.
2. Brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të funksionarit publik. Funksionarët e zgjedhur ose të emëruar, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, detyrohen të dorëzojnë deklaratat përkatëse brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit që miratohet sipas kësaj pike.”.
3. Brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ndryshimet në ligjin për zgjedhjet.

Neni 7

Ligji nr. 115/2020, datë 30.07.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, ligji nr. 118/2020, datë 05.10.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe cdo akt nënligjor që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 8

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE

1. Lexo të plotë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417

2. Lexo këtu relacioni e projektligjit të plotë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike amendametet e pd partia demokratike projektligjet e pd amendametet e pd partia demokratike projektligjet e pd

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!